Connect with us

Trashëgimia Kulturore

Nënshkruhet marrëveshja për të forcuar bazën ndëshkuese për dëmtuesit trashëgimisë kulturore

Published

on

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore kërkon bashkërendim të ngushtë ndër institucional, dhe këtë po e bëjmë, deklaroi ministri i Kulturës Hajrulla Çeku i cili të martën, priti në takim koordinues, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zëvendësministrin e Ministrisë së Drejtësisë, Vigan Qorolli, përfaqësuesin nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Agron Qalaj, zëvendëskryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Qerim Ademaj dhe Arbnesh Ajvazin, përfaqësues nga Policia e Kosovës.

“Si institucione kyçe në luftimin e dëmtimit të qëllimshëm të trashëgimisë, kemi për qëllim angazhimin maksimal në parandalimin e dëmtimit të trashëgimisë kulturore dhe forcimin e bazës ndëshkuese për dëmtuesit.

U dakorduam të vazhdojmë këtë koordinim përmes takimeve të rregullta dhe veprimeve të përbashkëta.

Puna e vazhdueshme dhe intensive që po bëhet në mbrojtje, restaurim e funksionalizim të trashëgimisë sonë kulturore në gjithë vendin, nuk mund të pengohet nga askush.

Dëmtimet, djegiet nuk na zmbrapsin. Do të sigurohemi që çdo aset të kthehet në gjendjen e mëhershme dhe ata që i dëmtojnë të marrin dënimet meritore.”, deklaroi ministri Çeku./Media Ndërtimi

Trashëgimia Kulturore

Nis restaurimi i shtëpive tradicionale në Lagjen e Hajdinëve në Gjilan

Published

on

Ka filluar restaurimi i shtëpive tradicionale në Lagjen e Hajdinëve në Komunën e Gjilanit.

Në kuadër të projektit përfshihen tri shtëpi, ajo e Xhelë Hajdinit, shtëpia e Hajdin Hajdinit dhe Shaq Hajdinit.

“Po kujdesemi për ruajtjen e vlerave të shtëpive. Si të tilla do të jenë pasqyrë e trashëgimisë sonë të pasur kulturore”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia Kulturore

Zbulohet një mbishkrim monumental në Lokalitetin Arkeologjik Ulpiana

Published

on

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i cili ka vizituar Lokalitetin Arkeologjik.

“Ekipi i arkeologëve në përbërje nga Christophe Goddard, Arben Hajdari e Milot Berisha gjatë hulumtimeve shkencore kanë zbuluar një mbishkrim monumental me rëndësi të jashtëzakonshme historike nga Perandori Justinian (527-565) i qytetit Justiniana Secunda, i përshkruar si qytet Dardan, një qytet në provincën e Dardanisë (krijuar nga paraardhësi i tij Diokleciani në fillim të shek. IV pas e.s.) dhe i kishës së tij.

Mbishkrimi paraqet një dëshmi shumë të rrallë dhe dëshmon afërsinë e perandorit ndaj provincës së origjinës. Kisha paraqet një prej zbulimeve më të mëdha të Perandorisë së vonshme romake dhe perandorëve më të rëndësishëm” ka shkruar Çeku në postimin e tij në Facebook./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia Kulturore

13 asete shtesë të trashëgimisë kulturore, tash në mbrojtje të përhershme.

Published

on

Asetet që tashmë janë në mbrojtje të përhershme:

Në Gjilan, Shtëpia e Zekirja Abdullahut,
Kisha e Shën Anës, Objekti i Kajmekamëllekut,
Objekti i ish Depos Ushtarake Turke, Shtëpia e Haxhi Ahmetit,
Në Prizren, Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,
Kompleksi i Kishës Katolike “Zonja Ndihmëtare”, Kroi i Binbashit,
Shtëpia e Musa Shehzades,
në Partesh, Kisha e Shndërrimit,
në Ferizaj, Kompleksi i Ndërtesave: Xhami e Kishë Ortodokse,
në Kamenicë, Teqeja e Sheh Zenel Abedinit,
në Kaçanik, Xhamia e Hoxhë Sinan Pashës.

“Çdo ditë përkushtim në mbrojtjen, ruajtjen dhe funksionalizimin e aseteve tona të trashëgimisë.”, shkruan në njoftimin e MKRS-së./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending