Connect with us

Trashëgimia

Nga viti i ardhshëm në Kosovë kërkohet licencë profesionale në veprimtarinë e trashëgimisë kulturore

Published

on

Duke filluar nga 1 Janari i vitit 2023, e gjithë veprimtaria profesionale në fushën e trashëgimisë kulturore do të zhvillohet vetëm me Licencë Profesionale.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka përfunduar të gjitha përgatitjet për zbatimin e procesit të licencimit të personave fizik dhe juridik ne fushën e trashëgimisë kulturore sipas Udhëzimit Administrativ ( MKRS ) Nr. 03/2021 të miratuar për Kriteret, Kërkesat, Rregullat dhe Procedurat lidhur me Lëshimin, Administrimin dhe Revokimin e Licencave Profesionale për Personat Fizik dhe Juridik në fushën e Trashëgimisë Kulturore.

Bordi i Licencimit është themeluar dhe ka filluar pranimin e aplikimeve për licenca të përcaktuara sipas Udhëzimit.  Në bazë të kualifikimit profesional, personave fizik dhe juridik ju mundësohet aplikimi për kategori dhe lloje të ndryshme të licencës sipas formularëve adekuat nga shtojcat e Udhëzimit.

Kërkesa për licencë dorëzohet personalisht nga aplikuesi. Pagesat për licenca bëhen përmes fletëpagesës, që lëshohet nga sekretari i Bordit të Licencimit, sipas tarifave të përcaktuara në Udhëzim.

Dosja e aplikimi së bashku me dëshminë për pagesë dorëzohen tek sekretari i Bordit të Licencimit dhe pas regjistrimit i nënshtrohet procesit të vlerësimit i cili zgjatë aq sa është përcaktuar në Udhëzim.

Informatat e hollësishme dhe dokumentet e nevojshme për aplikim  i gjeni në Udhëzimin e publikuar në faqen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit: https://bit.ly/3p3OJAH

Aplikimi bëhet çdo ditë pune nga ora 10:00 – 12:00 dhe nga ora 13:30-15:00 në objektin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit  në zyrën nr.108 kati I-rë, tek sekretarja e bordit znj.Hava Makolli./Media Ndërtimi.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending