Connect with us

Infrastrukturë

Në gjendje të rëndë Infrastruktura hekurudhore në Kosovë

Published

on

Në qarkullim është vetëm linja në relacionin Prishtinë – Pejë, përmes së cilës bëhet vetëm transporti i udhëtarëve.

Trenat e Kosovës sot nuk lidhen me asnjë linjë ndërkombëtare. Por rehabilitimi i hekurudhave në territorin e Kosovës, do t’ia mundësojë Kosovës kyçjen në korridoret e vendeve të rajonit dhe në ato pan-evropiane.

Për rehabilitimin e linjave hekurudhore, janë duke u kryer punimet në linjën Fushë Kosovë – Hani i Elezit. Kjo linjë hekurudhore është e ndarë në segmentet: Hani i Elezit – Fushë Kosovë dhe Mitrovicë – Leshak.

Zymer Zekaj, ushtrues detyre kryeshef Ekzekutiv në “Infrakos”, për Radio Kosovën tha se momentalisht janë duke u zhvilluar punimet në linjën e 10-të hekurudhore, që përfshin segmentin hekurudhor nga kufiri me Serbinë në veri të Kosovës deri në lindje në kufirin e Kosovës me Maqedoninë e Veriut.

Ndërkaq, për sa i përket modernizimit të linjës hekurudhore Prishtinë – Pejë, e cila është e vetmja linjë që bën bartjen e udhëtarëve, Zeka thotë se në këtë projekt përfshihet sinjalizimi, elektrifikimi dhe rehabilitimi i stacioneve të trenit, që janë të shkatërruara, e që kanë vlerë kulturore dhe historike. Disa nga këto stacione janë të mbrojtura nga UNESKO: Me këtë modernizim parashihet rregullimi i sinjalistikës, rregullimi i stacioneve që kanë vlerë. Një pjesë e madhe e tyre janë të mbrojtura nga UNESKO. Jemi në përgatitje të referencave edhe për linjën Klinë –Prizren.

Zekaj sqaroi se vendkalimet e licencuara nga Ministria e Infrastrukturës kanë sinjalizim të rregullt, por sipas tij, ka edhe vendkalime ilegale, që punëtorët e hekurudhave janë të detyruar t’i largojnë.Vendkalimet mbi binarë që bëhen kohë pas kohe, janë të jashtëligjshme. Ne jemi të detyruar kohë pas kohe të shkojmë t’i eliminojmë ato.

Ndërkaq, në një vizitë që ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, që u bëri punimeve që po zhvillohen në pjesën e hekurudhës në fshatin Miradi të Epërme, tha se rehabilitimi i hekurudhës Fushë Kosovë – Hani i Elezit, është faza e parë e projektit të tërësishëm.

Aliu theksoi se modernizimi i kësaj hekurudhe përbën një hap të rëndësishëm drejt rehabilitimit të linjave hekurudhore, që është transport i gjelbër në funksion të ndikimeve të mira klimatike.

“Këto projekte janë të rëndësishme për vendin tonë edhe për qarkullim të brendshëm por, rëndësi të veçantë ka fakti që, përmes këtyre projekteve, Kosova do të mundë të kyçet në korridoret e rëndësishme të regjionit dhe në ato pan-evropiane. Përmes kësaj linje ne dalim në Shkup dhe rrjedhimisht në portin e Selanikut”, Rrejti hekurudhor i Kosovës shtrihet në një gjatësi prej 333 kilometra të cilat janë të pa elektrifikuar dhe me standarde njëdrejtimëshe.

Linja kryesore shtrihet nga kufiri verior i Kosovës në Leshak deri në Han të Elezit. Rjeti hekurudhor është i shtrirë edhe në linjat Fushë Kosovë – Pejë, Klinë – Prizren dhe Fushë Kosovë – Prishtinë – Podujevë. Shpejtësia e trenave, për shkak të kushteve teknike në linjat aktuale, mund të zhvillohet në 50 kilometra në orë, kurse me renovimin e hekurudhave, trenat do të qarkullojnë deri në 120 kilometra në orë. Ndryshe, fillimi i shtrirjes së rrjetit hekurudhor nëpër Kosovë ka filluar në vitin 1874, ku u ndërtua linja e parë hekurudhore në relacionin Hani i Elezit – Fushë Kosovë – Mitrovicë./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Semaforët në qendër të Mitrovicës jofunksionalë prej javësh, qytetarët ankohen për tollovinë në trafik

Published

on

Mosfunksionalizimi i semaforëve në rrugën “Shemsi Ahmeti” e cila gjendet në qendër të Mitrovicës, po bën që në këtë pjesë të bëhet kaos me qarkullimin e veturave.

Në këtë pjesë të qytetit, shihet një numër i madh i veturave dhe këmbësorëve të cilët nuk mund të koordinohen pa shenjat ndriçuese.“Tollovi, full. Sa ke një kalimtare fëmijë kesh tu e këqyrë. As nuk e dike a është në semafor as ku është?” – ka thënë qytetari Rrahman Shala.

E Besa Shala qytetare e Mitrovicës thotë se komuna duhet ta rregullojë këtë çështje.

“Komuna duhet me marrë masa. Asnjë semafor në qytet s’e ke. Prej para Bajramit nuk janë duke funksionuar”- u shpreh Shala.

Një tjetër qytetar, gjendjen e sheh si gjysmë pozitive. Rrahim Grepi thotë se qytetarët po i japin përparësi njëri tjetrit.

“Tollovia me semafora është 50 për qind pozitive dhe 50 për qind negative. Nganjëherë është më mirë se po i japin njëri-tjetrit përparësi. Shumë ma lehtë, shumë ma mirë. Që 1 muj nuk janë t’u funksionu. Për neve si taksistë është problem se jemi në qarkullim nonstop”- ka thënë Grepi.

Kurse, Granit Tmava, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në Komunën e Mitrovicës së Jugut ka thënë më 18.04.2024, se semaforët nuk janë funksionalë prej 3 ose 4 ditësh, teksa KALLXO.com kishte bërë fotografi me datë 09.04.2024, ku shihej se semaforët nuk ishin duke punuar.

“Tash e 3-4 ditë nuk janë t’u punu për shkak se ka dalë problem diçka me softeurin. Është duke u bë rregullimi i tyre. Po presim që në afate shumë të shpejta kohore me u rregullu. Ndihmë e madhe për komunikacionin është që me qenë në funksion semaforët, mirëpo është një defekt që ka ndodhë dhe po presim që me bë përmirësimin. Sa më shpejt nënkupton mund të ndodhë brenda ditës, nesër, varësisht deri sa të bëhet zgjidhja e problemit”- ka thënë Tmava./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Dhurimi i pronave, sa tatim paguajnë shqiptarët, risitë e ligjit te ri, kategoritë që përjashtohen

Published

on

Trashëgimia apo dhurimi i pronave nga qytetarët shqiptar nga një familjar tek tjetri, kanë bërë që të ardhurat në buxhetin e shtetit nga tatimi i paguar të dyfishohen.

Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve,  në vitin 2023, janë paguar 84.4 milionë lekë në formën e tatimit nga ata individë që kanë bërë dhurime apo kanë lënë trashëgimi, me një rritje prej +116.6 për qind.

Vlera tatimore e paguar gjatë vitit të kaluar, ka qenë në bazë të ligjit të vjetër të tatimit mbi të ardhurat, sipas të cilit përjashtonin nga tatimi dhurimet brenda trungut familjar, raporton SCAN TV.

Konkretisht, sipas ligjit, të ardhurat e përfituara nga kalimi i së drejtës së pronësisë për banesën dhe/ose truallin, brenda lidhjes gjinore në familje, bashkëshort, bashkëshorte, fëmijë, vetëm një herë ndaj një përfituesi, nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria nuk tatohen.

Ndërsa në rastet e tjera norma tatimore e aplikuar është 15 për qind. Ndërsa ligj i ri për tatimin mbi të ardhurat, i cili ka hyrë në fuqi në Janar të 2024, përcakton se përjashtohen nga tatimi:

dhurimet dhe trashëgimia e përfituar nga ata që do të kualifikoheshin si trashëgimtarë ligjorë në rradhë të parë dhe të dytë;

dhurimet dhe trashëgimitë të marra nga ata që do të kualifikoheshin si trashëgimtarë të ligjshëm përveç shkallës së parë dhe të dytë, deri në 5 milionë lekë për tatimpagues për pasuritë e paluajtshme, dhe deri në 1 milionë lekë për pasuritë e luajtshme për tatimpagues.

Si dhe kalimi i të drejtës së pronësisë trashëgimtarëve ligjorë nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria, kur prona rrjedh nga bashkëpronësia e detyrueshme.

Edhe në këtë rast, përajshtimi nga tatimi bëhet nëse trashëgimtari ose përfituesi i dhuratës provon që sendet e dhuruara ose të trashëguara janë tatuar paraprakisht ose janë raportuar nga i vdekuri ose dhuruesi.  Në rastet e tjera norma tatimore është 15 %”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillon konferenca ‘Fortmed 2024’ në Universitetin Politeknik të Tiranës

Published

on

Konferenca Fortmed 2024 nisi sot në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Fortmed është një Konferencë Ndërkombëtare mbi Fortifikimet e bregut të Mesdheut. Ky është edicioni i shtatë i këtij eventi, i cili, duke nisur nga Tetori 2015, është zhvilluar në Valencia, Firenze, Alicante, Torino, Granada dhe Pisa.

Ky edicion i Konferencës Fortmed është organizuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës në bashkëpunim me Università di Pisa, Università degli Studi di Firenze dhe Universitat Politècnica de Valencia (UPV), dhe është mbështetur nga Istituto Italiano di Cultura, Ministria e Kulturës and Qendra Muzeore Durrës.

Continue Reading

Trending