Connect with us

Tech

Në Slloveni prodhohet super vetura hibride që kushton 1.5 milion euro

Published

on

Ata që kishin fonde, por nuk arritën të blinin Koenigsegg One:1 tani kanë mundësinë për një alternativë që vjen nga Sllovenia.

Kjo është kompania sllovene Tushek, e cila ka filluar të pranojë porosi për hiperveturën e saj hibride TS900 Apex, transmeton Telegrafi.

Kompania është themeluar në vitin 2008 nga shoferi slloven Aljoša Tushek dhe për TS900 është folur që disa vite. Në një kohë, spekulohej se do të fuqizohej nga një motor V8 4.2 litërsh i çiftuar me dy motorë elektrikë, fuqia totale e të cilit do të ishte 950 kuaj/fuqi dhe do të transmetohej në të katër rrotat. Falë shasisë dhe karrocerisë së makinës, pesha e veturës është ulur në 1410 kg.

TS900 i përmirësuar do të ketë debutimin e tij global javën e ardhshme në Londër, dhe Tushek thotë se vetura zhvillon 1,350 kuaj/fuqi dhe është pak më e lehtë se 1,350 kg.,

Prandaj, kjo do të jetë hipervetura hibride më e lehtë në treg me “sistemin e tij të patentuar të shtytjes elektrike” të bazuar në teknologjinë e aeroplanëve të kombinuar me një motor me djegie të brendshme.

Tushek do të prodhojë vetëm 36 kopje të TS900 Apex, secila prej të cilave do të kushtojë 1.5 milion euro. Raportohet se në ofertë do të shfaqet edhe TS900 RacerPro, një version i destinuar ekskluzivisht për pistën, i cili do të prodhohet në vetëm 12 kopje./Media Ndërtimi.

Tech

iPhone i parë i palosshëm i Apple mund të mbërrijë në vitin 2026

Published

on

Apple vazhdon të punojë në një iPhone të palosshëm, i cili mund të arrijë që në vitin 2026, sipas një raporti nga The Information.

Në shkurt, The Information raportoi se Apple ishte në fazat e hershme të zhvillimit të dy prototipeve të palosshme të iPhone.

Por tani, duket se Apple mund të jetë vendosur në një dizajn, pasi The Information thotë se pajisja ka një pseudonim të brendshëm, V68, që tregon “ideja ka kaluar përtej fazës konceptuale” dhe tani është “në zhvillim me furnitorët”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Apple thuhet se është ende duke punuar “për të rrafshuar rrudhat” që shfaqen kur telefoni shpaloset dhe po përpiqet gjithashtu ta bëjë pajisjen më të hollë.

Kjo vërteton raportin e së martës nga DigiTimes, i cili zbulon detaje të ngjashme në lidhje me planet e telefonit të palosshëm të Apple.

Thashethemet e fundit sugjerojnë se Apple po punon gjithashtu për një pajisje të palosshme të ngjashme me MacBook që mund të fillojë të shpërndahet në vitin 2026./Media Ndërtimi

Continue Reading

Tech

Qeveria Kurti ndalon Tik-Tok-un, menjëherë implementohet ndalimi në pajisjet zyrtare

Published

on

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, më 28.06.2024, ka miratuar propozim vendimin që të ndalojë përdorimin e rrjetit social Tik-Tok në të gjitha institucionet publike.

Sipas këtij vendimi të gjithë zyrtarët publik  janë të obliguar ta largojnë aplikacionin në pajisjet zyrtare.

Menjëherë pas miratimit të këtij vendimi, në pajisjet zyrtare është pamundësuar hapja e këtij aplikacioni.

“Bazuar në politikat e qasjes sëë organizatës suaj, qasja në këtë faqe interneti është bllokuar” – është njoftimi që iu del zyrtarëve publikë kur provojnë të kyçen në Tik-Tok.

Kallxo.com ka siguruar një fotografi të një pajisje zyrtare, nga e cila nuk është e mundur të kyçet në rrjetin social Tik Tok./Media Ndërtimi

Continue Reading

Tech

Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendim për ndalimin e “Tik-Tok-ut” në të gjitha institucionet publike

Published

on

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në mbledhjen e sotme e cila pritet të fillojë në ora 14:00, në rend dite janë dhjetë pika.

Ndër të tjera në mbledhjen e sotme të ekzekutivit do të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të Rrjetit Social “Tik Tok” në të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës.

Në mbledhjen e sotme po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Drafti i Strategjisë Shtetërore Kundër Drogave 2024-2028 dhe Planin e Veprimit 2024-2026, shqyrtimi i Drafti i Strategjisë së Punësimit në Kosovë 2024-2028 dhe Planit të Veprimit 2024- 2025 dhe shqyrtimi i Draftit të Strategjisë së Turizmit të Republikës së Kosovës 2024-2030 dhe Plani e Veprimit 2024-2026./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending