Ndërtim
Nga 10 mijë euro u dhanë për t’u siguruar leja e ndërtimit në zonën e dytë të Parkut Kombëtar “Sharri”
Published
2 years agoon
Dimitrije Racicevic, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit, Hysni Bajrami dhe Dragomir Milosavljeviq, që të dy si inspektorë komunal të ndërtimit në Drejtorinë e Urbanizmit të Komunës së Shtërpcës po akuzohen për keqpërdorime dhe përfitime lidhur me ndërtimet pa leje në Parkun Kombëtar “Sharri” në Brezovicë.
Sipas aktit akuzues të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Racicevic, Bajrami dhe Milosavljeviq, po akuzohen për dy vepra penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti.
Ndërsa, Sasha Milosavleviq akuzohet se nga fillimi i vitit 2010 e deri në fund të vitit 2014, si shef i Drejtorisë së Kadastrit në Komunën e Shtërpcës dhe si deputet i Kuvendit të Kosovës, ka kryer tri vepra penale, atë për marrje ryshfeti, ushtrim të ndikimit dhe për armëmbajtje pa leje.
Sa i përket veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, prokuroria të akuzuarit Racicevic, Bajramin dhe Milosavljeviq i akuzon se nga fillimi i vitit 2013 deri më 21 dhjetor 2021, nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare, duke mundësuar dhënien e lejeve ndërtimore me qëllim të përfitimit pasuror nga investuesit, ku secili aplikim për leje mbikëqyrej nga i pandehuri Bratislav Nikoliq, e i cili sipas prokurorisë akuzohet për 4 vepra penale lidhur me këtë çështje penale.
Akti akuzues i prokurorisë po i ngarkon të tre të pandehurit, Revicevic, Bajrami dhe Miloslavijeviq se nuk kanë ndërmarrë veprime ekzekutive për ndërprerjen e punimeve të vikend-shtëpizave që ndërtoheshin pa leje. Por, sipas aktakuzës, të dy ish-inspektorët e Shtërpcës, Bajrami dhe Miloslavijeviq në bashkëveprim me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit, kanë marrë para në shuma prej 5 mijë euro.
Këta të fundit, akuzohen se i kanë marrë 14 mijë euro nga personi përgjegjës i ndërmarrjes “Quko Co”, të gjithë këtë shumë për ndërtimin e 10 vikend-shtëpizave për persona fizik si dhe për 6 vikend-shtëpiza në lagjen “Kashtanjeva”.
Sipas aktit akuzues, të gjitha këto leje ndërtimore ishin dhënë në kundërshtim me Ligjin për Ujërat Kosovës, Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit, Ligjin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Ligjit për Parkun Kombëtar “Sharri” si dhe në kundërshtim me Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri“.
Në aktakuzë, thuhet se me këto ndërtime në Parkun Kombëtar “Sharri” është bërë degradimi i papërmirësueshëm i mjedisit dhe janë rrezikuar pasuritë e mbrojtura natyrore në Parkun Kombëtar “Sharri“, zona e Brezovicës.
Po ashtu, për këto veprime të akuzuarit Racicevic, Bajramin dhe Milosavljeviq po akuzohen se kanë kryer edhe veprën penale të “Marrjes së ryshfetit”, se kanë përfituar në mënyrë të drejtpërdrejtë, me qëllim që të mos veprojnë sipas detyrave zyrtare.
Tutje, sipas aktit akuzues, Dimitrije Racicevic akuzohet edhe për tri vepra të tjera penale, për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, marrje ryshfeti dhe armëmbajtje pa leje.
Lidhur me veprën penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar, Racicevic akuzohet se me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, për lëshimin e dy lejeve ndërtimore, ka marrë një veturë “Shkoda Karavan” në vlerë prej 9 mijë euro në autosallonin “Alberti” në Çagllavicë, të paguara nga personi përgjegjës i NN “Quka- CO”.
Po ashtu, për këto veprime i akuzuari Racicevic, po akuzohet se ka kryer edhe veprën penale të “Marrjes së ryshfetit”, se ka përfituar në mënyrë të drejtëpërdrejtë me qëllim që të mos veprojë sipas detyrave të tij zyrtare.
Po ashtu, i njëjti sipas aktit akuzues po akuzohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, se më 21 dhjetor 2021 me rastin e kontrollit nga policia, i është gjetur një revole e tipit “Bereta” e kalibrit 7.65 mm me 8 fishekë, një revole e kalibrit 7.62 mm me 8 fishekë, dy karikatorë, 168 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 51 fishekë të kalibrit 7.65 mm, një palë pranga, 3 fishekë të kalibrit të panjohur, dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm, një pushkë gjuetie dhe 25 fishekë të pushkës së gjuetisë me jelek për vendosje të fishekëve, të gjitha këto në kundërshtim me nenin 5 të Ligjit mbi Armët.
Ndërsa, sipas dispozitivit IV, pika 1 të aktit akuzues, aktakuza e ngarkon Sasha Millosavleviq se nga fillimi i vitit 2010 deri në fund të vitit 2014, si shef i Drejtorisë së Kadastrit në Komunën e Shtërpcës dhe si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka kërkuar dhe pranuar para nga personi përgjegjës i NN “Quka-Co” që të veprojë në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare.
Sipas aktakuzës, i akuzuari Millosavleviq për sigurimin e një leje ndërtimore kishte kërkuar shumën prej 10 mijë euro, duke përfituar kështu shumën e përgjithshme prej 70 mijë euro.
Ai sipas prokurorisë akuzohet se për dhënien e lejeve ndërtimore, ka përfituar për secilën nga 10 mijë euro për personat Bajram Gushnica, Fehmi Imeri, Nexhmi Kastrati, Fatmir Salihi, ndërsa 30 mijë euro nga Hysein Ajdini, për ndërtimin e hotelit “Rock” në zonën e dytë të Parkut Kombëtar “Sharri”.
Për këto veprime, Millosavleviq po akuzohet se ka kryer veprën penale “Marrjes së ryshfetit” nga neni 428 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, Millosavleviq po akuzohet se ka kryer edhe veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”, pasi që sipas aktakuzës, ka kërkuar dhe pranuar para që të ushtrojë ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e personit zyrtar.
I njëjti, sipas aktit akuzues po ngarkohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” se më 21 dhjetor 2021 me rastin e kontrollit nga policia, i është gjetur një revole e tipit TT dhe 18 fishekë dhe një pushkë gjuetie, të gjitha këto në kundërshtim me nenin 5 të Ligjit mbi Armët.
Lidhur me këtë çështje penale në rastin “Brezovia 1”, akuzohen edhe persona të tjerë, për të cilët “Betimi për Drejtësi” në vazhdim do të sjellë detaje nga akti akuzues./Media Ndërtimi.
You may like
-
“Kulla s’asht cool”-qytetarët e Shkodrës po protestojnë kundër ndërtimit të objektit 35 katesh
-
Si Vladimir Putin krijoi një ‘flluskë’ të pasurive të paluajtshme
-
Kinezët dhe turqit “gëzojnë” koncesionin e bakrit në Shqipëri
-
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
-
Një autostradë dixhitale do të ndërtohet mes Tokës dhe Hënës
-
Develon prezanton ekskavatorin tunelues DX235RTF-7
Ndërtim
Arabia Saudite ndërton një tjetër park të madh ujor në qytetin Qiddiya
Published
7 months agoon
May 9, 2024Fondi sovran i pasurisë së Arabisë Saudite ka njoftuar ndërtimin e një parku të dytë të madh tematik ujor për qytetin Qiddiya në jugperëndim të Riadit.
Parku Aquarabia do të ketë 22 udhëtime dhe përvoja miqësore për familjen, me bazë uji. Ai mbështetet nga Kompania e Investimeve të Qytetit Qiddiya (QIC), e cila është në pronësi të Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF).
PIF tha se parku i ri ujor do të ishte më i madhi në rajon dhe do të plotësonte Qytetin Six Flags Qiddiya prej 1 miliard dollarësh, parkun kryesor të qytetit dhe parkun e parë Six Flags që do të projektohet dhe ndërtohet jashtë Amerikës së Veriut. Kontraktorët e Përgjithshëm Almabani të Arabisë Saudite dhe Bouygues i Francës nënshkruan një marrëveshje për të ndërtuar atë park tematik ujor, i cili mbulon një sipërfaqe prej 320,000 m2, në vitin 2021.
Uji i ricikluar do të përdoret në ujitjen dhe ftohjen e Aquarabia, ndërsa PIF premtoi se mbetjet e ujit do të “uleshin deri në 90%”.
Të dy parqet janë në ndërtim dhe janë caktuar për t’u përfunduar në vitin 2025, me një datë hapjeje ende për t’u komunikuar.
Qyteti Qiddiya do të shfaqë disa atraksione argëtuese, sportive dhe kulturore, duke përfshirë një zonë lojrash dhe e-sportesh, stadiumin Mohammed bin Salman me shumë sporte, një pistë sportive motorike dhe parkun tematik të shpallur së fundmi Dragon Ball.
Argëtimi, koha e lirë dhe sportet janë një nga 13 sektorët strategjikë të PIF për investime, në përputhje me Vizionin 2030 të Arabisë Saudite, i cili synon të diversifikojë ekonominë e Mbretërisë së pasur me naftë./Media Ndërtimi
Ndërtim
Kompanitë e ndërtimit shohin përfitime në efikasitet për shkak të dimrave të butë?
Published
7 months agoon
April 24, 2024Në gjithë globin, ciklet rajonale të dimrit shihen si periudha në rënie për produktivitetin e ndërtimit, por një raport i ri nga institucioni financiar holandez ING sugjeroi se tregu evropian ka rritur efikasitetin mes stinëve të ftohtë.
“Moti më i ngrohtë i dimrit do të thotë që kontraktorët evropianë të ndërtimit po përjetojnë më pak ndërprerje të biznesit ndërsa klima jonë ngrohet,” tha ekonomisti i lartë i ING Maurice van Sante në raportin e titulluar Kompanitë e ndërtimit shohin përfitime në efikasitet për shkak të dimrave më të butë.
Duke ofruar të dhëna të përpiluara nga ING Research, NASA dhe Our World in Data, van Sante vuri në dukje se anomalitë e temperaturës në hemisferën veriore arritën lartësi rreth dy gradë (Celsius) më të larta, mesatarisht, se në 1985.
“Ne donim të shihnim nëse temperaturat në rritje kanë pasur tashmë një ndikim të matshëm në ciklet vjetore të prodhimit të kompanive evropiane të ndërtimit,” tha Van Sante, duke vënë në dukje se dy tregues janë përdorur në matje:
Pjesa e kompanive që përmendin nivelet e tyre të prodhimit ishte e kufizuar gjatë periudhave të dimrit (janar dhe shkurt) dhe verës (korrik dhe gusht) për shkak të kushteve të motit.
Ndryshimi i vëllimeve aktuale të ndërtimit në këto periudha
Ajo që gjeti studimi ishte një reduktim me më shumë se 30% i kontraktorëve të BE-së, gjatë tre dekadave të fundit, të cilët thanë se aktivitetet e tyre ishin të kufizuara për shkak të motit të keq nga janari në shkurt.
Vera me vapë mbytëse nuk është problem për ndërtimin evropian!
Gjersa fitimet në produktivitet në dimër mund të shihen si pozitive, temperaturat në rritje globale – në përgjithësi – nuk janë.
Megjithatë, van Sante tha se një humbje reciproke e produktivitetit në verë (nga nxehtësia ose moti ekstrem) thjesht nuk po ndodh në një mënyrë të matshme.
Megjithatë, ai vuri në dukje se nivelet rekord në verë po rrisin shpeshtësinë e ditëve të punës të anuluara.
Përderisa mund të duket sikur se një planet në ngrohje ka krijuar një mjedis ideal për aktivitetet e ndërtimit në disa seksione të Hemisferës Veriore, van Sante paralajmëroi në raportin e tij se këto ndryshime janë ‘diamante’ në atë që është bërë një mjedis gjithnjë e më i ashpër./Media Ndërtimi
Ndërtim
Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023
Published
8 months agoon
March 26, 2024Pas rritjes dyshifrore në vitin 2022, ritmet e shitjeve në volum në sektorin e ndërtimit janë frenuar disi në vitin 2023, sipas të dhënave që INSTAT ka grumbulluar te kompanitë e ndërtimit.
Zakonisht në 3-mujorin e fundit të çdo viti ka një rritje të shitjeve në banesa, për shkak të blerjeve që bëjnë kryesisht emigrantët në këtë periudhë (shiko grafikun bashkëngjitur).
Në 3-mujorin e fundit të 2023, volumi i shitjeve në ndërtim u rrit me vetëm 1% nga 16.1% që ishte rritja në tremujorin e fundit 2022.
Gjatë gjithë tremujorëve të 2023, ritmet e rritjes së shitjeve në volum ishin më të ulëta se më 2022.
P.sh. në tremujorin e dytë 2023, volumi i shitjeve u rrit me vetëm 0.2%, në tremujorin e dytë rritja ishte me 5.2% nga 11.5% në të njëjtën periudhë të vitit 2022, shkruan Monitor.al
Me gjithë frenimin e ritmeve të rritjes, volumet e ndërtimit dhe shitjeve po rriten në sektorin e ndërtimit, edhe pse treguesit demografikë dhe inflacioni i lartë nuk po e frenojnë këtë trend si në Europë.
Tregu i pasurive të paluajtshme në Europë është në një fazë stanacioni nga rënia e kërkesës, teksa lufta në Ukrainë ka krijuar një efekt psikologjik negativ për investime në pasuri të paluajtshme.
Pavarësisht ngadalësimit, ndërtuesit vendas mbeten optimistë. Pas një rënie me 8 pikë në janar 2024, treguesi i besimit në ndërtim që matet nga Banka e Shqipërisë u rrit me 6.8 pikë përqindje në muajin shkurt. Ky tregues qëndron rreth 25 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë.
Rritja këtë muaj u përcaktua kryesisht nga vlerësimet më të mira për aktivitetin aktual ndërtues. Paralelisht me të, pritjet për punësimin dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rritje. Nga ana tjetër indeksi i besimit konsumator u rrit në disvarfor të blerjeve të mëdha në dy muajt e parë të vitit 2024.
Sektori i ndërtimit pësoi një rritje të vrullshme pas vitit 2016, kryesisht në sektorin e banesave. Rritja e lejeve në rekorde historike dhe sipërfaqes në ndërtim në pesë vjeçarin e fundit erdhi në një kohë që popullsia po pakësohet dhe po plaket nga rënia e lindjeve dhe emigracioni lartë të rinjve. Në kontradite më këto zhvillime çmimi i banesave është rritur me shpejtësi.
Ndërtimi është kthyer në motorin e rritjes ekonomike vitet e fundit. Në vitin 2022, sektori kontribuoi me 11.1 pikë % të vlerës së shtuar nga 9.4 pikë % që kontribuoi në vitin 2019. Ky kontribut u rrit më tej në vitin 2023, referojnë të dhënat jo përfundimtare.
Aktualisht, Shqipëria është vendi më i varfër i Europës dhe ka ekspozimin më të lartë të sektorit të ndërtimit në kontinent. Sipas Eurostat, në vitin 2022, ndërtimi kontribuoi me 11.2% të vlerës së shtuar bruto, ndërsa në BE, ky sektor kontribuoi me 5.5%./Media Ndërtimi