Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi i ka dhënë disa propozime për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, ministrit të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimit.
Përmes një letre të dërguar Bislimit, Rukiqi ka thënë se ky “presion pozitiv” i komunitetit të biznesit ka për qëllim ruajtjen e vendeve të punës dhe përballimin e dëmve të shkaktuara nga pandemia Covid-19.
Ai më tutje i ka radhitur një numër propozimesh, të ndara në katër fusha, si drafti i parë i propozimeve nga OEK për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike.
Likuiditeti
– Në periudhën e mbetur të këtij viti dhe në vitin 2021, të alokohen së paku 200 milionë euro, përmes Fondit për Garanci Kreditore. Kjo krijon një potencial për 600 milionë euro kredidhënie, me norma të ulëta të interesit dhe “greis” periudhë për fillimin e kthimit të kredisë, deri 1 vit, nga data e miratimit të kredive;– Në periudhën e mbetur të këtij viti dhe në vitin 2021, të alokohen 100 milionë grante, që do të dedikohen, për investime në pajisje të reja, trajnim dhe ri-trajnim të stafit, çertifikim, dhe skemë për përkrahje të punësimeve të reja (deri 10,000 euro për një vend të ri të punës);
– Pagesë të pjesshme të kostove të energjisë elektrike apo investimeve në efiçiencë të energjisë;
– Subvencionim të pagave (në vlerën 170 euro), për sektorët me rënie të dukshme të qarkullimit, së paku deri me 31 Gusht 2020;
– Kompenzim të qirave (50% të vlerës së kontratës), së paku deri me 31 Gusht 2020.2) Aftësia konkurruese dhe integrimi në zingjiret globale të furnizimit– Grante për përgaditje të firmave për eksport: Deri 20,000 euro për kompani, të dedikuara për: ri-trajnim të stafit, implementim të masave mbrojtëse dhe standardeve të sigurisë dhe shëndetit për COV-19; implementim të standardeve ndërkombëtare dhe kritereve për eksport , promovim të kompanive dhe produkteve;
– Kredidhënie me 1% – 2% interes, për rritje të kapacitetit eksportues të sektori: i drurit, metaleve, plastikës, ushqimit dhe ICT-së;
– Pagesë të pjesshme të kostove të energjisë elektrike apo investimeve në efiçiencë të energjisë.3) Dixhitalizimi– Alokim të granteve për transformimin dixhital të e kompanive dhe krijimin e platforormave për E-Commerce – deri 10,000 euro për kompani.4) Masat e lehtësirave tatimore dhe atyre jo-financiare– “Pushime tatimore” deri në 5 vjet, varësisht nga vlera e investimeve, për investime të reja, përfshirë investimet e jashtme;
– TVSH në normën 0%, për inputet e prodhimit dhe pajisjet që blehen nga prodhuesit vendor;
– Normë e diferencuar e TVSH-së (8%), për sektorin e Turizmit, HoReCa-s, Patundshmërisë dhe Transportit;
– TVSH në normën 0%, për mjetet e reja transportuese;
– Stimulim i shopping-ut brenda vendit (tregtia me pakicë), duke mundësuar kthim më të lartë të TVSH-së, në periudha të caktuara kohore (vikende, sezona e verës, festat e fundvitit);
– Favorizim të prodhimeve vendore në çdo blerje nga mjetet buxhetore;
– Falje të tatimit në qira dhe tatimit në pronë për sektorin e HoReCas, për periudhën e mbetur të vitit 2020;
– Program i amnistisë fiskale për të mundësuar formalizim të sektorëve, sidomos formalizimin e vendeve të punës.Siç e theksova edhe më lartë, ky është draft i I-rë i propozimeve të Odës, porn ë vazhdën e komunikimeve të ardhshme, jemi të gatshëm, që të njejtat t’i elaborojmë, duke i përfshirë edhe akterët tjerë institucionalë dhe përfaqësuesit e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë.Ju falenderojmë paraprakisht, për marrjen në konsideratë të propozimeve të komunitetit të biznesit.Ju uroj punë të mbarë!
You must be logged in to post a comment Login