Aktuale

Nënshkruhet memorandum për mbrojtje të sektorit të pylltarisë në Komunën e Prishtinës

Published

on

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama bashkë me Ministrin e Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, kanë nënshkruar ‘Marrëveshjen e Bashkëpunimit’ për mirëmbajtjen, mbrojtjen dhe revitalizimin e hapësirave pyjore të Kryeqytetit, iniciativë kjo e cila do të implementohet në bashkëpunim me Agjencia Pyjore e Kosovës.

“Mirëpresim bashkëpunimin e vazhdueshëm për të siguruar një mjedis të pastër e të shëndoshë për të gjithë.”, tha Rama.

Në kuadër të këtij takimi, u nënshkrua memorandumi për mbrojtje të sektorit të pylltarisë në Komunën e Prishtinës përmes bashkëpunimit të ndërsjellët me Agjencinë e Pyjeve të Kosovës.

“U dakorduam që të shohim edhe mundësi të reja bashkëpunimi mes të dyja niveleve, me qëllim që të avancojnë dhe fuqizojnë sektorin e bujqësisë në këtë komunë përmes ndarjes së të dhënave, inspektimit gjatë implementimit të programeve tona mbështetëse, pasqyrimin e qartë të pronave dhe tokave bujqësore dhe forcimin e zinxhirit të bashkëpunimit mes nivelit lokal dhe qendror.”, deklaroi ministri i Bujqësisë, Faton Peci./Media Ndërtimi.

Trending

Exit mobile version