Connect with us

Infrastrukturë

Nisin punimet restauruese në Kishën Katolike “Engjëlli i Rojes” në Ferizaj

Published

on

Restaurimet në asete të trashëgimisë kulturore po ecin me ritëm te shpejtë, thotë ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku.

“Filluam punimet në një tjetër objekt me vlerë të trashëgimisë kulturore, në Kishën Katolike të qytetit.

E ndërtuar një shekull më parë, kisha tani po merr vëmendjen e merituar institucionale dhe shumë shpejtë do të jetë e qasshme për banorët dhe turistët.”, deklaroi ministri Çeku.

Në lidhje me vizitën e ministrit aktual të Kulturës, në Ferizaj, ka reaguar Komuna e udhëhequr nga kryetari Agim Aliu.

“Ditëve të fundit, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vizitoi në dy raste Ferizajn. Vizita e parë ishte për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga zjarri në objektin e ish-Gjimnazit të vjetër në Ferizaj dhe dje, në nisje të restaurimit të objektit të Kishës Katolike “Engjulli i Rojës” në Ferizaj.

Është e habitshme, krejt joinstitucionale dhe tendencë ofenduese për qytetarët ferizajas dhe udhëheqjen komunale të Komunës së Ferizajt, që në të dy rastet, ministri Çeku dhe stafi i tij, nuk denjoi t’i takoj, t’i ftoj udhëheqjen apo zyrtarët përkatës komunal në daljet në vizitë të këtyre objekteve. Madje, për më keq, në këto vizita të ministrit Çeku, u dalluan qartazi tendencat e përvetësimit partiak e politik të këtyre projekteve me motivin e “mbrojtjes dhe kujdesit ndaj tyre”.

Ferizajasit kanë zgjedhur drejtuesit e tyre në zgjedhjet e fundit lokale. Projektet të cilat ministri Çeku ishte në vizitë, janë projekte të ideuara, inicuara, të nxitura e të shtyra përpara nga Komuna e Ferizajt në çdo takim e planifikim buxhetor me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pra janë projekte të Komunës së Ferizajt, me financimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, gjë që kështu e rregullon legjislacioni në fuqi, për shkak se të tillat objekte janë trashëgimi kulturore e gjithashtu në mbrojtje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me organet e saja të specializuara.

Ferizaj ka zot shtëpie! As sjellja arrogante e përfaqësimit ministror, as të deputetëve njëpartiak, të cilët sa kishin funksione drejtimi të kulturës në nivel lokal, nuk bënë asgjë domethënëse për t’i mbrojtur e promovuar këto objekte, nuk e ndërron bindjen që kanë ferizajasit. Përveç ngutisë për të zëvendësuar rolin e prokurorit e hetuesit, shout mediatik hipokrit, kjo sjelljë ngjanë e pakulturë dhe krejt jashtë protokolleve e sjelljeve institucionale – model i dëmshëm që tenton të instalohet në Ferizaj, por që ferizajasit, fatmirësisht, me përbuzje e refuzojnë.”, shkruan në reagimin e Komunës së Ferizajt./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Kur do të përfundojë rruga “Lah Nimani” në Mitrovicë?

Published

on

Veturat, kalimtarët e sidomos fëmijët që frekuentojnë rrugën “Lah Nimani” në Mitrovicë po përballen me vështirësi gjatë kalimit nëpër të.

Rruga “Lah Nimani”, e cila filloi të ndërtohet në vitin 2023, mbeti e papërfunduar akoma dhe bëri që në këtë zonë të bëhet një ‘kaos’ i madh.

E kur ka reshje atmosferike, pasojat po i vuajnë edhe pronarët e bizneseve.

“Dëmtimi i makinave, dëmtimi i bizneseve që i kemi aty përreth. Na faktiksisht prej që ka fillu kjo gjendje kaotike dëmtimi i biznesve  ka ra për 80% poshtë. Pastaj rruga, balta. Para tri dite kam hasur në ata gropën, në atë ‘shahtën’ aty, natën mezi shihet ajo aty. Edhe për fëmijët është katastrofë. Shkojnë krejt me baltë në shkollë”- ka thënë Fetih Rexhepi për Kallxo.com.

Granit Tmava, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, ka thënë për Kallxo.com se kjo rrugë pritet të përfundojë më 24.11.2024.

“Afati i përfundimisht është më 24.11.2024 brenda këtij viti, mirëpo shpresoj shumë që me rezultatet që i kemi nga terreni të përfundojnë brenda afatit kohor. Nuk është zvarritë, nuk është vonu. Është në afatet kohore, komplet infrastrukturës me të gjitha mjetet që ia përcjell duke pasur parasysh sistemin kabllor nëntokësor, sistemin e rrjetit të kanalizimit, rrjetin e ujësjellësit dhe ndriçimit”- ka thënë Tmava për Kallxo.com.

Continue Reading

Infrastrukturë

Prezantohen projektet për ndërtimin e çerdheve ne lagjen Mati 1 dhe Kolovicë

Published

on

Të martën, Komuna e Prishtinës ka prezantuar projektin e ndërtimit të çerdheve ne lagjen Mati 1 dhe Kolovicë.

“Një çerdhe e projektuar mirë nuk ka të bëjë vetëm me estetikën;  ka të bëjë me krijimin e një mjedisi që mbështet zhvillimin holistik të fëmijëve.

Kryeqyteti ka aplikuar një praktikë të re të konkurseve ndërkombëtare për të përfituar nga ekspertiza globale.

Po ashtu, sikur edhe me iniciativën Ide për Prishtinës, kemi hapur ekspozitën për qytetarët që të shohin nga afër projektet e propozuara.”, deklaroi kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Kompanitë e mëdha kineze zhvendosen në Meksikë – Shmangie e sanksioneve amerikane me etiketën “Made in Mexico”

Published

on

Meksika po kthehet në Kinën e re, në epokën e të ashtuquajturit ‘nearshoring’, praktikë e zhvendosjes së operacioneve të biznesit në një vend të afërt. Pra, rasti kur ekonomitë e mëdha zgjedhin t’i lëvizin njësitë e tyre prodhuese më pranë pikës së shitjes së produkteve të tyre. Dhjetëra kompanitë kineze janë zhvendosur në Meksikën veriore vitet e fundit për të qenë më afër tregut amerikan. Produktet që dalin nga fabrikat vendase janë 100% “made in Mexico”. Dhe ato janë të destinuara për shitësit kryesorë amerikanë si Costco dhe Walmart, transmeton SCAN TV.

Por kompanitë janë nga Kina dhe fabrikat në Meksikë janë ndërtuar me kapital kinez. Përveç kursimit në transport, produkti i përfunduar konsiderohet meksikan – që do të thotë se kompanitë kineze mund të shmangin tarifat dhe sanksionet e SHBA-së në mes të luftës së vazhdueshme tregtare të dy vendeve. Objektivi i kompanive kineze është katërfishimi i prodhimit në Meksikë, për ta çuar atë në nivelin e funksionimit në Vietnam.

Ky fenomen po jep një nxitje të madhe për ekonominë meksikane – që nga qershori i vitit të kaluar, eksportet totale të Meksikës ishin rritur 5.8% nga viti i kaluar në 52.9 miliardë dollarë.

Shoqata Meksikane e Parqeve Industriale raporton se çdo vend që do të ndërtohet në vend deri në vitin 2027 tashmë është blerë.

Meksika kohët e fundit zëvendësoi Kinën si partneri kryesor tregtar i SHBA-së, një ndryshim domethënës dhe simbolik që ndodhi në një kohë kritike. Me afrimin e zgjedhjeve në të dyja anët e kufirit SHBA-Meksikë, po krijohen shqetësime të reja politike, por gjithçka tregon se pak do të ndryshojë në marrëdhëniet SHBA-Kinë, pavarësisht nëse Donald Trump apo Joe Biden janë në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërsa avancimi kinez vazhdon, disa besojnë se Meksika mund të përfshihet në një përplasje më të gjerë gjeopolitike midis Uashingtonit dhe Pekinit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending