Connect with us

Trashëgimia

Në Chicago, 3 artefakte po rrëfejnë historinë dhe kulturën e Kosovës

Published

on

Historia 7 mijë vjet e vjetër e Kosovës përmes 3 artefakteve të ekspozuara në SHBA.

Në Muzeun e Fieldit në Chicago, 3 artefakte të Kosovës po rrëfejnë historinë dhe kulturën tonë 7 mijë vjet të vjetër. Reliefi i Kamenicës dhe dy figurinat terrakote të Bardhoshit janë pjesë e ekspozitës “Mbretërit e Parë të Evropës” së bashku me artefaktet e 11 vendeve të Evropës Juglindore.

Ky grumbullim i më shumë se 700 objekteve krahë për krahë nuk është shfaqur kurrë më parë si koleksion i përbashkët. Si i tillë po i ofron vizitorëve mundësi eksplorimi të historisë së ngritjeve në pushtet të mbretërve dhe mbretëreshave të para të Evropës së lashtë.

Ministria e Kulturës e ka mbështetur këtë prezantim të trashëgimisë sonë kulturore si dhe tërë procesin e pjesëmarrjes së Muzeut Kombëtar të Kosovës në këtë ekspozitë e cila do të zgjas deri më 28 janar 2024./Media Ndërtimi.

Trashëgimia

Kompleksi Memorial i Isë Boletinit dhe Shtëpia e Katarina Josipit hap dyert për vizitorët

Published

on

Kompleksi Memorial i Isë Boletinit në Mitrovicë dhe Shtëpia e Katarina Josipit në fshatin Zym të Prizrenit po i hapin dyert për komunitetin.

“Nga shpëtimi dhe restaurimi i aseteve të trashëgimisë kulturore në gjithë Kosovën, tash po punojmë në funksionalizim të tyre.

Për mirëmbajtjen dhe menaxhimin efektiv përmes zhvillimit të programeve, do të kujdesen dy organizata përfituese në thirrjen e hapur nga Ministria e Kulturës. Përmes kësaj mbështetjeje, e para ndonjëherë, organizatat përkrahen financiarisht për tri vite. Kjo do të sigurojë program të pasur kulturor si dhe kontribuoj në zhvillim shoqëror e ekonomik të vendit.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

UNESCO nuk e fut Venecian në listën e Trashëgimisë Botërore, 5 euro hyrja për turistët ditorë

Published

on

Agjencia kulturore e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, UNESCO, vendosi të enjten të mos e fusë Venecian dhe kanalet e saj historike në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.

Qyteti italian, njëri nga destinacionet kryesore turistike në botë, ka qenë nën vëzhgimin e UNESCO-s kohëve të fundit, për shkak të turizmit masiv dhe rritjes së niveleve të ujit.

Por, gjatë takimit vjetor në Riad më 14 shtator, UNESCO – e cila e mban listën e trashëgimisë botërore, vendosi të mos e fusë atë në këtë listë, raporton radio Evropa e Lirë.

Komitetit për Trashëgimi Botërore i kësaj organizate takohet një herë në vit për ta përditësuar listën, dhe shumë vende e konsiderojnë përfshirjen në listë si vendimtare për turizmin dhe mundësinë për të marrë fonde për ruajtjen e zonave historike.

“Komiteti ka marrë vendim të mos e përfshijë Venecian në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik”, tha një burim për AFP.

Venecia është në rrezik nga rritja e niveleve të ujit, si pasojë e ndryshimit klimatik, numrit të tepërt të vizitorëve, sipas Lazare Eloundou Assomo, drejtorit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Në listën e UNESCO-s janë 1.157 zona, nga të cilat 900 kulturore, 218 natyrore dhe 39 të përziera.

K vendim vjen në një kohë kur Venecia po planifikon ta bëjë me pagesë hyrjen për vizitorët ditorë nga viti i ardhshëm, në përpjekje për ta menaxhuar numrin e madh të turistëve që tërhiqen nga kanalet e saj historike, njoftoi të martën këshilli i qytetit.

Pagesa për hyrje në Venecia do të jetë pesë euro për vizitorët ditorë.

Pagesa do të vlejë si eksperiment për 30 ditë vitin e ardhshëm, dhe do të aplikohet në ditët e pushimit dhe fundjavat e verës kur numri i turistëve e arrin kulmin.

Të gjithë vizitorët mbi moshën 14-vjeçare duhet të paguajnë hyrjen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Zbulohen themelet e një ndërtese të vjetër në oborrin e Komunës në Kaçanik

Published

on

Një ekip agrologësh është duke kryer gërmime arkeologjike në Komunë së Kaçanikut, për shkak të zbulimit të strukturave të vjetra arkitektonike që dolën mbi sipërfaqe gjatë punimeve në oborrin e objektit të kësaj komune.

Arkeologët janë duke bërë gërmim me karakter kontrolli, duke bërë pastrimin e strukturave të mureve, si dhe bërjen një planimetrie të përgjithshme për të zbuluar vjetërsinë e strukturave arkitektonike.

MKRS, në një përgjigje për Kallxo.com ka bërë të ditur se gjatë gërmimeve janë gjetur edhe disa enë gjysmë të thyera dhe fragmente të tjera enësh nga qeramika.

“Aktualisht Instituti Arkeologjik është duke zhvilluar gërmime me karakter kontrolli dhe mund te themi që  janë zbuluar dhe identifikuar 5 hapësira, të ndërtuara me mure shumë masive, fondamenti  i të cilave është  ndërtuar me gjerësi 1.5 m, me gurë dhe me lidhje të fortë nga llaç gëlqeror.  Strukturat e zbuluara ndodhen shumë afër Xhamisë së Qytetit e cila është ndërtuar rreth vitit 1595” – thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Disa struktura muresh, thonë nga MKRS, që ndodhen në veri të objektit në fjalë i përkasin stacionit policor të qytetit, i cili ka qenë funksional sipas informatave që pas LDB e deri rreth vitit 1975.

“Në këtë hapësirë ishte e vendosur edhe shtëpia e shëndetit dhe zyra për lëshimin e dokumenteve, sepse në sipërfaqe pas punimeve me ekskavator kanë dalë edhe dokumente që tregojnë vitin e lëshimit 1968”- thuhet në përgjigjen e MKRS-së.

Sipas MKRS-së, një raport i hollësishëm mbi gërmimet – hulumtimet që po bëhen atje pritet të jenë gati gjatë kësaj jave.

Struktura arkitektonike janë zbuluar gjatë punimeve në parkingun e oborrit të Komunës së Kaçanikut në muajin korrik. Kallxo.com nuk ka mundur të marrë një përgjigje nga Komuna e Kaçanikut lidhur me punimet në oborrin e komunës, deri në publikimin e lajmit.

Qyteza e Kaçanikut është e vendosur në një luginë që është një pikë shumë e veçantë gjeostrategjike, e që ndodhet në udhëkalim që lidh pellgun e Shkupit me atë të Kosovës, nëpër të cilën ka kaluar një nga rrugët e rëndësishme nga Mesdheu në drejtim të Ballkanit Qendror./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending