Connect with us

Aktuale

Nis ringjallja e bizneseve

Published

on

Kompanitë prodhuese në Kosovë gjatë këtij viti, kanë filluar të rrisin prodhimin e tyre, rrjedhimit edhe qarkullimin financiar. Një nga kompanitë është “8 vëllezërit” në komunën e Klinës, që merret me prodhimin e dyerve dhe dritareve të plastikës. Argjend Shala, pronar i kësaj ndërmarrje, tha se gjatë këtij viti, kompanisë i është kthyer normaliteti pas pandemisë. Mbi 30 për qind, tha ai, ka rritje të sasisë së prodhimit dhe rritje të numrit të të punësuarve. Kjo kompani, prodhimet e saj i eksporton edhe në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.

“Vitin e kaluar ka pas më pak qarkullim, por punëtorët i kemi mbajtur në punë. Ndërsa, sivjet është më mirë, ka rritje edhe në tregun e Kosovës, por ka rritje edhe të eksportit”, ka thënë Shala.

Bizneset në Kosovë, vitin e kaluar gjatë pandemisë, kanë raportuar humbje mbi një miliard euro.

Një ringjallje ekonomike, vërehet edhe nga të hyrat e agjencive kryesore që mbushin buxhetin, siç janë Administrata Tatimore dhe Dogana e Kosovës.

Për 5 muaj qarkullimi i bizneseve u rrit për 820 milionë euro

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), nga muaji janar deri në muajin maj të këtij viti, ka arritur të inkasoj mbi 242 milionë euro apo rreth 57 milionë euro më shumë. Drejtori i ATK-se, Ilir Murtezaj, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tha se rreth 27 për qind është rritja e qarkullimit të bizneseve në këtë periudhë.

“Nëse e analizojmë edhe qarkullimin e deklaruar nga ana e bizneseve, kemi edhe një rritje të qarkullimit për rreth 27 për qind, në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Apo shprehur në vlera financiare, mbi 820 milionë euro është qarkullimi i rritur në vitin 2021, në raport me periudhën e njëjtë (janar – maj) të vitit 2020”, thekson Murtezaj.

Në periudhën janar – prill të vitit të kaluar, vlera e qarkullimit ka qenë mbi tre miliardë euro, derisa në periudhën e njëjtë gjatë këtij viti, kjo shumë ka shkuar në 3.8 miliardë euro.

Edhe Dogana e Kosovës gjatë kësaj periudhe (janar – maj), ka grumbulluar mbi 512 milionë euro, apo 112 milionë më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur vlera e të hyrave ishte mbi 400 milionë euro, tha Adriatik Stavileci zëdhënës në këtë institucion.

Kjo rritje ka ndikuar kryesisht nga rritja e importit të sasisë së derivateve të naftës, cigareve dhe automjeteve.

Gërxhaliu: Më gjithë rritjen e qarkullimit, qeveria duhet të ndihmojë bizneset

Përmirësimi i performancës së këtyre të hyrave, dëshmon se ekonomia ka filluar të ringjallet pas pandemisë, thotë edhe Safet Gërxhaliu, profesor i ekonomisë. Ai thotë se duke parë neglizhencën institucionale për ndihmë financiare, bizneset kanë gjetur mundësi vetanake për të përmirësuar veprimtarinë e tyre.

“Kemi rritje të eksportit dhe importit. Por, mbi të gjitha, është edhe fakti se nga zgjedhjet e fundit, kemi kabinet të ri qeveritar që ka shumicën dhe është krijuar një frikë për futjen e sundimit të rendit dhe ligjit, kështu që janë ulur tendencat për korrupsion dhe ekonomi të kriminalizuar. Dhe në këtë drejtim, kemi këto trende pozitive të cilat janë optimiste dhe duhet të besoj, se nuk duhet të reagohet me eufori, por duhet që të bëhet më tepër për sektorin privat”, tha Gërxhaliu.

BB: 2.9 për qind rritja ekonomike në vitin 2021

Edhe drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, beson se edhe pjesa e dytë e këtij viti, do jetë optimiste sa i përket rritjes së të hyrave, rrjedhimisht do të ketë përmirësim të gjendjes së bizneseve, pas pandemisë.

“Pritjet janë që të vazhdohet rritja e të hyrave edhe më tutje. Këtu i shtohet fakti, se në këtë sezon, pritet që mërgimtarët të vijnë nga bota e jashtme dhe do ketë shpenzim të parave më tepërt se viteve paraprake. Për shkak se dy vite më parë, shumica nga ta nuk kanë qenë në Kosovë. Me ardhjen e tyre, rritet edhe konsumi”, thekson Murtezaj.

Në raportin e fundit të Bankës Botërore, thuhet se rritja në ekonomitë me të ardhura të ulëta këtë vit, parashikohet të jetë më e ngadalta në 20 vjetët e fundit. Këto shtete më këtë ekonomi, parashikohet ta kenë një rritje prej 2.9 për qind në vitin 2021, para se të arrijnë në 4.7 për qind në vitin 2022. Shkalla e prodhimit e këtij grupi në vitin 2022, parashikohet të jetë më e ulët se që është parashikuar para pandemisë. /Lajmi.net/

Aktuale

Publikohet platforma digjitale për historinë e Prishtinës

Published

on

Historia qindravjeçare e Prishtinës tash e tutje do të mund të njihet edhe përmes platformës digjitale “Prishtina në histori”.

E krijuar nga “Trembelat”, kjo platformë prezanton qindra dokumente origjinale për Prishtinën, që nga shekulli i 13-të.

Përmes një komunikate për media, “Trembelat” kanë bërë të ditur se platforma digjitale (qerthulli) “Prishtina në histori” përmbledh një grumbull digjital të teksteve, hartave, gravurave, fotografive dhe punimeve rreth historisë së qytetit të Prishtinës që kapin kohën prej fundit të shekullit 13-të deri në vitete e para të shekullit 20-të.

Në Arkivin e Prishtinës, pjesë e Komunës së Prishtinës, rishtazi janë sjellë rreth 38,598 dokumente osmane, të cilat dokumentojnë historinë e Prishtinës prej shekullit të 15-të deri në shekullin 20-të, shumica prej tyre, siç thuhet në komunikatë janë krejt të pastudiuara dhe të panjohura për publikun.

Në anën tjetër, po sipas komunikatës, shumë studime të cilat janë bërë bazuar në arkivat e Romës, Venedikut dhe Dubrovnikut mbesin në sirtarë të bibliotekave dhe njihen vetëm prej një grupi të vogël specialistësh.

“Këto të dhëna, por dhe të tjera që kanë të bëjnë me të kaluarën e Prishtinë, nga arkiva, biblioteka e koleksione janë mbledhur dhe do të vazhdojnë të mblidhen në fazat e tjera të këtij projekti (Prishtina në histori)”- thuhet në komunikatën e ‘Trembelave”.

Po siaps komunikatës, në mesin e materialeve të botuara janë edhe rreth 100 dokumente origjinale të përkthyera, si shtesë për tekstet e shkruara enkas, e artikuj të rëndësishëm nga e kaluara që meritojnë të lexohen më gjerësisht, pjesa më e madhe e tyre, sic thuhet më tej në komunikatë, janë botuar në këtë fazë fillestare.

Platforma është iniciativë e “Trembelave” me siglën botuese “Varg” e mbështetur financiarisht nga Komuna e Prishtinës, në partneritet të ngushtë edhe me Arkivin e Prishtinës, të cilët edhe kanë mundësuar qasjen në dokumentet nga arkivat osmane, që në vitin 2018 janë sjellë në kopje digjitale te ky arkiv./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës organizon kuvendin zgjedhor

Published

on

Të nderuar anëtarë të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 26, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2022, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e a-a-k.

KUVENDI ZGJEDHOR i a-a-k, do të mbahet:

Datë: 23.05.2024 (E Enjte)

Ora: 17:00 h

Vendi: MODELARIUMI në Fakultetin e Arkitekturës në UP-ë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitëktëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 32, të Statutit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Reagim ndaj shkrimeve të pasakta dhe tendecioze rreth nënshkrimit të kontratës me Arkitektin e Qytetit”

Published

on

Komuna e Prishtinës ka reaguar ndaj shkrimeve rreth nënshkrimit të kontratës me Arkitektin e Qytetit”

Me datën 13 maj 2024 është publikuar një shkrim me titull “Tre muaj para se të regjistrohej në ARBK, kompania Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit nënshkroi kontratën me Komunën e Prishtinës” nga një prej portaleve lokale, dhe po të njëjtat informata të pasakta e tendencioze janë shpërnda nga eksponentë politik të caktuar.

Kryeqyteti informon qytetarët se ky artikull dhe shkrimet pasuese janë të pasakta dhe se:

  • Konsorciumi i kompanive fituese kanë qenë të regjistruara pranë ARBK shumë kohë më parë
  • Procesi i tenderimit të Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit është vlerësuar tri (3) herë nga OSHP, si proces i rregullt dhe në përputhje me ligjin.
  • Procesi i tenderimit është zhvillu përmes sistemit elektronik “EPROKURIMI” dhe të gjitha të dhënat digjitale janë në dispozicion për të vërtetuar rregullsinë e procesit

Më poshtë është shpjeguar në hollësi procesi.

Aktiviteti i prokurimit me titull “Konsulencë për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit për nevojat e Komunës së Prishtinës” me nr. të prokurimit 616-22-7431-3-1-2, është publikuar me datën 21.07.2022. Pra aktiviteti ka filluar në korrik të vitit 2022 dhe ka përfunduar rreth 1 vit më pas apo më 27.06.2023 kur është nënshkruar kontrata, ndërsa kontrata e nënshkruar si e tillë përmes kësaj procedure aktualisht është në zbatim e sipër. Procedura si e tillë është zhvilluar në dy faza, ku kanë marrë pjesë gjithsej 6 tenderues (operatorë ekonomik ose grupe të operatorëve ekonomik). Gjatë aktivitetit të prokurimit janë shtjerrë të gjitha procedurat sipas mjeteve juridike në dispozicion. Mbi të gjitha kjo lëndë është trajtuar tri (3) herë nga OSHP dhe nënshkrimi i kontratës është manifestuar vetëm pas rikonfirmimit përmes vendimit të tretë të Panelit Shqyrtues në OSHP.

Sa i përket pretendimit se është nënshkruar kontratë me një operator ekonomik që nuk ka qenë i regjistruar në ARBK, duhet theksuar faktin që kontrata është nënshkruar me datë 27.06.2023 nga të dy palët kontraktuese dhe jo me datë 27.03.2023 sikurse është pretenduar. Kontrata është nënshkruar në tri kopje origjinale, por në njërën kopje të kontratës me rastin e nënshkrimit të kontratës, operatori ekonomik ka bërë gabim teknik ku në vend të numrit 6 ka shënuar numrin 3. Megjithatë ky gabim menjëherë është reviduar ndërsa data e nënshkrimit është evidentuar saktë (27.06.2023). Pra data e nënshkrimit të kontratës është 27.06.2023 dhe ky fakt është i pakontestueshëm për cilëndo palës me interes juridik. Data e nënshkrimit 27.06.2023 mund të konfirmohet edhe nga sistemi elektronik EPROKURIMI. Vlen të shtohet po ashtu se njoftimi për dhënie të kontratës është publikuar me datë 27.06.2023 ndërsa njoftimi për nënshkrim të kontratës është publikuar me datë 29.06.2023. Pra thjesht ka qenë e pamundur që të nënshkruhet kontrata në muajin mars 2023 sikurse pretendohet. Me këtë rast duhet kuptuar faktin që procedura e prokurimit zhvillohet hap pas hapi në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi. Pra nuk mund të kalohet në hapin e radhës pa përmbushur me sukeses hapi paraprak. Gjithashtu, siç u tha më sipër, ky aktivitet është trajtuar tri (3) herë nga OSHP ku vendimi i parë nga OSHP është marrë me datë 02.02.2023, vendimi i dytë me datë 22.05.2023 ndërsa vendimi i tretë dhe i fundit me datë 26.06.2023 me ç’rast është mundësuar edhe nënshkrimi i kontratës me datë 27.06.2023.

Më tutje, grupi i operatorëve ekonomik të kontraktuar “Anarch Sh.P.K. & Ardi CC L.L.C.” kanë qenë të regjistruar kohë më parë. “Anarch” Sh.P.K. si anëtar i konsorciumit ekonomik është themeluar 17.10.2018 ndërsa anëtari tjetër i konsorciumit “Ardi CC” Sh.P.K. është themeluar me datë 29.04.2008. Pra, që të dy kompanitë kanë vite përvojë pune dhe nuk janë regjistruar tre muaj para nënshkrimit të kontratës siç pretendohet në shkrimet tendencioze. Pas shpalljes fitues në procesin e tenderimit, dy kompanitë kanë krijuar shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” për zbatim të kontratës dhe këtë e kanë regjistruar në ARBK me 27.06.2023, si një subjekt i përbashkët për qëllime të zbatimit të kësaj kontrate. Edhe nga të dhënat publike të ARBK mund të konfirmohet se shoqëria e konsorciumit “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” përbëhet nga dy operatorët ekonomik tenderues që janë “Anarch” Sh.P.K. dhe “Ardi CC” L.L.C.

Pra nuk qëndrojnë aspak pretendime sipas të cilave kinse është nënshkruar kontratë me një operator të paregjistruar në ARBK.

Bashkëngjitur do të gjeni disa kopje të dokumenteve që i faktojnë të dhënat e mësipërme, të cilat edhe janë në dispozicion publik në EPROKURIMI dhe në ARBK./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending