Connect with us

Infrastrukturë

Në Tiranë, 35,000 apartamentet janë në platformën AirBnb, gjeneruan 12 milionë dollarë

Published

on

Numri i apartamenteve dhe shtëpive për dhënie qiraje në AirBnb apo Booking është rritur ndjeshëm në vend vitin e kaluar, për shkak të fluksit të lartë të turistëve të huaj.

Rritja e numrit të këtyre strukturave ka shtuar edhe të ardhurat e gjeneruara nga pronarët e tyre. Në Tiranë për vitin e kaluar, sipas të dhënave të AIRDNA (struktura për të dhënat e platformës AirBnb) për “Monitor”, të ardhurat nga pronat ishin 11,7 milionë USD. Për vitin 2022 të hyrat nga qiratë e shtëpive në AirBnb ishin 7,3 milionë USD. Në raport me 1 vit më parë, arkëtimet u rritën 60%, shkruan Monitor.al

Por agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme parashikojnë mbyllje të një sërë strukturash që jepen me qira ditore apo kthimit të tyre për dhënie me qira afatgjatë, pas ndryshimeve ligjore për formalizimin e tyre.

“Jo të gjithë po vijojnë t’i mbajnë këto aktivitete. Shumë prej tyre po zgjasin 3 deri 6 muaj, pastaj e mbyllin. Kemi pasur raste që e mbyllin si biznes dhe më pas e merr dikush tjetër apartamentin me qira për ta ri dhëne me qira ditore. Më tepër këto biznese po mbyllen nga individë që përveç të ardhurave nga punësimi, siguronin të ardhura të tjera nga qiraja afatshkurtër”, pohon Lorina Rada nga agjencia imobiliare “Century 21 CPM”.

Në total në Tiranë për vitin 2023 ishin të listuara 34,834 prona, duke përfshirë apartamente, shtëpi apo vila pushimi. Krahasuar me 2022 numri i tyre u rrit 31%. Numri më i lartë i pronave të listuara në Tiranë varion në periudhën korrik-dhjetor, me përkatësisht deri 3,000 prona të listuara në muaj. Për 2023 kërkesa për net-qëndrimi u rrit 78%. Prezenca e turistëve të huaj në Tiranë është konstatuar nga rritja e fluksit të frekuentimeve, sidomos në zonat kryesore, si: Pazari i Ri, pranë kalasë së Tiranës, ish Blloku etj.

Problematikë e tregut është edhe rreziku i flluskës për shkak të çmimeve shumë herë më të ulëta krahasuar me shtetet e Europës, e ndikuar nga oferta e larta.

Nëse prenoton një apartament me qira në Booking në shkurt, çmimet e tyre për 1 ditë nisin nga 3,300 lekë deri në 10,000 lekë për shtëpi me lokacion deri 500 metra larg qendrës.

Në Paris një apartament kushton nga 10,000 deri 25,000 lekë/dita me vendndodhje 3 km larg qendrës.

Në Milano çmimet arrijnë deri 150,000 lekë/dita për apartamente deri 3,5 km larg qendrës.

Në Pragë çmimet e apartamenteve me qira në Booking variojnë nga 3,500 deri 8,500 lekë nata.

Ndër 10 qytetet me numrin më të lartë të pronave të listuara në AirBnb për qira ditore kryeson qyteti i Vlorës. Të ardhurat në Vlorë e gjenenuara nga apartamentet me qira në AirBnb për 2023 arritën në vlerën e 25,9 milionë USD apo 103% më shumë se në 2022. Në Vlorë ishin të listuara 70,143 apartamente dhe shtëpi pushimi në AirBnb. Numri i tyre u rrit 31% në raport me një vit më parë./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending