Connect with us

Aktuale

Pandemia nuk ndikoi tek ata që blenë shtëpi me 1 euro në Itali

Published

on

Kur qytetet italiane filluan të ofrojnë shtëpi për shitje për vetëm 1 euro, ata frymëzuan legjionet e ëndërrimtarëve për ta kapur këtë rast unik për tu transferuar në një cep të largët të Italisë. Edhe pse harxhimi i disa mijëra dollarëve shtesë për rinovimin e pronës ishte zakonisht pjesë e marrëveshjes, ajo u ëmbëlsua nga perspektiva e një jete të re në një vend idilik e në një vend të bukur.

Por më pas goditi koronavirusi, duke e zhytur botën në krizë, me Italinë ndër vendet më të prekura. Po çfarë ndodh kur ju jeni në karantinë në një shtëpi të shkatërruar në një fshat të largët, ku mezi flisni gjuhën dhe nuk mund të ktheheni në shtëpi tek të dashurit tuaj? A shndërrohet shpejt jeta në makth? Çuditërisht edhe duke pasur parasysh vështirësitë që pasuan, përgjigjja duket se është, jo.

CNN foli me disa njerëz që blenë disa nga shtëpitë italiane që ofroheshin lirë nga qytete që duan të kthejnë popullsinë e ‘humbur’ për arsye të ndryshme. Sipas artikullit ata ndjeheshin optimistë dhe të etur për të përfunduar rimodelimin e pronave të tyre duke e realizuar kështu ëndrrën e tyre italiane.

Pavarësisht nga kthesa e papritur e ngjarjeve, duket se ngecja në Itali nuk ka qenë një përvojë kaq negative për të gjithë. Kriza e virusit i ka bërë ata të vlerësojnë edhe më shumë bukurinë e fshatrave rurale të Italisë – aq sa disa kërkojnë të investojnë në prona më të lira.

Artisti me qendër në Miami, Alvaro Solorzano aktualisht është i mbërthyer në Mussomeli, një qytet piktoresk në ishullin jugor të Siçilisë ku vitin e kaluar ai bleu dy prona të lira – njëra prej tyre kushton vetëm një euro, ose pak më shumë se një dollar.

Në mars ai arriti me të shoqen, djalin dhe të dashurën e djalit për të filluar rinovimin e shtëpive. Tre të tjerët u kthyen përsëri në Miami dhe Solorzano supozohej ti bashkohej atyre disa javë më vonë, por më pas fluturimi i tij u anulua.

“Kam humbur gjurmët e kohës. Ne kemi ardhur këtu së bashku dhe unë përfundova të jetoj karantinën në Mussomeli tërësisht i vetëm, pa asnjë mobilje vetëm një shtrat dhe TV, dhe askënd për të biseduar,” i thotë ai CNN. “Kjo ishte gjëja më e vështirë. Sikur gruaja ose djali im të ishin me mua, do të kishte qenë ndryshe”. Pavarësisht vështirësisë fillestare, ai thotë se fqinjët e tij të rinj e ndihmuan atë gjatë gjithë eksperiencës së vështirë.

Fillimisht kufizimet e ashpra tani janë lehtësuar në Itali, duke e lejuar atë të shëtisë, por në fillim ishte e vështirë, pranon ai, pasi nuk kishte asgjë për të bërë. “Ishte e tmerrshme, thjesht duke qëndruar në shtëpi, ndihesha sikur isha ndonjëherë në burg.”

Karantina Siciliane e Solorzano e ka bërë atë të dashurojë edhe më shumë Mussomeli. Vështirësia në vend që të vriste entuziazmin për aventurën e tij të re, ka nxitur një dëshirë për të blerë një ndërtesë të tretë të braktisur dhe për të shijuar e vlerësuar më shumë gjërat e vogla dhe të thjeshta që ofron vendi. Linku i artikullit të plotë këtu! (CNN)

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending