Connect with us

Infrastrukturë

Nëntë mashtrimet që kërkojnë të besojmë për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

Published

on

Gjatë qeverisjes “Rama” mund të jenë regjistruar shumë arritje të diskutueshme, por një pranohet (gjerësisht si e padiskutueshme) edhe prej kundërshtarëve më të egër të qeverisjes: arritja në fushën e propagandës, shkëlqimi i së cilës synon që të lerë në hije manipulimin e së vërtetës.

Më poshtë po rendisim nëntë mashtrime që shpërndan qeveria me qëllim vijimin e ndërtimit të aeroportit, në kushtet kur një pjesë e faktorit politik dhe mjedisor ndërkombëtar ka kërkuar ndalimin e ndërtimit të tij, shkruan Citizens-channel.com

Që aeroporti quhet: Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës (VIA), duke krijuar përshtypjen se po ndërtohet në Vlorë.

E vërteta është se aeroporti po ndërtohet brenda Peizazhit të Mbrojtur Pishë-Poro-Nartë, e cila konsiderohet një trashëgimi e spikatur ligatinore me interes të lartë konservimi. Peizazhi në fjalë është pjesë e Rrjetit Emerald, i mbështetur nga Këshilli i Europës që operon nën mbikqyrjen e Konventës së Bernës, një prej traktateve më të rëndësishme për mbrojtjen e jetës së egër. Ai shërben si një itinerar ekologjik për kalimin e shpendëve migratorë, i njohur si Korridori i Fluturimit të Adriatikut (AF).

Emërtimi Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, është një fabrikim i autoriteteve për të shkëputur vëmendjen dhe ndjeshmërinë e publikut nga territori i mbrojtur ku mbështen për mbijetesën e tyre me mijëra shpendë dhe kafshë.

Që vendi ku po ndërtohet aeroporti shërbeu si aeroport ushtarak gjatë Monarkisë e më pas, në periudhën e Luftës së Ftohtë nga i cili u ngritën në fluturim avionë luftarakë Mig 17.

E vërteta është se vendi ku po ndërtohet aeroporti u përdor për herë të parë në maj të vitit 1962 si një pistë mësimore sezonale për kursantët e shkollës së aviacionit. Asnjë avion luftarak (Mig 17) nuk fluturoi aty. Ajo shfrytëzohej vetëm në muajt e verës deri në vjeshtë, kur përmbytej nga ujërat. Pista nuk u shtrua kurrë me asfalt dhe funksionoi si e tillë deri në vitin 1992, kur u braktis.

Që vendi ku po ndërtohet aeroporti nuk është zonë e mbrojtur çka do të thotë se aeroporti mund të ndërtohet.

E vërteta është se hapësira prej 300 ha e cila u vu në dispozicion të zhvilluesit të aeroportit gëzon statusin e peizazhit të mbrojtur, i shpallur si i tillë në 22. 10. 2004, përmes Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 680. Një shkallë e tillë mbrojtjeje nuk e lejon ndërtimin e aeroportit. Por në 28. 10. 2020, krahas nisjes së procedurave të koncesionit për ndërtimin e aeroportit, autoritetet ia kaluan sipërfaqen prej 300 ha kompanisë e cila do të ndërtonte aeroportin, Më pas pohuan se sipërfaqja nuk kishte status mbrojtës. Procedura për lënien pa status të kësaj hapësire treqind hektarëshe ishte e paligjshme.

Që procedurat e koncesionimit të aeroportit ishin të ligjshme dhe transparente, gjersa dhe çelja e punimeve u përurua nga vetë kryeministri Rama në 28. 11. 2021.

E vërteta është se fillimi i punimeve për ndërtimin e aeroportit u bë pa një leje ndërtimi. Leja u bë e mundur vetëm në 7. 2. 2023, nën presionin e institucioneve ndërkombëtare, duke i dhënë sakaq kompanisë, mundësinë për të përfunduar pjesën më madhe të veprës në mënyrë të paligjshme.

Që vendi ku do të ndërtohet aeroporti përbëhet nga toka joproduktive dhe moçalore, të cilat në pjesën më të madhe të vitit zhyten nën ujë.

E vërteta është se të ashtuquajturat toka joproduktive (një keqinterpretim i qëllimshëm, për shkak edhe të prodhimit të ulët të tyre në drithëra) dëshmojnë të kundërtën: një ekosistem jashtëzakonisht vital që garanton mbijetesën e gjallesave. Nën presionin e ndryshimeve klimatike, të tilla ekosisteme ofrojnë një diversitet  biologjik themelor për zbutjen krizës globale mjedisore. Pikërisht këto hapësira ligatinore shërbejnë si depozita grumbulluese të gazit metan (shumë herë më i rrezikshëm se dioksidi i karbonit); mbushin akuaferet, duke krijuar rezerva ujore në brendësi të tokës, si dhe luajnë rol në zbutjen e agresionit detar që sulmon brendatokën.

Që Aeroporti i Mynihut do të operojë Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës (VIA), e pohuar nga vetë kryeministri Rama në maj të 2023, gjatë një interviste të drejtpërdrejtë televizive.

E vërteta është se autoritetet e Aeroportit të Mynihut (MA) e mohuan këtë fakt, por sqaruan se një tjetër filial i saj mund të ofrojë në të ardhmen vetëm shërbime konsulence.

Që banorët pranë vendit ku ndërtohet aeroporti, janë pro ndërtimit për shkak të zhvillimit ekonomik, duke krijuar përshtypjen se jo të gjitha grupet janë kundër.

E vërteta është se kontrata të tilla të korporatave të mëdha financiare, projektohen shpesh nëpër territore relativisht të varfëra, e më pas propagandohen si mjet zhvillimi për komunitetin lokal. Në esencë, të ashtuquajturit “banorë të aeroportit”, janë një grup i vogël militantësh, mbështetës të partisë në pushtet që në më shumë se një herë, më të flaktët, organizohen në fushata të nxitura nga drejtuesit vendorë për të kërkuar vazhdimin e punimeve. Ka dhe të tjerë mes tyre, farefis me një-tjetrin.

Që Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës (VIA) do të krijojë 1500 vende pune.

E vërteta është se numri i punëtorëve që punojnë në kantierin e aeroportit është jashtëzakonisht i ulët. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT), mesatarja e punëtorëve të regjistruar gjatë periudhës dyvjeçare të deritanishme është më pak se 6.

Që kundër aeroportit janë vetëm një grup ambientalistësh të çartur të cilët janë kundër çdo zhvillimi.

Është e vërtetë që protestat dominohen nga konservues të natyrës dhe përfaqësues të botës akademike shkencore, por nga ana tjetër, shkatërrimi i mundshëm i peizazhit përreth Lagunës së Nartës ka alarmuar përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe të Komisionin Europian. Konventa e Bernës, traktati më i rëndësishëm për natyrën i Këshillit të Europës (KE), pjesë e së cilës janë edhe vendet e Bashkimit Europian, kërkuan unanimisht, pak javë më parë, ndalimin e punimeve të aeroportit.

Nëse ka njerëz që besojnë, së paku në një prej nëntë narrativave të mësipërme, kjo tregon se qeveria ia ka dalë, që përmes propagandës të mashtrojë publikun. Si çdo qeveri, ajo synon të zhvillojë vendin. Por ky zhvillim po ndodh brenda zonave të mbrojtura; po ndodh shpejt dhe me ritme të larta; një model zhvillimi të cilin e lakmon çdo qeveri. Të shfrytëzosh burimet për të luftuar varfërinë, për të mbështetur të ardhmen ekonomike të gjeneratave, kjo përbën pa asnjë dyshim, një interes të ligjshëm. Asnjë udhëheqës nuk e fsheh një dëshirë të tillë. Por ajo që nuk mund të pranohet është imponimi përmes dhunës dhe mashtrimit, për të ushqyer një narrativë që mund t’u shërbejë interesave të ngushta ose afatshkurtra.

Ajo që duhet theksuar, nuk është thjesht, që të ekspozohet propaganda, por që të tregohet se çfarë fshihet pas saj. Të mos pranojmë a priori një model zhvillimi, por në radhë të parë të diskutojmë, bashkarisht, sa i qëndrueshëm është ai.

Por asnjë diskutim nuk mund të ndodhë nën propagandë!/Media Ndërtimi

Infrastrukturë

“Kulla s’asht cool”-qytetarët e Shkodrës po protestojnë kundër ndërtimit të objektit 35 katesh

Published

on

Ndërtimi i kullës 35 katëshe ‘Hotel Rozafa Tower’ në Shkodër mblodhi në protestë dhjetra qytetarë dhe aktivistë.

Kulla është një investim privat që do të ndërtohet përbri pallatit ekzistues Rozafa, nga “Uldedaj Group”, i zbatuar nga një studio spanjolle.

“Të vendosur përpara një fakti të kryer në një kohë kur për projekte kaq të mëdha duhen dëgjesa publike; të shqetësuar për dëmin urban dhe arkitekturor që kjo kullë paralajmëron ti kanosë Shkodrës; të indinjuar nga mosrespektimi nga ana e institucioneve i të drejtës sonë për qytetin dhe hapësirës që jetojmë vendosëm të marshojmë sot bashkë me ju kundër betonizimit të qytetit për të thënë: Jo kullave!“ – u shpreh aktivisti Amel Pervizi.

Sipas qytetarëve, zhvillimi i qytetit nuk vjen përmes kullave, ndërsa ky investim bie në kundërshtim me planin e përgjithshëm vendor të qytetit.

„Projekti i ri ka jo më pak se 43 mijë metër ndërtim të ri. Intensiteti I ndërtimit nga 4 që është i lejuar në planin e përgjithshëm vendor, shkon në 8.2, pra dyfishohet. Numri I lejuar i kateve nga 7 kate të lejuara shkon në 35, pra pesëfishohet. Lartësia në metra nga 29.8 metra e lejuar shkon deri në 100 metra lartësi. Parametër i cili trefishohet. Sa I përket distancave, kjo godinë me këtë lartësi duhet të mbajë jo më pak se 36 metër distancë nga kufiri i saj i pronës. Gjë që nuk mund ta realizojë dot”,-u shpreh urbanisti Imeldi Sokoli.

Ata theksuan se Shkodra ka nevojë për hapësira dhe investime publike dhe jo shëmbëlltyrë e “kryeqytetit rilindas”.

“Sot ne jemi të thirrur për ti dalë zot qytetit tonë, bukurisë së qytetit tonë, kulturës së qytetit tonë, historisë dhe trashëgimisë kulturore. Në 11 vite, kjo qeveri nuk solli asnjë investim për Shkodrën. Shkodra ka nevoja të mëdha, Shkodra ka objekte, monumente kulture që po bien brenda. Shkodra nuk ka nevojë për kulla, Shkodra ka nevojë për zhvillim dhe nëse flitet për inovacion, inovacioni nuk është një kullë e ndërtuar dhe e sjellë këtu jashtë të gjitha kritereve dhe jashtë të gjitha ligjeve. Ne nuk duam dhe nuk pranojmë betonizimin e Shkodrës“, -u shpreh Eliona Shkreli, anëtare e këshillit bashkiak Shkodër.

Mes thirrjeve „Stop betonizimit“ dhe “Kullat janë pastrim parash” qytetarët marshuan nga busti i Luigj Gurakuqit drejt godinës së bashkisë Shkodër, ku kërkuan realizimin e dëgjesave publike dhe konsultimeve me grupet e interesit.

“Një nga kompanitë, pjesë e Rozafa Group që do të investojë për kullë, sinjalizohet me shkresë për mos shlyerje të detyrimeve tatimore me vlerën 970 mijë euro. Nëse mbledhim fitime te deklaruara të këtij grupimi nuk arrijnë të shlyejnë as taksën e ndërtimit prej 8% ndaj bashkisë Shkodër, nëse ky investim prej 30 milionë eurosh realizohet. Si thoni ju a është me të vërtetë kjo kompani pas këtij ndërtimi? Zhvillimi duhet bërë duke ndjekur planin urbanistik të qytetit, duke bërë transparencë dhe duke u konsultuar”, – u shpreh Amel Pervizi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Si Vladimir Putin krijoi një ‘flluskë’ të pasurive të paluajtshme

Published

on

Çmimet janë rritur me 172% në qytetet më të mëdha të Rusisë gjatë tre viteve të fundit.

Hipotekat dikur ishin të papranueshme në Rusi. Dekada të propagandës sovjetike, e cila e denoncoi kredinë si një barrë të padurueshme, patën efekt.

Edhe pas përfundimit të komunizmit, rusët ende i referoheshin hipotekave si “skllavëri borxhi”, duke preferuar të kursenin derisa të mund të blinin shtëpitë e tyre. Vladimir Putin, presidenti i vendit, ka kaluar dy dekada duke u përpjekur të bindë qytetarët e tij, që të kenë një tjetër pikëpamje.

Në vitin 2003, gjatë mandatit të tij të parë, ai shpjegoi se hipotekat mund të ndihmojnë në zgjidhjen e “problemit akut të strehimit”, me të cilin përballen rusët. Lutja e tij ra në vesh të shurdhër.

Ai tani duket se ka më shumë sukses. Gjatë viteve të fundit, numri i rusëve që marrin hipoteka është rritur, për shkak të një programi bujar të subvencioneve shtetërore për blerësit e apartamenteve të reja. Por, shpërndarja e subvencioneve të shtetit ka nxitur një treg shumë ‘të nxehtë’ të pronave, duke i rritur çmimet e banesave.

Në vitin 2020, kur Rusia u mbërthye nga Covid-19, zyrtarët rritën ndihmat për ata, që blinin prona të sapondërtuara në një përpjekje për të forcuar ekonominë. Në fillim, bankat u ofruan aplikantëve për hipotekë një normë preferenciale prej rreth 6%, afërsisht dy pikë përqindje nën normën e tregut, dhe shteti paguante diferencën.

Zbritje të ngjashme, të cilat më parë ishin në dispozicion vetëm për familjet, iu ofruan më pas punëtorëve dhe njerëzve, që zhvendoseshin në vende duke përfshirë Arktikun, Siberinë dhe Ukrainën e pushtuar.

Megjithatë, vëllimet e hipotekave nuk filluan të rriteshin vërtet, derisa ekonomia e Rusisë shkoi në gjendje lufte. Bankat lëshuan kredi hipotekore me vlerë 7.7 trilion rubla (88 miliardë dollarë, ose 4% e PBB-së) vitin e kaluar, nga një total prej 4.3 trilionësh në vitin 2020. Shumica u mbështetën nga subvencione.

Kjo pasqyron faktin se rusët nuk kanë mundësi investimi: sanksionet rëndojnë mbi bursën dhe kontrollet e monedhës e bëjnë të vështirë lëvizjen e parave jashtë vendit. Inflacioni, i cili u ngrit përsëri në mesin e vitit 2023, ka luajtur gjithashtu një rol.

Kur Banka Qendrore e Rusisë (CBR) filloi të rriste normat e interesit, interesi për skemën u rrit. Ndërsa CBR ngriti normën e saj bazë në 16%, qeveria e mbajti normën e saj preferenciale të ulët, duke e rritur atë në vetëm 8%. Në qershor kishte një hendek prej më shumë se dhjetë pikë përqindjeje midis normës së qeverisë dhe normës së tregut për një hipotekë.

Në fillim të këtij muaji ajo i dha fund skemës së saj më të njohur, e cila ishte për blerësit e ndërtesave të reja. Numri i hipotekave të reja mund të bjerë me rreth 50% në gjysmën e dytë të vitit.

Industria e ndërtimit të Rusisë do të vuajë si rezultat. Kështu do të bëjnë bankat, të cilat kanë gëzuar fitime rekord të nxitura nga rritja e shpejtë e portofolit të hipotekave. Për momentin, megjithatë, tregu i banesave duket se do të arrijë të shmangë një kolaps.

Vasily Astrov i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, thotë se “ngadalësimi dhe ndoshta stanjacioni” ka më shumë gjasa sesa një rënie e madhe e çmimeve.

Ekonomia e luftës e Rusisë, e cila ka parë rritje të shpejtë të pagave këtë vit, mund të jetë ende në gjendje të mbajë një treg të fortë pronash, edhe kundrejt normave më të larta dhe mbështetjes së pakësuar të shtetit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Kinezët dhe turqit “gëzojnë” koncesionin e bakrit në Shqipëri

Published

on

Fabrika e përpunimit të bakrit në Fushë Arrëz iu dha me koncesion për 30 vite një kompanie turke. Ishte viti 2001 kur shteti shqiptar firmosi marrëveshjen koncesionare. Shumë shpejt në lojë hynë edhe partnerët kinezë. Periudha e artë e marrëdhënieve të Shqipërisë me Kinën u ndërpre rreth viteve 80-të, për t’u rivendosur sërish me ardhjen e demokracisë.

Përmes një operacioni financiar të zhvilluar në Turqi, ata morën nën zotërim pjesën më të madhe të rezervave shqiptare të bakrit, të cilat kaluan në pronësi të gjigantit botëror të minierave, kompanisë kineze “Jiangxi Koper”, shkruan citizens.al.

Ata blenë 48% të aksioneve të kompanisë “BerAlb” e cila zotëronte për 30 vite koncesionin e bakrit në vendin tonë, duke përfituar të drejtën për të administruar dhe shfrytëzuar minierën e bakrit Munellë, minierën e bakrit Lak-Rosh, minierën e bakrit Karmë, fabrikën e pasurimit të bakrit Fushë-Arrëz dhe të Mjedës si dhe impiantin e fraksionimit të skorieve të bakrit në Shëngjin.

Me një kapital fillestar prej vetëm 30 mijë USD ose 47 Milionë lekë, kjo kompani e ka zgjeruar kapitalin e saj çdo vit, ndërsa aktualisht deklaron një kapital prej 7.7 miliardë lekësh.

Pavarësisht rritjes së kapitalit, kompania deklaron se del vazhdimisht me humbje.

Megjithëse deklaron bilance negative, në vitin 2017 kompania nënshkroi një tjetër marrëveshje me shtetin shqiptar duke e shtyrë koncesionin edhe me 10 vite . Pra koncesioni i bakrit dhënë Turqisë dhe Kinës do të jetë në fuqi deri në vitin 2043. Ekspertët sugjerojnë se zgjatja e afatit duhet të ishte ballafaquar me performancën ekonomike, rritjen e niveli të mirëqënies së zonës si dhe ruajtjen e mjedisit./Meda Ndërtimi

Continue Reading

Trending