Connect with us

Aktuale

Paratë e emigrantëve, amnistia shqiptare nuk funksionon në juridiksione të tjera

Published

on

Amnistia që ka propozuar qeveria shqiptare ka në fokus edhe legalizimin vlerave monetare të emigrantëve, të krijuar kryesisht nga puna në të zezë. A.N. që ka një biznes të mesëm në sektorin e ndërtimit në afërsi të Frankfurtit, tha se e ka të pamundur të legalizojë të ardhurat që ka krijuar nga evazioni fiskal në Gjermani, edhe pse qeveria shqiptare mund ta mundësojë amnistinë.

Ai pohon se ka krijuar një sasi parash cash, duke bërë evazion fiskal, të cilat nuk i ka deklaruar në bankë. Paratë janë krijuar duke paguar taksat e punës në shtet për 10 punëtorët e tij për orë më të shkurtra pune nga sa punohet në të vërtetë. Punonjësit e tij punojnë gati 10 orë në ditë por A.N. paguan sigurimet dhe tatimet mbi pagën për 6 orë punë në ditë.

Çfarëdolloj ligji të miratojë qeveria shqiptare, A.N. thotë se nuk prevalojnë në Gjermani dhe ky evazion nuk mund të transferohet nëpërmjet sistemit bankar dhe asnjë kanali tjetër zyrtar. Ai tha se edhe në rast të një transferimi cash, e ka të pamundur të hapë një llogari me emrin e tij në Shqipëri.

Dënimet për evazion fiskal janë shumë të rënda në Gjermani dhe se është një sistem vigjilent verifikimi për llogaritë e bizneseve gjermane jashtë vendit. Sistemet tatimore gjermane janë të afta të gjurmojnë llogaritë e tatimpaguesve në banka të tjera përveç Gjermanisë. Prej më shumë se 10 vitesh, aktivitet biznesi në Gjermani, A.N. ka arritur në konkluzionin se nuk ia vlen të bësh evazion fiskal. Në Gjermani është e pamundur që të rifusësh në sistem paratë e akumuluara me evazion. Madje, shumë shpejt ato nuk mund të përdoren as për gjëra të vogla konsumi, pasi Gjermania po shkon drejt reduktimit total të blerjeve në cash.

Juristi Adriatik Llapaj pohoi se procesi amnistisë fiskale nuk mund t’iu shërbejë emigranteve. Ai tha se emigrantët nuk mund të deklarojnë të ardhurat që i kanë siguruar në të zezë në bankat e vendeve ku janë. Kjo veprimtari konsiderohet vepër penale me ligjet në fuqi të shteteve përkatëse. Sisteme të ngjashme kanë edhe vende të tjera të zhvilluara, ku jetojnë emigrantët shqiptarë. Paratë dhe kursimet që janë grumbulluar nga evazioni fiskal dhe puna në të zezë nuk mund të transferohen në rrugë të ligjshme në Shqipëri, për shkak se amnistia fiskale nuk është e vlefshme në juridiksionet ku jetojnë dhe punojnë emigrantët shqiptarë.

 

Precedentët shqiptarë të amnistive

Qeveritë shqiptare që nga viti 1999 kanë tentuar në vazhdimësi të aplikojnë amnisti fiskale gjithëpërfshirëse, por nismat nuk janë mundësuar pasi maxhorancat parlamentare të mëparshme nuk kanë pasur 84 votat e nevojshme për të miratuar ligjin për amnistinë e madhe fiskale, që përfshin legalizimin e kapitaleve të fshehura dhe pastrimin e borxheve tatimore.

Përpjekja më e madhe e këtij lloji është bërë nga qeveria “Berisha”, në vitin 2011. Qeveria demokratike e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, hartoi një ligj “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”, që synim kishte faljen apo fshirjen nga regjistrat e kontabilitetit tatimor të detyrimeve dhe gjobave të papaguara deri më datën 31.12.2010.

Amnistia u falte pjesërisht tatimpaguesve borxhet tatimore dhe doganore të tilla si:

– detyrimet tatimore të personave fizikë, të regjistruara si subjekt i taksës vendore të biznesit të vogël, të mbetura të papaguara e që i përkasin periudhës tatimore deri më 31 dhjetor 2010;

– detyrimet tatimore të papaguara të individëve për periudhën tatimore deri më 31 dhjetor 2010.

– detyrimet tatimore të papaguara të tatimpaguesve, persona juridikë apo persona fizikë, të regjistruar si subjekt i TVSH-së, që janë të evidentuar në regjistrat e administratave tatimore deri në datën 31 dhjetor 2008.

– të gjitha detyrimet e prapambetura të pronarëve të mjeteve për taksën e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve dhe taksën vjetore të qarkullimit rrugor për periudhën deri më 31 dhjetor 2010.

– iu falen detyrimet për këto taksa, për të gjitha mjetet e dala jashtë qarkullimit, por të paçregjistruara deri në datën 31 dhjetor 2010.

Sipas ligjit të vitit 2011, do të faleshin detyrimet e papaguara të tatimpaguesve subjekt i TVSH-së, nga 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2009, nëse tatimpaguesi, paguan 30 për qind të principalit të tatimit. Ndërsa për ata tatimpagues të regjistruar si subjekt i TVSH-së, që janë të evidentuar në regjistrat e administratave tatimore në periudhën 1 janar 2010 deri më 31 dhjetor 2010, falen nëse tatimpaguesi paguan 50 për qind të principalit të tatimit. Po ashtu, ka pasur edhe një sërë faljesh të tjera, si për detyrimet shoqërore apo për efektivitetin e kasave fiskale.

Më vonë, në një raport të KLSH-së për “amnistinë e gjobave”, në maj të vitit 2018, thuhet se për atë vendim nuk ka ende asnjë shifër konkrete se sa ka përfituar buxheti. “Nuk mohohet ndikimi që ka dhënë në rritjen e të ardhurave të buxhetit, sidomos të viteve 2012-2013, kur edhe kjo amnisti është zbatuar. Thuhet se janë përfituar me miliarda lekë nga kjo amnisti, sidomos për legalizimin e kapitalit në drejtim të rivlerësimit të tokave dhe banesave, por nuk pati asnjë bilanc konkret për përfitimet”.

Në fillim të vitit 2016, ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ndërmori një nismë për amnisti të pjesshme fiskale, e cila nuk u finalizua tërësisht.

Drafti paraprak i faljes fiskale, i propozuar në korrik 2016, parashikonte faljen e plotë të detyrimeve deri në vitin 2011 dhe pas këtij viti do të falej 30% e detyrimit dhe gjobat e kamatë-vonesat për ata që paguanin pjesën tjetër prej 70% të detyrimeve.

Në shtator 2016, drafti i faljes u la pezull, pas kundërshtimeve të FMN-së, e cila kërkoi me forcë që të fshiheshin vetëm ato detyrime që ishin të pamundura për t’u mbledhur dhe të bëhej maksimumi për të arkëtuar detyrimet e mbledhshme. Edhe ministri i Financave, Ahmetaj, u tërhoq dhe tha se nuk ka falje të detyrimeve, por “nga viti 2010 deri në vitin 2014 do të ketë lehtësi për ata që paguajnë detyrimin e plotë. Ata që paguajnë detyrimet do të kenë lehtësi në interesa dhe në gjoba, ndërsa atyre që nuk i paguajnë, do t’u mblidhet detyrimi me forcë me anë të gjithë instrumenteve”.

Përvojat e huaja me amnistinë e kapitalit
Përkrahësit e ligjit të amnistisë së kapitalit i referohen përvojës pozitive të vendeve të tjera, që arritën të zvogëlojnë sektorin informal dhe të sjellin para shtesë në arkën publike. Sidoqoftë, nuk ka asnjë provë të qartë për përfitimet e amnistive të kapitalit, pasi në të gjithë botën rezultatet janë mjaft të përziera. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në një studim të posaçëm, paralajmëroi se, në planin afatgjatë, amnisti të tilla mund të minojnë pagesën e taksave në periudha afatgjata. Shpesh këto kosto tejkalojnë përfitimet afatshkurtra, si në rastet e

Argjentinës, Turqisë, Filipinet dhe Kazakistanin. Hulumtimet tregojnë se amnistitë e kapitalit mund të jenë të dobishme në kontekstin e një funksionimi të mirëfunksionimit, pastrimit të parave, integritetit dhe antikorrupsionit, dhe me kushtin që iniciativat të jenë pjesë e strategjive më të gjera të pajtueshmërisë dhe zbatimit vullnetar. Vetëm një amnisti mund të mos jetë e mjaftueshme për të detyruar tatimpaguesit shkelës të ligjit të deklarojnë të ardhura të raportuara. Vendet në zhvillim zakonisht kanë sisteme të dobëta tatimore dhe monitorimi, çka i bën të brishta përfitimet nga amnistia./Monitor.al/

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending