Connect with us

Ambienti

Parashikojnë shkencëtarët, disa nga qytetet e njohura botërore do të fundosen deri në vitin 2030

Published

on

Shkencëtarët parashikojnë se deri në vitin 2030, qytetet bregdetare do të zhduken për shkak të përmbytjeve, shirave të dendur dhe musoneve.

Shkencëtarët kanë parashikuar se disa nga qytetet e botës do të zhduken deri në vitin 2030. Arsyeja për këtë qëndron në ndryshimet klimatike, të cilat janë shkrirja e akullit polar, ngritja e nivelit të detit dhe ndryshimi i motit. Kështu ndodhin stuhitë e forta në zona që nuk janë prekur më parë nga fatkeqësi të tilla natyrore.Qytetet përgjatë brigjeve janë të ekspozuara ndaj përmbytjeve për shkak të musoneve dhe shirave të dendur dhe për këtë arsye po fundosen ngadalë. Kështu, shkencëtarët arritën në zbulimin se nëntë kryeqytete botërore do të fundosen deri në vitin 2030:

Miami

Niveli i detit në Miami po rritet me shpejtësi, duke kërcënuar infrastrukturën e qytetit me përmbytje që ndotin ujin e pijshëm. Drejtuesit e qytetit do të duhet të ngrenë disa struktura mbi ujë për të shpëtuar qytetin.

Bangkok

Ky qytet është ndërtuar mbi tokë të butë argjilore që është e prirur ndaj përmbytjeve. Hulumtimet e shkencëtarëve kanë treguar se ky qytet fundoset nga dy deri në tre centimetra çdo vit. Sipas një sondazhi të vitit 2020, Bangkok është qyteti i parë që përjeton pasojat kryesore të ngrohjes globale.

Amsterdami

Ekspertët holandezë për parandalimin e përmbytjeve kanë zhvilluar një sistem të avancuar të plehrave, digave dhe barrierave të tjera që e mbajnë ujin larg infrastrukturës dhe popullatës. Megjithatë, ata janë të detyruar të monitorojnë me kujdes dhe të përmirësojnë sistemet për të parandaluar pasoja katastrofike. Shumë argumentojnë se rreziku është i pashmangshëm për shkak të fundosjes së vazhdueshme të tokës si rezultat i ndryshimeve klimatike.

Basra

Basra është qyteti port kryesor në Irak, i vendosur përgjatë lumit të fortë dhe të gjerë Shatt al-Arab, i cili derdhet në Gjirin Persik. Shkencëtarët parashikojnë se ky qytet i varfër arab mund të zhytet pjesërisht ose plotësisht brenda dhjetë viteve të ardhshme.

Xhorxhtaun

Kur bëhet fjalë për zonat që së shpejti mund të fundosen për shkak të efekteve të ngrohjes globale, Karaibet kryeson listën. Më i përfolur është kryeqyteti i Guajanës, i cili ndodhet në grykëderdhjen e lumit Demerara në Oqeanin Atlantik. Për shekuj me radhë, Georgetown u mbrojt kundër stuhive dhe problemeve të tjera të motit me një mur të madh 450 kilometra të gjatë. Situata është e tillë që vendi duhet të forcojë ndjeshëm atë mur për të mbajtur zonat qendrore të qytetit larg dëmtimeve të mëdha.

Ho Chi Minh

Përmbytjet dhe stuhitë tropikale po kërcënojnë seksionin e Ho Chi Minh përgjatë deltës së Mekong dhe shkencëtarët parashikojnë se pjesët lindore rreth lumit së shpejti do të jenë të pabanueshme. Ligatinat e Tu Thiem janë veçanërisht të kërcënuara dhe ekspertët theksojnë se ato mund të përfundojnë nën ujë edhe para vitit 2030.

Kalkuta

Kryeqyteti i shtetit indian kërcënohet nga një fatkeqësi natyrore. Kolkata mund të zhytet pjesërisht deri në vitin 2030 për shkak të përmbytjeve të rënda. Fatkeqësisht, kjo është një pjesë shumë e varfër e botës që nuk ka një iniciativë të përshtatshme financiare për të ruajtur mënyrën tradicionale të jetesës në këtë zonë.

New Orleans

New Orleans, së bashku me historinë e tij të pasur dhe kulturën e larmishme, po fundoset me një nga ritmet më të shpejta në botë. Një studim i NASA-s i vitit 2016 zbuloi se i gjithë qyteti mund të zhytet në fund të këtij shekulli. Në shekullin e 18-të, New Orleans ishte plotësisht nën nivelin e detit, njëqind vjet më vonë pesë për qind u zhyt në ujë, ndërsa sot ky numër është rritur në 50 për qind. Vendndodhja gjeografike, por edhe aktiviteti njerëzor, duke përfshirë shpimet për naftë dhe gaz natyror, kontribuojnë në situatën e padëshirueshme./Media Ndërtimi

Ambienti

Ekspertët kërkojnë që Qeveria të vendos taksë për emetuesit e karbonit

Published

on

Instituti Riinvest ka mbajtur debat me temën “Dekarbonizimi dhe taksa e karbonit”, raporton Ekonomia Online. Nga të pranishmit u tha se dekarbonizimi është politikë që Kosova nuk mund ta shmangë nëse synon të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.

Aty u kërkua që si në çdo vend të botës edhe në Kosovë të fillojë taksimi i karbonit, në mënyrë të mbrohet mjedisi. Përmes një takse karboni, u kërkua që Qeveria të caktojë një çmim që duhet të paguajnë ndotësit për çdo ton të emetimeve të gazit.

Fjona Bakia, nga Instituti INDEP, tha se çmimi në karbon është një politikë që Kosova nuk mund ta shmang për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.“Politikat e taksimit të karbonit është një hulumtim që ka marrë parasysh metodologjitë e ndryshme të hulumtimit, që përveç atyre kualitative ne i kemi përfshirë intervista me kolegë në Ministrinë e Ekonomisë. Çmimi në karbon nuk është një risi, është një realitet shumë i prekshëm në vendet evropiane.

Vendet si Finlanda, Suedia e taksojnë karbonit që nga viti 1990. Edhe Kosova duhet me ndjek hapin e këtyre vendeve për shkak të mekanizmave që Evropa që nga viti 2026 do t’i fus në politikat e saj”, tha ajo.“Taksa e karbonit është e paevitueshme për Kosovën sado që ne nuk jemi pjesë e BE-së e organizatave ndërkombëtare. Gjithsesi ne jemi nënshkrues të Samitit të Sofjes dhe pjesë e komunitetit të energjisë dhe në këto pjesëmarrje ne jemi zotuar për dekarbonizim deri në vitin 2050. E ky zotim nuk duhet me qenë vetëm fjalë por duhet përcjell me veprime”, tha tutje ajo.

Udhëheqësi i Divizionit të Politikave të Energjisë në Ministrinë e Ekonomisë, Adnan Preniqi, tha se synojnë që deri në vitin 2030, konsumi final nga burimet e ripërtritshme të shkojnë deri në 30 për qind.“Sektori i energjisë po shkon drejt dekarbonizimit dhe jo ndoshta me hapa të shpejtë. Nuk është e lehtë meqenëse ne burimin e energjisë elektrike e bazojmë në thëngjill dhe dihet që thëngjilli është një prej ndotësve dhe emetuesve të karbonit. Ne si vend emitojmë deri në 10 milionë në vit CO2 që është goxha i lartë e ku sektori i energjisë merr pjesë diku me 6.3 milionë emetim të karbonit në vit”.

“Politikat të cikat janë vendosur në strategjinë e energjisë, tregojnë që ne në instalimin e 1300 MGË të burimeve të ripërtritshme, na tregojnë se në vitin 2030, konsumi final i energjisë do të mbërrijë në 30 për qind nga burimet e ripërtritshme. Aktualisht e kemi 10 për qind”, tha ai.

Visar Vokrri nga Instituti Riinvest, tha se dekarbonizimi në vendet skandinave ka filluar qysh në vitet e 90-ta. Sipas tij, aktualisht janë 40 vende në botë që e praktikojnë dekarbonizimin me ç’rast kërkoi që Kosova të bëhet sa më shpejt pjesë e saj.“Vendet skandinave janë ato që kanë filluar me menduar në këtë drejtim. Në vitet 90-ta ka filluar ta aplikojë një taksë të karbonit.

Aktualisht janë 40 vende në krejt botën që aplikojnë një taksë të karbonit, janë vende të industrializuara të vendeve evropiane por edhe një pjesë e vendeve të Amerikës Jugore. Uruguai prin sa i përket taksës në karbon. Taksa nuk mjafton si e vetme duke pasur parasysh caqet ambicioze që vendet e zhvilluara e kanë para vetes. Madje disa vende e kanë luftë por kjo është edhe luftë globale. Taksa si e vetme nuk ka prodhuar efektet e duhura deri më sot, andaj vendet e ndryshme të botës kanë filluar të mendojnë më seriozisht për të adresuar këtë problem”, tha ai./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Në Ulqin zhvillohet një aksion i madh pastrimi

Published

on

Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, Komuna e Ulqinit organizon fushatën e pastrimit të qytetit të quajtur “Sepse ne e duam Ulqinin” nga ora 09:00 deri në 13:00, njëkohësisht në gjashtë lokacione.

I lokacioni: Qyteti i vjetër – Pristan – pylli i Borovës;

Vendndodhja II: rruga Nova Mëhallë – Valdanos;

Vendndodhja III: Bijela Gora;

Lokacioni IV: qendra e Shtojit;

Vendndodhja V: qendra e Vladimir;

Vendndodhja VI: Midin Potok.

“Aksioni i pastrimit synon të rrisë ndërgjegjësimin e komunitetit lokal për rëndësinë e ruajtjes së hapësirës së përbashkët të banimit. Aksioni synon të përfshijë sa më shumë individë, institucione dhe organizata nga komuna e Ulqinit. Komuna e Ulqinit fton të gjithë individët, organizatat dhe institucionet e interesuara që të na bashkohen dhe të japin kontributin e tyre në realizimin me sukses të këtij aksioni të rëndësishëm për qytetin tonë”, kanë thënë nga Komuna e Ulqinit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Organizohet debat publike për zgjerimin e shtigjeve të Gërmisë

Published

on

Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve po organizon një seri të dëgjimeve publike rreth zgjerimit dhe shenjëzimit të shtigjeve të Gërmisë.

Ky është një projekt i rëndësishëm për qytetarët tonë, sepse do t’u mundësoj qytetarëve nga zonat periferike të qasen më lehtë në park në këmbë dhe me biçikletë.

Ftojmë të gjithë qytetarët dhe organizatat rekreative që të na bashkohen në dëgjime publike, për të diskutuar detajet e projektit dhe të dëgjojmë mendimet dhe sugjerimet tuaja.

📍Hajvali, 5 qershor, Shkolla ‘‘Shkëndija’’, ora 14:00

📍Vranjevc, 12 qershor, Shkolla ‘‘Asim Vokshi’’, ora 14:00

📍Mramor, 13 qershor, Shkolla ‘‘Avni Rrustemi’’, ora 14:00

📍Mat, 14 qershor, Shkolla ‘‘Mitrush Kuteli’’, ora 14:00./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending