Connect with us

Aktuale

‘Për 23 vjet ideologjia neoliberale transformoi shoqërinë kosovare drejt kontratave të pasigurta’

Published

on

Struktura ekonomike ka ndryshuar nga prodhimi në ekonomi të shërbimit, nga puna me kontrata të përjetshme në ekonomi të “tezgës” e cila karakterizohet me punëtorë/e pa punë të sigurt, pa kontrata afatgjate dhe me të ardhura të pasigurta, më së miri e mëshiruar tek punëtorë/e të vetëpunësuar dhe kontraktime të jashtme, ndërkohë që përkrahja dhe shërbimet sociale janë pothuajse joekzistente.

Kjo ideologji ka ndryshuar po ashtu edhe strukturat sociale, normat, kulturën, për t’u reflektuar edhe në organizimin politik.

Kësisoj, në luftë për mbijetesë në këtë realitet socio-ekonomik, punëtoret e punëtorët detyrohen të pranojnë punë me kushte çdo here e më të pafavorshme, e deri tek më të rrezikshmet, duke mos e bërë befasues faktin që në shtatë vitet e fundit rreth 100 punëtorë kanë vdekur dhe mbi 750 të tjerë janë lënduar në vendin e tyre të punës.

Sidomos gratë punëtore, që në një anë iu mohohet kompensimi bazik për punët e shtëpisë, në punë private ballafaqohen me eksploatim sistematik, pagesë më të ulët dhe ngacmime e abuzime seksuale. Përderisa mendja thirret në logjikën që këto kushte i detyrojnë punëtorë e punëtore të marrin veprime të përbashkëta kundër këtij eksploatimi, ne shohim vetëm veprime individuale dhe rrallëherë organizime të mirëfillta kolektive.

Sindikatat në anën tjetër tregohen impotente dhe të papërshtatshme për të funksionuar si pikë mobilizuese e klasës punëtore.

Ky diskutim do të japë një pasqyrë mbi gjendjen e punëtorëve dhe punëtoreve në Kosovë karshi realitetit neoliberal, mungesën e mobilizimit dhe organizmit të tyre, si dhe nevojën e organizimit të klasës punëtore në strukturat e reja dhe radikale të rezistencës anti-kapitaliste.

Diskutimi do të reflektojë mbi organizimin e gjinizuar të punës në kontekst global dhe atë lokal, pabarazitë e shumëfishta mbi të cilat ushqehet dhe mirëmbahet ky sistem dhe do të ofrojë një shqyrtim kritik mbi organizimin sindikal në Kosovë.

Paneli për diskutim përbëhet nga:

– Lirika Demiri – sociologe,

– Mirishahe Syla – Hulumtuese dhe aktiviste politike

– Delegat i Grupit Anarko-Sindikalist i Prishtinës

Moderimi: Orbis Rexha.

Diskutimit do t’i paraprijë dokumentari i shkurtër “Occupy, Resist, Produce” i cili flet mbi okupimin e fabrikës Vio.Me në Selanik nga ana e punëtorëve si dhe rezistencën e tyre për ta mbajtur në kontroll./Media Ndërtimi.

Aktuale

UNOPS Kosova organizoi trajnim dy ditor për sigurinë në kantiere ndërtimi  

Published

on

UNOPS Kosova organizoi një Trajnim 2 ditor për Shëndetin, Sigurinë, Socialin dhe Mjedisin (HSSE) me pjesëmarrës nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Universiteti i Prishtinës.

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte pajisja e pjesëmarrësve me konceptet kryesore të shëndetit dhe sigurisë në projektet e ndërtimit.

Vështrimet kryesore nga trajnimi:

Kuptimi gjithëpërfshirës dhe respektimi i rreptë i Rregullave të Artë të UNOPS për trajtimin e rreziqeve fatale ose të rëndësishme

Zbatimi i aftë i vlerësimeve dhe inspektimeve të plota të rrezikut në terren

Duke dhënë prioritet sigurinë dhe mirëqenien e çdo individi të përfshirë në projekt.

Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit për ndërtimin e objekteve të reja për Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës dhe me mbështetjen e UNOPS HSSE Unit.

Siguria është prioriteti ynë kryesor dhe ne jemi të përkushtuar të krijojmë një mjedis të sigurt pune për të gjithë./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Aktuale

Rama paralajmëron se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit

Published

on

Kryeministri Edi Rama i ftuar në një ceremoni në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj ndër vite.

Rama tha se në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë dhe jo shumica e asaj që do të shohim, duke theksuar se ka shumë projekte, dëshirë, ambicie dhe shpirti i sipërmarrjes është futur në një garë për ndërtuar ndërtesa jo vetëm të mira, por edhe të bukura.

Ai shton se Tirana kështu do të bëhet një destinacion edhe arkitektonik.

Sipas, Ramës gjatë viteve në vazhdim shqiptarët do të jenë banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës, duke specifikuar se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.

“Kjo është historia e një qyteti që nuk i ka thënë të gjithë. Unë besoj që në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë, jo shumica e atyre që do të shohim, sepse ka shumë akoma projekte, dëshirë, ambicie dhe një lloj gare që është futur në shpirtin e sipërmarrjes që të bëjmë ndërtesa jo thjeshtë të mira, por edhe të bukura, duke i dhënë Tiranës mundësinë që të bëhet një destinacion arkitektonik.

Një vend mes Ballkanit që do të disponojë një koleksion veprash të arkitekturës të mbledhura së bashku nga arkitektët më të mirë të kësaj kohe dhe do të krijojë një trashëgimi të denjë për gjeneratat e tjera.

Unë nuk dyshoj, që nëse sot në ndjejmë kënaqësinë që kemi dalë nga ai llum i tmerrshëm ku e hapëm shekullin e ri në Tiranë, nesër do të jemi banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës. Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.”, deklaroi kryeministri Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës”

Published

on

Në rrugën “Martirët Qerkezi”, në shtëpinë-muze qëndron Nëna Ferdonije. Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës. Shtëpia e familjes Qerkezi, në Gjakovë dëshmon gjenocidin dhe spastrimin etnik të Serbisë në Kosovë.

Nga aty, 25 vite më parë, forcat policore të Serbisë ia rrëmbyen dhe zhdukën të katër djemtë: Artanin, Armendin, Ardianin e Edmondin, si dhe bashkëshortin Halimin. Nga ajo shtëpi u rrëmbyen edhe Vegim Qerkezi, Shpejtim Ymeraga, Skender e Myrteza Dylhasi, dhe Shpend e Fatos Jetishi.

Në Dardaninë e Pejës, më 27 mars 1999 forcat e armatosura serbe, policë të njësive speciale dhe serb lokal, brenda tri orëve i masakruan 40 civilë shqiptarë të kësaj lagje.

Ne i kujtojmë çdoherë e nuk do t’i harrojmë kurrë.

Në këtë 25 vjetor i përkujtojmë edhe 75 të vrarët në masakrën në Klladernicë të Skënderajt, 18 të vrarët në Mamushë, dhe 10 anëtarët e familjes Rama të vrarë në Obiliq. Sot, në Fushë Kosovë përkujtohen 168 shqiptarët e vrarë nga forcat e armatosura serbe.

Me mall e dhembje, i kujtojmë sot dhe ҫdo ditë, të gjithë të vrarët dhe të zhdukurit me dhunë nga Serbia.

Sakrifica e popullit tonë është themeli i Republikës sonë të lirë.

Lavdi të gjithë të rënëve në rrugën e gjatë për çlirimin e Kosovës!

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. Prishtinë, 27 mars 2024./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending