Në vitin 1999, Riza Berisha, në Majën e Pallanikut, doli me një mision të veçantë.
Ai mori pjesë në ndërtimin e bunkerit të radios “Kosova e Lirë”.
“E kemi hap bunkerin me mjete të thjeshta, me kazmë, me shati, kaci, me popull e ushtri”, tregon Rizah Berisha, ish-punëtor i Radios “Kosova e Lirë”
Por, bunkeri i Radios për afër tri dekada, u harrua nga institucionet e vendit.
E së fundmi, kanë filluar edhe punimet që këtij bunkeri t’i kthehet pamja që e kishte.
“Mbi 95% ju ka kthyer historikut të bunkerit të luftës, janë bërë punë të mira e të shkëlqyeshme, që do të jenë qindravjeçare”, thotë Berisha.
Ndërkohë, sipas kompanisë “Smakaj” punimet pritët të përfundojnë brenda disa ditëve.
“Është kryer bunkeri në të gjitha fazat, në përjashtim të derës që kemi me montuar, tash e kemi vetëm obeliskun dhe antenën, javën tjetër të gjitha punimet çka janë me kontratë do të përfundojnë”, thotë Naim Bytyqi, përfaqësues i kompanisë “Smakaj”
E që bunkerit t’i kthehet pamja që e kishte dikur, u angazhua i gjithë ish-ekipi i kësaj radioje.
“Kam ardh në vendin ku ka qenë bunkeri, me arkitekti Hamdi Qorri, të cilin dua ta falënderoj publikisht, e kam lut të na i bëj një projekt gratis me të cilin do të aplikojmë në Agjencinë për
Menaxhimin e Komplekseve Memoriale me shpresë që ata do ta marrin si projekt të tillë dhe do ta implementojnë”, shprehet Gazmend Elshani, ish-kameraman i radios “Kosova e Lirë”.
Bunkeri pritet të përurohet, më së largu me 21 qershor të vitit të ardhshëm.
E në këtë ditë, Nusret Pllana thotë se mund t’i rikthehet edhe për një ditë punës si moderator i luftës.
“Në ditën e fundit kam qenë ulur këtu, Martinin e kam pasur ballë për ballë dhe mi ndërronte letrat. Këtu kanë qenë mixetat, dhe operatorët Valdet Hoti dhe të tjerët. Për fat të mirë jemi të gjithë ekipi gjallë dhe do ta improvizojmë komplet emisionin e fundit”, Nusret Pllana, ish-moderator i radios “Kosova e Lirë”
Ndonëse punimet nuk kanë përfunduar, vendi ka filluar ta tërheq vëmendjen e vizitorëve.
Një nga ta,ishte ish-ushtari i UÇK-së, Afrim Hysenaj.
“Ky vend e ky bunker është zëri i parë në luftë që gjithë shqiptarëve i ka jep shpresë që Kosova është në rrugën e çlirimit”, shprehet ai.
Ndryshe, radios “Kosova e Lirë” e filloi transmetimin me 4 janar dhe punoi në kushte lufte deri me 21 qershor të vitit 1999./Media Ndërtimi