Connect with us

Trashëgimia

Për Ditën Botërore të Trashëgimisë, MKRS sjell në 3D Parkun e Ulpianës

Published

on

Ministrja në detyrë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në Ditën Botërore të Tashëgimisë, ka njoftuar se është përgatitur një model 3D i restituimit të Parkut Arkeologjik “Ulpiana”.

Ministrja Dumoshi ka thënë se për arsye të pandemisë, shumë aktivitete që ishin planifikuar për ta shënuar këtë ditë, e që ndërlidhen me fushën e trashëgimisë kulturore në Kosovë, janë pezulluar.

“Siç ka qenë traditë për disa vite, vendi ynë e ka mbajtur aktivitete të ndryshme me rastin e kësaj dite dhe në bashkëpunim me shumë institucione dhe akterë tjerë të rëndësishëm. Megjithatë, MKRS-ja për mos ta harruar shënimin e kësaj dite, ka përgatitur një video-mesazh përmes të cilit Ministrja Vlora Dumoshi iu adresohet me këtë ditë të rëndësishme për fushën e trashëgimisë kulturore. Po ashtu kemi përgatitur një 3D model të restituimit të Parkut Arkeologjik Ulpiana. Ky model është mbështetur financiarisht nga organizata UNDP në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Dumoshi tutje ka bërë thirrje që të ruhet trashëgimia kulturore.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me urimin që situata me të cilën po kalojmë në Kosovë dhe me të cilën po përballet i tërë globi, të kalojë sa më parë, në të njëjtën kohë MKRS ju bën thirrje që të kujdesemi më tepër për ata që i kemi përreth, të rrisim përgjegjësitë tona për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore”, ka thënë ajo.

18 Prilli njihet si Dita Botërore e Trashëgimisë dhe shënohet me një sërë aktivitetesh, si vizita e monumenteve kulturore e të tjera aktivitete.

Shënohet Dita Botërore e Trashëgimisë

 

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending