Connect with us

Prokurim Publik

Një kompani fitoi tender pa pas inxhinier elektronik në një projekt të Komunës së Vushtrrisë  

Published

on

Komuna e Vushtrrisë i ka dhënë tender për zgjerim të rrjetit të ndriçimit publik një kompanie që nuk ka inxhinier elektroteknik.

Sipas raportit të Zyrës Kombëtarë të Auditimit, kontrata i është dhënë kompanisë më 30 shtator 2021.

E njëjta nuk ka dëshmi se ka të punësuar inxhinier të elektroteknikes për tensionin e ulët, raporton Shqip.com.

“Dosja e tenderit e datës 16.07.2021 për zgjerimin e rrjetit të ndriçimit publik, me numër prokurimi VU644-21-4632-5- 2-1 tek pjesa Kapaciteti teknik dhe professional, kërkohet, një Inxhinier i diplomuar i elektroteknikës apo master, 3 vite përvojë pune pas diplomimit (drejtimi Tension i Ulët).

Në procedurat e tenderit për zgjerimin e rrjetit të ndriçimit publik, kontratë e nënshkruar me datë 30.09.2021 me vlerë 94,121€, OE që ka fituar tenderin nuk ka dëshmi se ka ndonjë inxhinjer të elektroteknikës të drejtimit tensioni i ulët”, thuhet në raport.

Si rezultatet, ZKA-ja hedh dyshimet se rrezikohet investimi, duke ofruar shërbime jocilësore.

“Përzgjedhja e OE fitues që nuk përmbush kriteret e përcaktuara me njoftimin për kontratë dhe dosje të tenderit, rezulton me shpërblimin e OE në kundërshtim me kërkesat ligjore. Kjo mund të rrezikojë cilësinë e shërbimeve dhe arritjen e objektivave të parapara në projekt”, thuhet në raport.

Për këtë, auditorit kërkon nga kryetari i komunës që të siguroj kontrolle në procesin e vlerësimit të ofertave.

Ky rast është gjetur nga auditori në raportin për vitin 2021 për Komunën e Vushtrrisë./Media Ndërtimi.

Prokurim Publik

Hapet tenderi për ndërtimin e 6 çerdheve të reja në Kosovë

Published

on

Gjashtë çerdhe të reja në komunat Prishtinë, Podujevë, Gjilan, Viti, Deçan, Gjakovë.

Me qëllim të realizimit të prioritetit qeveritar për zgjerimin e infrastrukturës për edukimin parashkollor, Ministria e Arsimit konform legjislacionit në fuqi, ka hapur tenderin me datë 23 maj 2022 për ndërtimin e gjashtë çerdheve, me projekte tipike me dizajn të njëjtë sipas normave dhe standardeve për këtë nivel.

MAShTi ka publikuar edhe tenderin për projektim të çerdhes së shtatë në Fushë Kosovë, ndërsa po punojmë edhe në adoptimin e objekteve shkollore për këtë qëllim, aty ku ka hapësirë.

Tashmë është publikuar tenderi për renovimin dhe funksionalizimin e objektit shkollor në kopsht për fëmijë në Junik, ndërsa tri të tjera në Ferizaj, Malishevë dhe Kaçanik janë në procedura të përgatitjes së projekteve.

Do të vazhdojmë të zgjarojmë hapësirën, derisa të sigurohemi që secili fëmijë në Kosovë të ketë qasje në këto institicione të rëndësishme për zhvillimin në fëmijërinë e hershme./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Prokurim Publik

Nafta ruse e Lukoil shpallet fitues në tenderin e Qeverisë në Kosovë

Published

on

Në kohën kur tërë bota perëndimore është mobilizuar që t’ia mbyllë dyert produkteve me origjinë ruse, Qeveria e Albin Kurtit ka bërë të kundërtën. Ka shpërblyer me 70 mijë euro një kompani vendore që furnizohet me naftë nga Rusia. Gazeta Insajderi sjell detajet.

Ministria që është përfshirë në këtë skandal është ajo që drejtohet nga Xhelal Sveçla, ministria e Punëve të Brendshme.

Kjo ministri ka shpallur fitues në tenderin për “Furnizimi me vaj, antifriz dhe glykol për ndërtesat Qeveritare dhe Pallatin e Drejtësisë”, një kompani private të Kosovës e cila furnizohet me naftë nga kompania ruse “Lukoil”.

Zyrtarët e prokurimit të kësaj ministrie janë vënë në dijeni për këtë skandal nga një operator ekonomik që ishte pjesë e tenderit.

Kompania që humbi tenderin ka njoftuar zyrtarisht zyrën e prokurimit të MPB-së për faktin që kompania ruse “Lukoil”, është e sanksionuar nga autoritetet kosovare dhe se në të kaluarën përjashtoheshin nga tenderët publik kompanitë që bashkëpunon me këtë firmë ruse të naftës.

Zyrtarët e MPB-së kanë shpërfillur këtë njoftim. Kanë proceduar tutje me shpalljen fitues të tenderit kompaninë “Inter Trading”, që furnizohet nga Lukoil.

E shpërfillur nga MPB-ja e Sveçlës, kompania që ka humbur tenderin ka dorëzuar ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Kjo ministri ka shpallur fitues në tenderin për “Furnizimi me vaj, antifriz dhe glykol për ndërtesat Qeveritare dhe Pallatin e Drejtësisë”, një kompani private të Kosovës e cila furnizohet me naftë nga kompania ruse “Lukoil”.

Zyrtarët e prokurimit të kësaj ministrie janë vënë në dijeni për këtë skandal nga një operator ekonomik që ishte pjesë e tenderit.

Kompania që humbi tenderin ka njoftuar zyrtarisht zyrën e prokurimit të MPB-së për faktin që kompania ruse “Lukoil”, është e sanksionuar nga autoritetet kosovare dhe se në të kaluarën përjashtoheshin nga tenderët publik kompanitë që bashkëpunon me këtë firmë ruse të naftës.

Zyrtarët e MPB-së kanë shpërfillur këtë njoftim. Kanë proceduar tutje me shpalljen fitues të tenderit kompaninë “Inter Trading”, që furnizohet nga Lukoil.

E shpërfillur nga MPB-ja e Sveçlës, kompania që ka humbur tenderin ka dorëzuar ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Prokurim Publik

Komuna e Prishtinës shpërblen me tender njëburimor afër 90 mijë € kompaninë e sigurimeve

Published

on

Komuna e Prishtinës ka shpërblyer me tender në vlerë 84 mijë euroshe kompaninë “Roja e Nderit”.

E para e përzgjodhi të dytën si fituese përmes procedurës të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, raporton “Front Online”.

Kompania “Roja e Nderit” u rekomandua për kontratë më datën 16 maj e gjithçka u finalizua dy ditë më pas, më 18 maj.

Ajo do të përkujdeset për dy muaj për sigurinë fizike te të gjitha objekteve komunale prishtinase.

“Roja e Nderit” është një kompani e themeluar në vitin 2006.

Ajo figuron se merret me rojtari, meqë në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve i ka deklaruar si primare aktivitetet e rendit dhe të sigurisë publike.

Kjo nuk është hera e parë që biznesi “Roja e Nderit” shpërblehet me tender nga komuna e Prishtinës.

Ndryshe, tenderët njëburimor si ky kufizojnë konkurrencën, teksa rrisin mundësinë për çmime më të larta./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending