Aktuale
Në Shqipëri propozohet subvencionimi i taksës së Rrugës së Kombit për turistët kosovarë
Published
3 years agoon
“Kosova është furnizuesi ynë kryesor me turistë, prandaj ne duhet të ndërmarrim masa të rëndësishme për këtë vit, qoftë me ulje taksash por edhe subvencionim të taksës së rrugës së Kombit. Pra janë elemente që po i përdor rajoni. Autostrada Shkup-Prishtinë u jep mundësi daljeje në Greqi. Shqipëria vërtet ka numrin më të madh të turistëve, por ka të ardhurat më të ulëta për turist, vetëm 390 dollarë, ndërkohë që Kosova ka 940 dollarë të ardhura për çdo turist”, u shpreh kryetari i Hotelierëve dhe i Shoqatës së Turizmit në Shqipëri, Zak Topuzi
Turizmi në Shqipëri po fillon që të gjallërohet me shpejtësi pas humbjeve që u shënuan nga pandemia e COVID-19 dhe këtu rolin kryesor e ka Kosova.
Hotelierët kërkojnë edhe më shumë, andaj kanë dalë me idenë që të subvencionohet taksa që paguhet për kalim në “Rrugën e Kombit”.
Sipas të dhënave të Institutit Shqiptar të Statistikave (INSTAT), hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur me shpejtësi në prill, ku ndikimin kryesor në këtë ka dhënë Kosova.
Numri i hyrjeve të vizitorëve nga Kosova në Shqipëri është 136.022 apo 21.13% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2019 kur nuk kishte pandemi (viti 2020 nuk është marrë si referencë, pasi kufiri ishte i mbyllur për shkak të COVID-19).
Por edhe për periudhën janar-prill, numri i vizitorëve nga Kosova ka shënuar rritje. Nga 316.221 vizitorë që janë regjistruar në janar – prill 2019, në këtë periudhë të këtij viti, nga Kosova në Shqipëri janë regjistruar të kenë hyrë 381.389 persona apo 20.6% më shumë.
Pavarësisht se numri i hyrjeve nga Kosova për në Shqipëri po njeh vetëm rritje, operatoret turistikë në vend kërkojnë që të mbajnë këtë kontingjent turistësh. Kryetari i Hotelierëve dhe i Shoqatës së Turizmit në Shqipëri, Zak Topuzi, thotë se këtë sezon duhet të punohet për të mbajtur turistët kosovarë nëpërmjet subvencionimit të taksës në Rrugën e Kombit. Ai pret për këtë vit 3 milionë turistë. “Ne vjet kishim rreth 2.4 milionë turistë dhe shpresojmë që këtë vit të kapim 3 milionë. Sipas ekspertëve, numri i turistëve mund të kthehet në normalitet këtë vit, por të ardhurat e 2019-s do të mund të arrihen në fund të vitit 2025”, tha Topuzi. Sipas tij, përpos numrit të lartë të turistëve, të ardhurat janë të ulëta dhe për këtë arsye Shqipëria duhet të luftojë për të tërhequr sa më shumë turistë elitarë. Shton se këtë sezon duhet të punohet për të mbajtur turistët kosovarë nëpërmjet subvencionimit të taksës në Rrugën e Kombit.
Subvencionimi i taksës
“Kosova është furnizuesi ynë kryesor me turistë, prandaj ne duhet të ndërmarrim masa të rëndësishme për këtë vit, qoftë me ulje taksash por edhe subvencionim të taksës së Rrugës së Kombit. Pra, janë elemente që po i përdor rajoni. Autostrada Shkup-Prishtinë u jep mundësi daljeje në Greqi. Shqipëria vërtet ka numrin më të madh të turistëve, por ka të ardhurat më të ulëta për turistë, vetëm 390 dollarë, ndërkohë që Kosova ka 940 dollarë të ardhura për çdo turist, pra 2.5 herë më shumë”, u shpreh Topuzi.
Taksa në Rrugën e Kombit është 10 euro, 5 për vajtje e 5 për kthim.
Në fakt, edhe pse moti nuk ka qenë i qëndrueshëm në muajt e parë të pranverës, plazhet e Shqipërisë janë frekuentuar nga shumë pushues, Njësoj ishte edhe këtë fundjavë. Vetëm të shtunën llogariten të kenë hyrë në Shqipëri 6300 automjete me rreth 13 mijë qytetarë të Kosovës. Ndërkohë që vazhdon të jetë i lartë numri i hyrje-daljeve nga pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës me Maqedoninë Veriore.
Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë fundjavës në të dyja anët e kufirit me Maqedoninë Veriore kanë hyrë dhe kanë dalë 4.880 shtetas. Numri më i lartë sipas burimeve zyrtare, është regjistruar në hyrje nga vendi fqinj në Shqipëri, me 2.646 shtetas. Ndërkohë që kanë dalë nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut 2.234 shtetas. Numri i lartë i hyrjeve drejt Shqipërisë tregon se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kalojnë fundjavën në Shqipëri shkruan Koha.net
Priten rreth 100 mijë turistë serbë
Ndërkohë, pjesa më e madhe e shtetasve të cilët dalin nga pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës vijon ta përdorë Maqedoninë e Veriut si vend transit për të kaluar në Greqi, aty ku një pjesë e mirë e tyre jetojnë dhe punojnë. Shqipëria, përveç nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, pritet që këtë sezon turistik të tërheqë mijëra turistë nga rajoni, ku serbët vlerësohet se janë veçanërisht të interesuar për të vizituar Shqipërinë. Sipas operatorëve turistikë në jug të Shqipërisë , shumë pushues nordikë kanë anuluar pushimet e tyre, ndërsa pritet që turistët e rajonit të jenë ata që do të vizitojnë masivisht brigjet e Jonit e Adriatikut.
Boris Firicki, agjent i një agjencie turistike serbe që operon online, ndodhet në Sarandë, ndërsa shprehet se turistët serbë e kanë zbuluar bregdetin shqiptar vetëm vitin e kaluar, ndërsa ky do të jetë viti kur pritet, sipas tij, që në brigjet shqiptare të pushojnë rreth 100 mijë serbë.
“Në fakt Shqipëria u zbulua për turistët serbë vitin e kaluar kur ishte dhe fillimi i pandemisë së koronavirusit. Vendi juaj ishte i vetmi vend i hapur për turistët tanë. Vitin e kaluar më shumë se 40 mijë turistë nga Serbia vizituan Shqipërinë, këtë vit Shqipëria ka fituar mjaft popullaritet për shkak të shpërndarjeve në rrjetet sociale, mediave dhe nga përshtypjet që turistët e vitit të kaluar kishin për vendin tuaj”, tha Firicki.
You may like
Aktuale
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
Published
4 months agoon
July 25, 2024Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.
Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.
Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.
Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.
Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.
Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…
Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi
Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.
Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.
Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.
“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.
Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.
“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.
Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.
“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi
Aktuale
Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë
Published
4 months agoon
July 24, 2024Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.
Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.
Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.
Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.
Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.
Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.
Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.
Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.
Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.
“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi