Connect with us

Aktuale

Pamundësohet shkarkimi i kryeshefit, Hajdar Hoxha, shkarkohet komplet Bordi i NPB-së!

Published

on

Janë shkarkuar edhe dy anëtarët e tjerë të Bordit të Ndërmarrjes Publike Banesore,

kryesuesja Lindita Mekuli Myderrizi dhe anëtari Xhevdet Leci.

Lajmin e ka konfirmuar, Xhevdet Leci ndonëse kjo gjë nuk është bërë e ditur në faqen e NPB-së, raporton gazetari Arsim Halili, i cili kohëve të fundit ka prezantuar lajme në lidhur me projektin milionësh afaristo-banesor të NPB-së në Lakrishtë mbi të cilin rëndojnë akuza publike për shkelje ligjore dhe procedural.

Vendimi është marr të hënën, më 25 tetor nga Dren Kukaj dhe Genc Sherifi dy nga tre anëtarët e Komisionit të aksionarëve të zgjedhur nga kryetari dhe Kuvendi Komunal i Prishtinës, të cilët akuzohen se e kanë penguar Bordin e Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë, për ta shkarkuar, kryeshefin ekzekutiv, Hajdar Hoxha lidhur me projektin afaristo-banesor në Lakrishtë për të cilin janë shpërfaqur tashmë pretendime të bazuara publikisht për shkelje ligjore e keqpërdorime që dolën në sipërfaqe pas skandalit mjedisor të shkatërrimit të azbestit me eskavator.

Në takim nuk ka marr pjesë anëtari i tretë i Komisionit të aksionarëve, Vesel Makolli, ka konfirmuar ky i fundit.

Dy anëtarët tjerë të Bordit, Bekim Pireva dhe Arbnora Jashanica ishin shkarkuar ndarazi më 18 tetor 2021 ndonëse të gjithë njëzëri kishin votuar për shkarkimin e Hoxhës, trajtim ky selektiv që kishte ngritur dyshime mbi pretendimit e aksionarëve, se “anëtarët e bordit i kanë shkelur detyrat e tyre fiduciare duke dëmtuar interesat e Ndërmarrjes Publike Banesore”.

Të shkarkuarit thonë se ky vendim është i paligjshëm dhe vjen si hakmarrje dhe për të pamundësuar realizimin e detyrave të tyre dhe të vendimit të pavarur për shkarkimin e kryeshefit Hoxha.

Të katër anëtarët e Bordit, më 14 tetor, unanimisht kishin marr vendim për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv, Hajdar Hoxha pas skandalit mjedisor të shkatërrimit të azbestit në Lakrishtë.

Vendimi për shkarkim bazohej në arsyetimin “Neglizhenca e kryeshefit ekzekutiv për përcjellje dhe zbatim të projektit në Lakrishtë në përputhje me rregulloret dhe ligjet në fuqi, mosgatishmëria e kryeshefit ekzekutiv për bashkëpunim dhe transparencë ndaj Bordit të drejtorëve, mosllogaridhënie dhe mosinformim”.

Sipas anëtarëve të Bordit, vendimi nuk ishte lejuar të fuqizohej pasi kryeshefi, Hajdar Hoxha dhe vartësit e tij e kanë pamundësuar protokollimin e tij./Media Ndërtimi.

Aktuale

Ndërroi jetë arkitekti modernist Zvi Hecker

Published

on

Zvi Hecker, një arkitekt me origjinë polako-izraelite, ndërroi jetë më 25 shtator 2023.

Ai ishte i mirënjohur për qasjen e tij arkitekturore që i kushtoi rëndësi të madhe përdorimit të gjeometrisë dhe asimetrisë.

Nga viti 1955 deri në vitin 1957, Zvi Hecker ndoqi një kurs studimi për pikturë në Institutin e Artit dhe Dizajnit Avni, pasi filloi një kurs profesional si arkitekt. Hecker ishte banor i Berlinit dhe Tel Avivit. Ai mori pjesë aktive në zhvillimin strategjik të iniciativave për komunitetin hebre gjerman, përveç angazhimit në disa projekte ndërkombëtare.

Zvi Hecker ka mbajtur pozicione mësimdhënëse në disa institucione akademike të respektuara në vende të ndryshme, duke përfshirë Kanadanë, Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Austrinë. Këto institucione përfshijnë Universitetin Laval në Kanada, Universitetin e Teksasit në Arlington dhe Universitetin e Uashingtonit në St./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rritet nafta ne tregjet globale, çmimi arrin gati 100 dollarë për fuçi

Published

on

Çmimi i naftës po i afrohet 100 dollarë për fuçi.

Të hënën kontratat feature te naftës brent u rritën duke arritur ne 93.9 dollarë për fuçi. Ky shtrenjtim në tregjet ndërkombëtare ka ardhur për shkak të shkurtimeve të prodhimit të naftës nga dy prodhuesit kryesore, Rusia dhe Arabia Saudite.

Çmimet janë rritur me rreth 10% në javët e fundit ndërsa pikëpyetjet janë të mëdha se si do të vijojnë më tej, në një kohë që dy vendet kanë zgjatur shkurtimet e furnizimit deri në fund të vitit, transmeton abcnews.al.

Javën e kaluar, Moska ndaloi përkohësisht eksportet e benzinës dhe naftës në shumicën e vendeve me qëllim stabilizimin e tregut të brendshëm, duke nxitur shqetësimet për furnizimin me këto lëndë.

Megjithatë, çmimet e larta të naftës kanë favorizuar Rusinë e cila ka rritur të ardhurat. Kremlini mblodhi 17.1 miliardë dollarë nga eksportet e naftës së papërpunuar gjatë gushtit, nga 15.3 miliardë dollarë që arkëtoi në korrik sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

65 euro një metër dru në tregun e Prishtinës

Published

on

Qytetarët i shohin drutë si alternativë për ngrohje gjatë dimrit.

Ministria e Ekonomisë ka lansuar thirrjen për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje për shtëpi dhe banesa. Përmes kësaj thirrjeje, qytetarët do të subvencionohen deri në 2 mijë euro. Afati do të jetë i hapur për aplikim deri më 22 nëntor të këtij viti. Ndërkaq, përmes kësaj thirrjeje po synohet që të kursehet energjia elektrike. Por, ka qytetarë që ngrohjen për dimër kanë vendosur ta bëjnë me dru.

Familja Demolli ka vendosur që edhe këtë vit të ngrohet me dru, pavarësisht që brenda në shtëpi i kanë të vendosura edhe nxehëset.

Ngrohjen me dru ata po e shohin si alternativën më të lirë e më të mirë.

Ngrohjen me dru Vesel Demolli e sheh si alternativë edhe për vitet e ardhshme.

Në Prishtinë, një metër dru, aktualisht po kushton 65 euro.

E, prapa kamerave të RTK-së, shitësit kanë treguar se interesimi i qytetarëve për të blerë dru ka qenë shumë i madh. Ndërsa, një metër dru kushton nga 60 deri në 65 euro.

Për të kursyer energjinë elektrike, e për të mos ndotur ajrin, Ministria e Ekonomisë ka lansuar thirrjen për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje.

Por cilat janë pajisjet që do të subvencionohen?

Pompa termike – 30% e vlerës investive apo deri në 2 mijë euro

Kondicioneri – 40 për qind apo deri në 400 euro Kaldaja me biomasë – 70 për qind, apo deri në 1 mijë e 200 euro

Stufa individuale me biomasë – 70 për qind apo deri në 435 euro

Ministrja e Ekonimise Artane Rizvanolli, dhe Alessandro Bianciardi nga Zyra e BE-së në Kosovë, kanë thënë se janë duke besuar se është duke u ngritur vetëdija e qytetarëve për rëndësinë për të kursyer energjinë që të ketë një të ardhme më të qëndrueshme.

Ndërsa për njohësin e energjetikës, Fatos Aliun, subvencionimet e efiçiencës konsiderohen si të pamjaftueshme.

Në lidhje me këtë, e pyetur nga RTK, ministrja Rizvanolli ka thënë se janë duke investuar edhe në ngritjen e kapaciteteve prodhuese./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending