Connect with us

Turizëm

Në Llogara ka mal, det, borë dhe plazh

Published

on

Ministrja shqiptare e Turizmit, Mirela Kumbaro ka postuar sot pamje nga Maja e Qorres në Parkun Kombëtar të Llogarasë në jug të vendit.

Në fotot e shpërndara shihen pamjet magjepsëse të malit me borë dhe bregdetit, një peizazh i veçantë për të gjithë adhuruesit e natyrës.

Kumbaro shkruan në Facebook: “Edhe mal, edhe det; Edhe borë, edhe plazh”.

Ky kombinim i rrallë në këtë periudhë të vitit mbetet për t’u vizituar. Zona e Llogorasë ofron shumë mundësi për turizëm malorë me hotele dhe restorante që edhe gjatë dimrit mirëpresin vizitorë të shumtë, kryesisht nga Vlora./Media Ndërtimi.

Turizëm

Kosova destinacion turistik në Panairin e Turizmit në Holandë

Published

on

Kosova ka qenë një nga destinacionet për turizëm të promovuara nga agjencitë turistike në kuadër të Panairit më të madh të turizmit në Holandë, që po mbahet në qytetin e Utrechtit nga 12 deri më 15 janar.

Në hapje të kësaj ngjarjeje, Ambasadori Dren Doli takoi edhe kryetaren e Utrechtit, Sharon Dijksma, me të cilën shkëmbyen diskutime rreth potencialit kulturor e turistik të Kosovës./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Turizëm

Vjosa në top listën e vendeve për t’u vizituar sipas The New York Times

Published

on

Mbrojtja e Vjosës, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, nuk ka qenë e lehtë. Pas një dekade projektesh të propozuara që kërcënonin të ndryshonin rrjedhën, ekosistemet e saj të panumërta dhe luginat, qeveria shqiptare u angazhua qershorin e kaluar për të krijuar Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa.

Është ky përshkrimi që gazetari Alex Crevar ka bërë në një artikull të The New York Times që sugjeron 52 vende për t’u vizituar në vitin 2023.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar lajmin duke vënë në dukje se Vjosa është ndër propozimet e para të prestigjiozes amerikane.

Sipas tij viti 2023 është viti i Vjosës./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Turizëm

Hotelet e Ferizajt pajisen me udhëzues dhe harta turistike

Published

on

Drejtori i  Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj Balton Derguti, gjatë ditës së sotme ka dorëzuar materialin informativ të turizmit në hotelet e komunës  tonë.

Turistët do te kenë mundësi që të informohen për mundësitë turistike që ofron Komuna e Ferizajt dhe t’i vizitojnë ato.

Përfaqësuesit e hoteleve e mirëpriten iniciativën e drejtorit Derguti, duke shtuar se  këto materiale informative të turizmit kanë qene shumë të nevojshme për vizitoret e tyre./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending