Connect with us

Aktuale

Pandemia efekt pozitiv ne disa sektore: Profesionet qe pane rritje te pages

Published

on

Në tremujorin e parë 2021, pagat në pothuajse të gjitha aktivitetet është në rritje në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ajo shënon rënie vetëm në aktivitetet financiare dhe të sigurimeve, që në fakt janë sektori më i paguar në vend. Sipas INSTAT, Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të parë 2021 është 56.019 lekë, duke u rritur me 5,2%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar gjatë tremujorit të parë 2021, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 81,2% më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grup-aktivitetin e Bujqësi, pyje dhe peshkimi është 37,1% më e ulët.

 

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të parë 2021 paga mesatare bruto për grup-aktivitetin e Administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale, ka rritjen më të madhe prej 8,3 %, ndërsa Aktivitetet financiare dhe të sigurimit kanë një ulje prej 3,3%. Aktiviteti ekonomik më i paguar është ai financiar dhe i sigurimit, me 101.5 mijë lekë në muaj.

Pas rritjes së fortë në tremujorin e fundit 2020, e ndikuar dhe nga shpërblimet e fundvitit, në tremujorin e parë 2021, paga për sektorin bankar dhe të sigurimit ishte 3.3% më e ulët se e njëjta periudhë e një viti më parë. Aktiviteti i dytë më i paguar është ai i informacionit dhe komunikacionit, me 80.7 mijë lekë në muaj, me rritje 2.9% në krahasim me janar-marsin e një viti më parë. Më pas renditet administrata publike, që në periudhën e krizës pandemike ka pasur dhe rritjen më të lartë të pagave, e ndikuar nga shëndetësia dhe arsimi.

Pagat për mjekët u rritën deri në 40%, pas vlerësimit që iu bë sektorin shëndetësor me fillimin e pandemisë. Paga mesatare në administratë arriti në 68.4 mijë lekë, nga 63.1 mijë lekë në janar-mars 2020, duke shënuar rritjen më të lartë edhe në vlerë. Mungesa e fuqisë punëtore ka ndikuar në rritjen e pagave me bazë vjetore dhe në sektorë të tillë si industria (+7%), tregtia transporti e akomodimi (+6.3%). Edhe në bujqësi pagat janë rritur me 4.1%, por mbeten më të ulëtat nga gjithë sektorët e tjerë, me 35.2 mijë lekë në muaj.

Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të parë 2021, paga mesatare mujore bruto, për një të punësuar në grup-profesionin e ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë është 72,8% më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupin e Punëtorëve (Profesione elementare) është 38,8% më e ulët. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të parë 2021, paga për grup-profesionin e Punëtorëve (Profesione elementare) ka rritjen më të madhe prej 7,8%, ndërsa për grup-profesionin e Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë ka një rritje më të vogël, prej 2,2%./acp/

Aktuale

Statistikat: Tirana, destinacioni i trete më i preferuar në botë për t’u vizituar

Published

on

Tirana është renditur në krye të tre destinacioneve më të rezervuara për qershor-gusht të vitit 2024, sipas një raporti të publikuar nga Mastercard Economics Institut.

Dy vendet e para sipas raporteve janë për Mynihun në Gjermani, dhe Tokion, kryeqendrën e Japonisë. Sipas raportit, në vitin 2024, destinacionet më të lira bregdetare si Shqipëria, Kroacia dhe Turqia po bëjnë këtë trafikut të lartë të fluturimeve, raporton abcnews.al

Vitin e kaluar, Shqipëria shënoi një numër pozitiv sa i përket numrit të turistëve që vizituan vend. Ky vit, kryeministri Edi Rama ka thënë se objektivi është të arrijmë 14 milionë turistë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Shqipëria përgatitet për rekrutimin e dhjetëra mijëra punëtorëve

Published

on

Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje që do t’i sillte mijëra punëtorë.

Përfaqësuesit e biznesit – kryesisht të sektorit të turizmit dhe manifakturës, që përballen me mungesë të theksuar punëtorësh – thonë se e mirëpresin këtë hap.

Ekspertët dhe aktivistët nuk janë të gjithë në një mendje: për disa, një marrëveshje e tillë është e vonuar, e për disa të tjerë nuk garanton sukses.

Të dhënat aktuale në ueb-faqen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësimit tregojnë se bizneset i kanë të shpallura 5.500 vende të lira pune.

Numri i punëkërkuesve, ndërkaq, është rreth 74 mijë, sipas Institutit të Statistikave.

Shqipëria “në radhë” për punëtorë nga Filipinet

Gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit pak ditë më parë, përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë në Shqipëri bënë të ditur se Qeveria është në negociata për të sjellë punëtorë të huaj të kualifikuar.

“Ministria e Ekonomisë po bën përpjekje të mira për të marrë punonjës cilësorë nga tregu i huaj. Ajo që po them si një e re që do të ndodhë shumë shpejt, është që jemi në përfundim të një kontrate me një shtet që ka punonjës të kualifikuar në disa industri, përfshirë atë të turizmit, por edhe të veshjeve”, tha Albin Gega, drejtor i përgjithshëm i Punësimit dhe Arsimit Profesional në Ministrinë e Ekonomisë.

Ai tha se kjo marrëveshje do të mundësojë që, krahas trajnimeve dhe rritjes së cilësisë së punëtorëve, të plotësohen edhe nevojat e tregut për punonjës të kualifikuar.

Më pas ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që në një intervistë për Televizionin Klan bëri të ditur se për cilin shtet bëhet fjalë.

“Po bëjmë negociata me Filipinet. Po ta shikosh radhën e vendeve që nga Austria, e vende të tjera… plot. Tridhjetë e tetë vende evropiane janë në radhë për të nënshkruar marrëveshje me Filipinet për krahun e punës”, tha Rama.

Continue Reading

Aktuale

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, rrëshqitje të dheut në Kishnicë

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se është bllokuar rruga Prishtinë-Gjilan.

Kjo rrugë është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dheut në fshatin Kishnicë.

Durmishi ka thënë se ekipet kanë dalë në terren dhe po punojnë vazhdimisht që të hapet për qarkullim rruga.

“Pas reshjeve të shiut, në mëngjes është bllokuar rruga nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Kishnicë. Ekipet janë duke punuar vazhdimisht që sa më parë të hapet për qarkullim rruga Prishtinë – Gjilan.” – ka shkruar ai.

Continue Reading

Trending