Shtatori konsiderohet “muaji i trashëgimisë” dhe çdo ditë e tij, do t’i dedikohet trashëgimisë së qëndrueshme dhe aktivitetet do të kulmojnë me Ditën Europiane të Trashëgimisë.
Në kushtet e ndryshimeve klimatike, por edhe të ruajtjes së identitetit në një botë gjithnjë e më globale, vëmendja është drejtuar veçanërisht te ruajtja e trashëgimisë kulturore e qasja më e shëndetshme ndaj mjedisit, për të krijuar një të ardhme të qëndrueshme.
Dhe për të shënuar këtë muaj, në Durrës është ringritur Kulla C e cila ishte dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019.
Ministrja e Kulturës e Shqipërisë Elva Margariti tha se ringritja e kësaj kulle tregon vendosmëri për të shkuar drejt së ardhmes me një çasje më të kujdesshme ndaj mjedisit.
Ringritja e Kullës C, në Durrës, pas dëmtimeve nga tërmeti i vitit 2019, është simbol i këmbënguljes sonë, për të shkuar drejt kësaj së ardhmeje”, është shprehur Margariti përmes një postimi në rrjete sociale.
Ministrja ka renditur partnerët që mbështetën financiarisht këtë proces dhe pa të cilët realizimi do kishte qenë i pamundur: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Qeverinë Suedeze dhe Fondacionin “Prince Claus”/Media Ndërtimi