Në zonën e Marashit në Prizren kanë nisur punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Lokvica.
Kjo ndërhyrje po realizohet në kuadër të programit “Masat Preventive, ndërhyrjet Emergjente”, financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporti.
Projekti i hartuar nga punonjësit profesional të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, synon t’i riktheje shkëlqimin e munguar kësaj pasurie të trashëgimisë kulturore, nëpërmjet restaurimit te elementëve konstruktive dhe arkitektonike të objektit.
Pas një periudhe të gjatë problemesh në lidhje me restaurimin e shtëpisë së njohur si shtëpia e familjes “Lokvica” punimet e rinisura po ecin me ritme të përshpejtuara./Media Ndërtimi.