Novi Sad hapi siparin e vitit kulturor si kryeqytet kulturor i Evropës me një spektakël open-air dhe me mosmarrëveshje. Qyteti dhe organizatorët janë krenarë, zërat nga skena e artit janë kritikë.
Si vendi i parë jashtë BE, Novi Sad pranë në Danubit me 250.000 banorë është në 12 muajt e ardhshëm qendër kulturore e kontinentit, së bashku me Kaunas në Lituani dhe qytetin Alcet në Luksemburg. Nën moton “Për ura të reja” janë planifikuar 3000 ekspozita, koncerte, shfaqje baleti dhe aktivitete të tjera kulturore. Novi Sad thekson një aspekt: historinë e pasur multikulturore dhe multietnike.
Në këtë qytet prej shekujsh jetojnë së bashku serbë, kroatë, hungarezë, rumunë, hebrenj, gjermanë dhe shumë kombe të tjera. E si një trashëgimi për të ardhmen – zgjedhja si kryeqytet kulturor lë një infrastrukturë kulturore që synon të përmirësojë në plan afatgjatë jetën kulturore në vend. Gjithçka tingëllon bukur, por evenimentet e kryeqytetit kulturor janë shoqëruar nga mosmarrëveshje. Bëhet fjalë për konflikte mes organizatorëve dhe skenës së lirë kulturore, shpenzime jo-transparente dhe një çështjen se sa impakt do të ketë vërtet viti 2022 si vit kulture.

Një pasojë e dëbimit të skenës së lirë kulturore e artistike nga lagjja kineze është mosbesimi i thellë, i krijuar mes fondacionit dhe shumë artistëve në Novi Sad. “Nuk pres ndonjë gjë të mirë”, thotë Branka Curcic. Ajo që shpresonim, demokratizimi i produksionit kulturor dhe artistik nuk u bë që në fazën përgatitore, sipas saj. “Tani do të shohim, se si shumica e projekteve, që me gjasë do t’i shërbejnë infrastrukturës kulturore, do të kthehen në sfond festivalesh.” Lidhur me këtë drejtori i fondacionit, Milenkovic, thotë se “nëse mosbesimi është kritika më e madhe që bëhet për punën time, ky është vërtet komplimenti më i madh që mund të më bëhet”. Sipas tij “kjo do të thotë, se nuk ka kritika më për vizionin artisitik, apo që diçka nuk u ndërtua, apo nuk u bë. Ajo që dyshohet, është vetëm, nëse ajo që kemi arritur do të mbijetojë.”
Përgjigjet për këtë ndoshta do të jepen kur të ketë marrë fund “party” si kryeqytet kulturor. Ndërkohë ky vit kulturor filloi në një ambient të çuditshmem. Ceremonia festive e hapjes u zhvillua para një ndërtese qeveritare në Novi Sad. Menjëherë në krah ngrihet në një ndërtesë të partisë ekstremistë të djathtë serbe, SRD një portret i madh i Vojislav Sheshejlit, i dënuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte për pjesëmarrje në dëbimet etnike. DW pyeti, se pse organizatorët nuk e mënjanuan këtë simbolikë që ngre pikëpyetje, po nuk mori asnjë përgjigje