Connect with us

Ndërtim

“Orllati” me mbi 1000 makineri, bëhet gjigant i ndërtimit në Zvicër

Published

on

Në vitin 1995, Avni dhe Basri Orllati krijuan biznesin e tyre duke marrë me qira një makinë, thyese të betonit. Sot “Orllati AS” punëson rreth 900 veta dhe ka mbi 1000 makineri të mëdha ndërtimi.

Avni Orllati, mbiemrin “Orllati” të cilin e mban kompania e njohur nga Lozana, së bashku me vëllezërit e tij, është në krye të një gjiganti të ndërtimit dhe rrënimit (démolition), e cila punëson mbi 900 persona. Ajo zotëron mbi 1000 makineri të mëdha ndërtimi dhe ka qarkullim vjetor prej 400 milionësh ndërsa ka punuar në projekte me investime prej më shumë se 1 miliard frangash zvicerane.

Si themelues i grupit Orllati dhe strateg i tij, aktiv në kantieret e mëdha dhe në patundshmëri, Avniu rrëfen suksesin e tij, pa i harruar rrënjët e tij shqiptare nga Kosova, ku ka jetuar 15 vjetët e para të jetës. Disa vjet pasi arriti në Zvicër, blen në leasing makinën e parë të tij për të thyer beton, shkruan albinfo.ch.

Rrëfimi i tij jetësor, tipik për një migrant të suksesshëm ka ngjallur shpesh interesimin e mediave zvicerane për ta prezantuar atë.

Në mesin e 30 emigrantëve që kanë ngritur kompani të mëdha në Zvicër

Ndërsa pak muaj më parë revista zvicerane e specializuar për financa “Bilanc” kishte publikuar një listë me figurat e 30 migrantëve, të cilët, duke filluar nga periudha e revolucionit industrial, kanë krijuar ndërmarrje të mëdha në Zvicër. Disa nga ato sot janë kompani multinacionale që punësojnë disa qindra mijëra bashkëpunëtorë në Zvicër dhe në botë.

Në këtë listë prestigjioze figuron edhe shqiptari Avni Orllati, sipërmarrësi i suksesshëm, me shumë influencë sidomos në Zvicrën perëndimore, frankofone

Orllatit në vitin 2020 i ishte ndarë çmimi prestigjioz “EY Sipërmarrës i Vitit”. Ai ishte fitues në kategorinë “Industri / High Tech / Life Sciences” dhe është vlerësuar për punën e tij sfiduese, e cila çoi në një histori frymëzuese prej themeluesi. Ndërsa në fund të vitit 2021, platforma informative online&Print Albinfo.ch atë e ka shpallur Personalitet të Vitit.

Por kush është Avni Orllati? Në vitin 1995, në moshën 21 vjeçare, Avniu dhe vëllai i tij binjak Basriu krijuan biznesin e tyre të parë, duke marrë me qira një makinë që thyen betonin. Sot Orllati është një ofrues kryesor në fushën e “ndërtimit të gjelbër” dhe punëson rreth 900 persona në Zvicrën perëndimore, gjegjësisht në Kantonin Vaud. Kompania e tij është e specializuar në të gjitha fushat e punëve ndërtimore përgatitore.

Në vitin 1997 bashkohet me kompaninë edhe vëllai i tyre Gjevgjeti dhe krijojnë kompaninë e tyre të re Orllati S.A. Në vitin 2012 kompania transformohet në Grupin “Orllati S.A”. Ata deri më tani kanë realizuar mbi 1000 objekte ndërtimi në Zvicër.

Ka kontribuuar në zhvillimin ekonomik të kantonit Vaud dhe më gjerë

“Orllati ka kontribuar, jo vetëm në ndërtimin e imazhit pozitiv te kosovarëve në vendin tonë, por edhe në ndërtimin dhe zhvillimin ekonomik të kantonit tonë dhe Zvicrës”, thotë për kompaninë dhe për Avniun, Christophe Reymon, Drejtor gjeneral i Qendrës Patronal.

Nga ana tjetër, edhe Pierre-Marcel Favre theksoi: “Ne jemi të kënaqur dhe me fat që kemi në vendin tone një kompani kolosale si Orllati, të drejtuar nga Avniu me tre vëllezërit e tij, të cilët janë shembuj të integrimit dhe të afaristëve të suksesshëm në kantonin tonë dhe në Zvicër.”

Truri i kësaj historie suksesi të diasporës shqiptare në Zvicër, Avni Orllati, i lindur më 1974, thotë se “Groupe Orllati SA” thotë:  “Jemi të pranishëm në një pjesë të madhe të Zvicrës frankofone. Sa i përket ndërtimit, në këtë pjesë të Zvicrës, koniunktura e favorshme ekonomike, aktualisht e ka mundësuar nisjen e disa  projekte të mëdha me karakter rajonal dhe nacional”.

Projekti më i madh i “Orllati SA”

Avni Orllati përmend si projektin më të madh të kompanisë së tij, këtë në vijim: Transformimi i stacionit të trenit dhe i urës së kuqe në Grand Lancy në Gjenevë, në kuadër te projektit CEVA, projekt ky që duket se është më i madhi prej tyre. “Projekti total kap shifrën afër 20 miliardë franga zvicerane. Këtu ishim ne, pra ndërmarrja “Groupe Orllati” në një konzorcium me dy ndërmarrje të tjera zvicerane”.

Ndërtim

Miratohet ndërtimi i qendrës kompjuterike prej 260 milionë eurosh në Gjermani

Published

on

Qeveria gjermane i ka dhënë dritën jeshile një aplikacioni planifikimi për një qendër të re kompjuterike 260 milionë euro në Bavari, me ndërtimin që do të nisë së shpejti.

Ministri i Shkencës Markus Blume miratoi planin për Qendrën e Informatikës me Performancë të Lartë të Bavarisë Veriore.

Objekti i ri në Friedrich-Alexander-Universität Erlangen-Nürnberg (FAU) do të jetë partner i Qendrës Superkompjuterike Leibniz (LRZ) në Garching.

Kjo do të thotë gjithashtu se Shteti i Lirë i Bavarisë ka investuar tashmë më shumë se 1.5 miliardë euro në projekte të reja ndërtimi në FAU që nga viti 2019./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ndërtim

Indeksi i Kostos së Ndërtimit në Kosovë pëson rënie për (-1.3%)

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar këtë të enjte Indeksin e Kostos së Ndërtimit për tremujorin e parë të vitit 2023.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë thuhet se ka pasur rënie për (-1.3%) në tremujorin e parë të vitit 2023, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022.

Rënie më të madhe kishte: transporti (-6.9%); materialet (-1.4%); dhe pagat (-0.4%).

Ndërsa, rritje kishte te: kostot e tjera (1.4%); makineritë (0.9%); dhe energjia (0.5%).

Ndërkaq, krahasuar tremujori i parë i vitit 2023 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, Indeksi i Kostos së Ndërtimit kishte rritje për 3.3%.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë pati rritje për 3.3% në TM1 2023, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022.

Rritja kryesisht u vërejt te: transporti (16.4%); makineritë (11.1%); kostot e tjera (10.1.%); pagat (2.8%); dhe materialet (2.4%).

Ndërsa, kishte rënia te energjia me (-14.9%)./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Shqetësuese ndërtimi i Moteleve afër shtëpive të banimit në Prishtinë!

Published

on

Ndërtimi i moteleve pranë shtëpive të banimit, po i shqetëson banorët e disa lagjeve të kryeqytetit.

Kohëve të fundit, në shumë qytete të Kosovës shihen ndërtime të shpeshta e të shumta të moteleve.

Një motel ka nisur të ndërtohet në lagjen Arbëria në Prishtinë, ndërsa disa banorë në adresë të portalit Ndërtimi.info kanë dërguar disa fotografi, ku shihet se afër shtëpive të banimit të kenë nisur së ndërtuari këto njësi të shndërruara në “Vila”.

Të njëjtat, kryesisht po përdoren për pushime të shkurtra.

Ndërtuesit, apo pronarët e tyre, nuk po zgjedhin vende se ku po i ndërtojnë ato. Në shumë raste, objekte të tilla janë fare pranë shtëpive të banimit në zona rurale e urbane. Këto ndërtime po dalin të jenë shqetësuese për banorët e atyre shtëpive fare pranë.

Baki Hoti, udhëheqës në Unionin e Turizmit në Kosovë, tha ditë më parë në Klan Kosova se është duke u punuar në një Udhëzim Administrativ që rregullon operimin e hoteleve e moteleve.

Hoti tha se edhe si Union e kanë një anëtarë në grupin punues, për çka do t’i shtyjnë tutje disa kritere për këto motele.

I pyetur se “A do të ketë ndërtime të moteleve të tilla afër objekteve të banimit?”, Hoti, u shpreh se “absolutisht jo”. Ai shtoi, se përmes këtij Udhëzimi Administrativ do të rregullohen kriteret se ku mund të ndërtohen ato, si në qytete si në fshatra, me çfarë kritere dhe kushte./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending