Connect with us

Infrastrukturë

Numri i fabrikave të dyerve dhe dritareve po lulëzon në Kosovë

Published

on

Në Kosovë, thuaja në vitet e para pas luftës, ka nis prodhimi i dyerve dhe dritareve të plastikës, dhe vit për vit janë ndërtuar fabrika të reja  anë e kënd vendit dhe janë shtuar. Aktualisht ka shumë Fabrika të dyerve dhe dritareve të plastikës.

Me vrullin e ndërtimit të ndërtesave për banim kolektiv, u ngritën  më shumë këso fabrikash dhe aktualisht thuaja që nuk ka komunë në Kosovë që nuk ka një fabrikë të tillë, ndërsa shumë komuna edhe nga 2-3 këso fabrikash. Sipas ndërtimtarëve kosovarë, praktikisht nevojat e tregut  të vendit, edhe të ndërtesave  të panumërta të banesave kolektive, plotësohen në tërësi nga prodhimi vendor i dyerve dhe dritareve të plastikës, ndërsa një sasi  goxha e madhe e këtyre produkteve eksportohet në tregjet e jashtme.

Sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), tatimpagues për prodhimin e pllakëzave të plastikës, fletëzave, tubave dhe profileve deri më tani janë 83, ndërkohë ata që bëjnë prodhimin e artikujve të plastikës për paketim janë gjithsej 69.

Në një përgjigje për Buletinin Ekonomik, ATK gjithashtu thotë se në Kosovë bëhet edhe prodhimi i artikujve të plastikës për ndërtimtari  janë të regjistruar gjithsej 603 tatimpagues aktiv.

Ndërkohë, ata për prodhimin e produkteve të tjera të plastikës janë diku 202.

Nga të dhënat e ATK-së, sado që nuk specifikohen saktësisht prodhuesit e dyerve dhe të dritareve të plastikës, shihet se shumë prodhues të këtillë ka Kosova.

Duhet thënë se  shumica absolute e klientelës, pra e blerësve të këtyre produkteve, shprehën të kënaqur me cilësinë e dyerve dhe dritareve të prodhuar këtu. Sipas ndërtimtarëve dhe pronarëve të këtyre fabrikave, ato janë të pajisur me teknologji moderne, dhe  disa prodhues edhe me teknologji, që është fjalë e fundit e teknologjisë dhe që përmbushë të gjitha standardet që kërkojnë bota për këto produkte. Ndërsa, së fundit, është evidente, ngritja e çmimeve edhe të këtyre produkteve, si rrjedhojë e çmimeve të ngritura globale dhe sidomos të çmimeve të larta të lëndës së parë.

Sa janë rritur çmimet e kësaj industrie në Kosovë, kohët e fundit, sidomos pas valëve të çmimeve të rritura edhe te ne?

Një nga Fabrikat që merret me prodhimin e dyerve dhe dritareve në Kosovë, në kushte anonimiteti tha për Buletinin Ekonomik se çmimi në prodhimet e dritareve nga viti 2021 në vitin 2022 është ngritur për 40 për qind.

Sipas tyre, në fabrikën e tyre kërkesat e klientit plotësohen plotësisht, dhe se prodhimet e  dritareve janë të dedikuara rreth  60 për qind për eksport në vendet evropiane.

Ata gjithashtu theksojnë se në Kosovë nuk importohen dritare të plastikes, sepse ka prodhim të mjaftueshëm vendor dhe oferta e bollshme e  prodhuesve i mbanë  çmimet  relativisht të harmonizuara me prodhuesit në botë. Po kështu, edhe cilësia e dyerve dhe dritareve të plastikës që prodhohen në Kosovë nuk është fare nën cilësinë e atyre që prodhohen jashtë.

Prandaj, klientela nuk ka nevojë të kërkojë dhe nuk kërkon  këso produktesh jashtë, theksojnë punëtorët e kësaj fabrike.

Në anën tjetër, nga kjo fabrikë poashtu thonë se ata punojnë me teknologjinë e fundit 2022 për prodhimin e dritareve, ndërkohë që theksojnë se akoma ka shumë fabrika që teknologjinë e prodhimit e kanë të vjetërsuar.

Përveç tyre, pronari i kësaj fabrike poashtu tha se edhe në disa fabrika të kësaj industrie në Kosovë prodhimet janë me standarde evropiane./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Rruga Kijevë – Dollc, jepen zotime se do të kryhen brenda afatit

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në inaugurimin e nisjes së punimeve të projektit “Zgjerimi i rrugës nacionale N9-Segmenti Kijevë-Dollc”, më 19.04.2024.

Me këtë rast, ai tha se punimet e kësaj rruge do të kenë edhe mbikëqyrës të punëve të kryera.

Ndërsa zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi njoftoi që janë tri llote të punimeve të kësaj rruge.

Ai tha se afati për llotin më të madh është 260 ditë, por u shpreh i bindur se punimet do të realizohen para këtyre afateve.

“E nisëm me Podujevën për të vazhduar me Mitrovicën me ritëm të lartë dhe tani po e fillojmë ndërtimin e rrugës në drejtim të Pejës. Janë tri llote. Afati më i gjatë është 260 ditë për llotin me të madh, por unë jam i bindur që do të realizohen para këtij afati të gjitha llotët”- tha ai.

Kurti dhe Durmishi u pyeten edhe lidhur me ankesat e qytetarëve që për shkak të punimeve do të mbyllen disa biznese.

Durmishi tha se devijimi i rrugës ka filluar shumë më herët.

Komplet elaborimin e studimit ua kam dhënë përfaqësuesve të bizneseve”- tha ai.

Ndërsa, kryeministri Kurti tha se kjo çështje do të diskutohet dhe se nuk dëshirojnë ta dëmtojnë askënd për shkak të këtyre punimeve.

Po ashtu, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se po i kushtohet rendësi që shpronësimet të kryhen në kohë në mënyrë që të mos krijojnë probleme tjera.

“Në dallim të projekteve të mëhershme ajo që i kemi kushtuar rendësi është që shpronësimet të kryhen në kohë dhe të mos kemi problem me shpronësime, të cilat pastaj na krijojnë pengesa në projekt. Ky projekt është duke u realizuar në mbikëqyrjen e një kompanie. Të gjitha këto na sigurojnë që punimet të kryhen në kohë”- tha Aliu.

Ai ka njoftuar më 25.03.2024 se është nënshkruar kontrata për fillimin e ndërtimit të rrugës Prishtinë – Pejë, segmenti Kijevë-Dollc.

Kjo kontratë, siç ka bërë të ditur ministri, kap vlerën 21 milionë euro dhe se rruga do të jetë me katër korsi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Zv.ministri Durmishi njofton një projekt të ri, në rrugën Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren

Published

on

Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi ka njoftuar se është në hartim projekti për zgjerimin e rrugës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren.

Këtë njoftim ai e ka dhënë nga terreni ku ka qenë i pranishëm në fillimin e punimeve për rrugën Kijevë-Zahaq.

“Rruga Kijevë – Zahaq, po bëhet pa zvarritje dhe me cilësi në investime, planifikim e përgatitje gjithpërfshirëse, e me kursim të buxhetit nga 240 milionë euro sa ishte planfikuar në të kaluarën, sot do të kushtojë më pak se 90 milionë euro, pra po i kursejmë plot 150 milonë euro buxhetit të Kosovës.

I kemi përfunduar shpronësimet për segmentin deri në Dollc dhe dje kemi marrë vendim në Qeveri për shpronësimin e segmenti nga Dollci e deri në Zahaq si parapërgatitje që në fillim të muajit maj të fillojmë procedurën e prokurimit edhe për segmentin nga Dollci deri në Zahaq.

Rruga për Pejë ka filluar me ritëm të shpejtë e dinamikë të shtuar në ndërkohë që jemi në përfundim të hartimit të projektit kryesor edhe për zgjerimin e rrugës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren.

Urime qytetarëve të Rajonit të Dukagjinit dhe gjithë Kosovës” shkruan Durmishi në njoftim./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Mes protestave nisin punimet e rrugës Kijevë-Dollc

Published

on

Sot kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc.

Në ceremoninë e nisjes së punimeve kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukrurës, Liburn Aliu dhe zëvendësi i tij Hysen Durmishi.

Me këtë rast, Kurti deklaroi se kostoja e zgjerimit të rrugës për 11 kilometra është rreth 21 milionë euro.

“Gati 11 kilometra, për ma pak se 21 milionë euro, po i inaugurojmë sot. Unë e falënderoj shumë ministrin Aliu dhe zëvendësin e tij Durimishi, si dhe kompaninë që po i bën këto punë e gjithashtu edhe kompanisë që po i mbikëqyr këto punime”, deklaroi Kurti.

I pari i Qeverisë shtoi se është arritur që të shpëtohet 150 milionë euro në këtë projekt.

“Duhet ta mbajmë mend atë që e tha zëvendësminstri Durimishi. Nga 240 milionë euro sa ka pasur të kushtojë kjo rrugë, do të kushtojë 90 milionë euro. Pra, 150 milionë euro do të zhdukeshin nga buxheti pa nevojë, do të përfundonin në xhepa privat. Mirëpo tash nuk mbuxhen xhepat privat, mbushet arka e shtetit dhe ka shumë planifikim e përgatitje. Çka kanë bërë ata më herët? Ata fillonin punimet dhe pastaj prona e pa shpronësuar u dilte në rrugë dhe shkonin në stratosferë çmimet e tokave, por kjo nuk bëhej pa paramendim për përfitimet vetjake. Nga 240 milionë euro nga 90 milionë euro, a e dini çka do të thotë kjo?”, tha Kurti.

Kompanitë fituese janë përzgjedhur nga ministria para gati 1 muaji./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending