Connect with us

Aktuale

Objekti ikonë i bibliotekës së vjetër “Hivzi Sylejmani” s’u harrua veç nga narkomanët

Published

on

Mbase dikur ka qenë shtëpia e një familje të kamur, e më vonë vend ku pasionantët e librit e përdornin si strehë për të “harruar” gjithçka përreth, por sot duket se ajo vetë ka mbetur e tillë, e harruar.

Shkruan: Zoje Sadiku

As degët e pemëve s’patën forcë ta mbrojnë objektin e vjetër të bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, sepse posa hynë në oborrin e saj mbeturinat janë kudo, madje edhe brenda objektit.

Si për ironi të fatit, vendi që dikur ishte “dija e qytetit” sot në vend të librave mbanë shiringa të hedhura nga narkomanët.

Ndërtesa që dikur ishte bibliotekë e qytetit të Prishtinës, sipas mbishkrimit që ka në fasadën e saj daton që nga viti 1930, pronë e një tregtari hebre nga Prishtina, Jovan Miliq.
14 vjet më vonë në shtëpinë me shije të Jovanit, u vendos ish Komiteti i Partisë Komuniste të Jugosllavisë, deri në vitin 1948, kur kjo ndërtesë u vu në funksion të dijes dhe u shndërrua në Bibliotekë të Qytetit të Prishtinës.

Gjatë kohës sa funksionoi, bibliotekës iu ndryshua emri disa herë. Në vitin 1953 emërohet më emrin e “Miladin Popoviq”, i cili ishte një sekretar i Komitetit të Partisë në Kosovë. Fati i tij përfundoi gjithashtu aty, pasi u vra në dalje të kësaj ndërtese më 1945. Këtë emër e mbajti deri më vitin 1993, kur me ligjet e Serbisë i hiqet ky emër dhe emërtohet vetëm “Biblioteka e Qytetit”. Por, menjëherë pas luftës së fundit në Kosovë emërtohet “Hivzi Sylejmani”, në nderë të shkrimtarit Hivzi Sylejmani, emër të cilin e mban edhe sot.

Biblioteka e vjetër është në mbrotje të institucioneve si pjesë e databazës së trashëgimisë kulturore.

Përshkrimi i objektit

Oborri i ndërtesës është i rrethuar me mure prej qerpiçëve të mbuluara me qeramidhe, dhe me gjelbërim të lartë (pisha), të cilat e theksojnë në mënyrë të veçantë lokacionin. Përdhesja e kësaj ndërtese njëkatëshe ka në përmbajtje konstruktive dhe shtyllat e jashtme që mbajnë shkallët dhe pushimoret përmes të cilave arrihet në kat. Meskati dhe kurora e kulmit janë të theksuara si elemente horizontale me përpunim plastik të veçantë. Kulmi është tradicional katër ujor. Fasada frontale ndahet në dy pjesë simetrike të cilat përmbajnë hyrjet, shkallët dhe pushimoret. Motivin kryesor në kompozicionin dekorativ e paraqesin motivet dominuese rreth dritareve. Integriteti estetik i ndërtesës është ndikuar nga ndërhyrjet e mëvonshme, të cilat janë mjaft të dallueshme.

Ndërtesa e bibliotekës në oborrin e saj përmban edhe dy ndërtesa përcjellëse: sallën e leximit P+0 dhe arkivin P+0, të ndërtuara me material të ri ndërtimor, e që së bashku përbëjnë një ansambël arkitektural.

Ndërtesa pothuajse njëqind vjeqare u la e zbrazët në vitin 2016, në kohën kur biblioteka jo vetëm si emër por, edhe si funksion kaloi në objektin e ri në lagjen “Dardania”.

Papërgjegjësia ndaj monumentit jo vetëm nga institucionet

Pas dy viteve, në qershor të 2018-s, u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi në mes të Komunës së Prishtinës dhe Fondacionit “Ibrahim Kodra”, që ndërtesa e vjetër e bibliotekës në “Tophane”, të shndërrohet në Muze për shfaqjen e veprave të mjeshtrit shqiptar Ibrahim Kodra, të cilat aktualisht gjenden në Zvicër e Itali.

E gjitha kjo pasi, Fondacioni “Ibrahim Kodra”, që udhëhiqet nga bashkëshortja e ministrit në largim të Punëve të Jashtme dhe miliarderit Behgjet Pacolli, Marije Pacolli, ka në pronësi shumicën e veprave të artistit të madh shqiptar Ibrahim Kodra. Atëbotë u bë lajm, madje edhe i madh kjo gjë.

Sipas Komunës së Prishtinës, përveç fondit të mbledhur të veprave, Fondacioni “Ibrahim Kodra”, në memorandumin e nënshkruar parashihet që të financojë edhe renovimin e objektit të trashëgimisë kulturore.

Në kohën kur u nënshkruar ky bashkëpunim, u shpresua që do të përfundojë deri në fund të atij viti, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Në lidhje me projektin ideor të muzeut, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, nuk ka dhënë përgjigje. Drejtori i këtij Instituti, Ismet Hajrullahu, ka referuar tek Valbona Saliuka, për të marrë përgjigje, meqenëse sipas tij, ai ishte në pushim vjetor deri më 15 nëntor. Por, Saliuka ka thënë se ai nuk është në pushim, është në punë dhe gjendej në zyrën e tij. Më pas Hajrullahu nuk gjeti as kohën më të shkurtër për përgjigje.

Është ky institut në të cilin që më 20 Qershor të këtij viti u thye një pitos i ruajtur për shekuj, që duhej të ishte në vendin ku duhet mbrojtur në mënyrë profesionale.

E nga Komuna e Prishtinës, për Ndërtimi.info, thonë se marrëveshja është shkëputur në tetor të këtij viti. Për këtë, kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, i ka dërguar një shkresë fondacionit, për të treguar arsyet e kësaj shkëputjeje.

Arsyet e shkëputjes së memorandumit janë si vijon:

– Mos përmbushja e obligimeve të Fondacionit Ibrahim Kodra siç është paraqitur në Nenin 5 të memorandumit;

– Ndërprerje të komunikimit për më shumë se 1 vjet ndaj iniciativave të Komunës së Prishtinës për të vënë, mbajtur kontakt me përfaqësuesit e Fondacionit Ibrahim Kodra dhe fillimit të investimeve;

– Sipas afatit kohor të përcaktuar me nenin 8, pika 2, kjo marrëveshje bashkëpunimi shkëputet prej datës 01.02.2020;“, shkruhet në shkresën e Komunës së Prishtinës.

Edhe sa kohë ky objekt do të vazhdojë të jetë në këtë gjendje nuk dihet, por pavarësisht ndryshimeve ishte dikush, që i përjetoi periudhën e vjetër dhe të re të bibliotekës, drejtori i saj.

Munish Hyseni, drejtor i bibliotekës për Ndërtimi.info rrëfen shumëçka për vendin me të cilin pothuajse ishte familjarizuar, pasi punoi për shumë kohë.

“Unë kur u bëmë gati që të zhvendosemi nga hapësirat e objektit të vjetër, kërkova që të mbetet së paku një sallë e leximit që është jashtë, më i vonshëm se objekti i vjetër, që të mbetet se paku si literaturë për lexime të fëmijëve. Për shkak se gravitojnë disa shkolla aty, dhe sa kemi qenë atje lexuesit më të shumtë për nga numri i kemi pasur fëmijët. Nuk më dhanë ndonjë përgjigje por, fatkeqësisht ajo ka mbetur tash e disa kohë ashtu siç është. Ka mundë të përdoret edhe më tutje ajo salla që, kishte edhe literaturë për fëmijët e asaj pjese të qytetit. Ne i kemi dorëzuar të gjitha ato që është dashur të dorëzohen, edhe çelësat. Prandaj, ne si institucion nuk kemi kompetencë të mëtutjeshme mbi atë objekt”, tregon Munishi.

Në lidhje me emrin e bibliotekës, nëse duhet t’i ndryshohet apo jo, kohëve të fundit ka pasur edhe disa mendime. Kjo pasi një grup qytetarësh të Prishtinës thonë se figura e shkrimtarit Hivzi Sylejmani nuk është e pastër, sa të mbajë biblioteka këtë emër.

Për një gjë të tillë Munishi thotë se do të ishte mirë që personat profesional të merren me këtë çështje, të zbardhet figura e Hivzi Sylejmanit, “por jo vetëm të flitet dhe të bëhet zhurmë, por të saktësohet gjërat se çfarë ka ndodhur me këtë njeri gjatë jetës së tij”.

Pas përfundimit të bibliotekës në lagjen “Dardani”, objekti i ri u besua që pas disa vitesh do të jetë “letërnjoftim identifikues” për Prishtinën. Mirëpo, një e tillë ende lë për të dëshiruar. Hapësira e madhe dhe e re duket se ka shtuar dëshirën për të qenë pjesë e botës së librave, sepse që nga viti 2016 numri i të anëtarësuarve është shtuar. E falë këtyre “lexuesve të devotshëm”, siç i quan Munishi, është zgjatur edhe orari deri në orën dhjetë të mbrëmjes.

Fluksi i lexuesve që e shfrytëzojnë objektin rritet edhe më shumë gjatë kohës së provimeve, kjo ka bërë të kërkohen edhe 200 karrike dhe tavolina. Kërkesa është bërë para një viti në Drejtorinë e Kulturës, ndërsa biblioteka është ende në pritje.

“Kur janë afatet e provimeve kryesisht është një kërkesë shumë më e madhe. Që para orës 8 bëhet radha deri jashtë. Ne kemi kërkuar, që të kemi edhe 200 karrige e tavolina të këtij lloji që i kemi, sepse ka hapësira ku mund të vendosen dhe ta dërgojmë këtë punë në nivel. Kërkesa ka një vit që është bërë, por shkojnë pak ngadalë këto procedura”, tregon drejtori i bibliotekës.

Munish Hyseni tregon se si përveç furnizimit me libra, që bëhet çdo vit nga Komuna e Prishtinës, biblioteka pasurohet edhe nga shtëpitë botuese, autorët por, edhe nga qytetarët të cilët, dhurojnë gjithë bibliotekën e tyre familjare për “Hivzi Sylejmanin”, e për të cilën kanë arsye të ndryshme.

“Ne i mirëpresim ata dhe nuk shkojmë drejt asaj se pse e bëjnë këtë, por disa sjellin literaturën edhe bibliotekat e prindërve të tyre. Natyrisht që ajo shprehja kryesore e tyre është që jemi ngusht edhe nuk kemi hapësira të mjaftueshme, e kjo mbetet e një natyre që besojmë të jetë ashtu. Ndoshta edhe kjo çështja e internetit ka ndikuar që më pak të kenë libra në rafte dhe më shumë të merren me këto gjana për të cilat marrin infomacione dhe ju duket e mjaftueshme”, tregon ai arsyet arsyet e dhurimit të një biblioteke të tërë.

Derisa biblioteka e re e qytetit e ka shtuar numrin e lexuesve në Prishtinë, deri në 9000 të anëtarësuar, objekti i vjetër i cili për 70 vite në gjendje të dëshpëruar pret edhe njëherë t’i kthehet arti, që e ka humbur./ndertimi.info/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending