Aktuale
Ndryshon ligji- Financat: Ja si do financohen ndermarrjet e vogla e te mesme në Shqipëri
Published
4 years agoon
Drejtoria e Politikave të Zhvillimit Ekonomik në Ministrinë e Financave ka hartuar projektligjin “Për zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme”.
“Deri më sot, ka pasur një interes të ulët në skemat e bashkëfinancimit të AIDA, për shkak të mungesës së informacionit nga bizneset, mënyra e aplikimit e cila ka qenë nëpërmjet postës dhe jo në formë elektronike, mungesa e shërbimeve mbështetëse për biznesin etj. Për këtë është vlerësuar shumë i nevojshëm rishikimi i kuadrit ligjor për mbështetjen e ndërmarrjet për të qenë koherent me nevojat e saj. Asnjë mbështetje financiare direkte nuk ekziston në formën e granteve për kërkime dhe zhvillim (R&D), për më tepër mungojnë programet për të financuar drejtpërsëdrejti bashkëpunimin e ndërmarrjeve dhe akademisë edhe pse si ndërmarrjet si organizatat kërkimore kanë të drejtë të aplikojnë për thirrje për propozime pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkim, Teknologji dhe Inovacion (të cilat janë të kufizuara në shumën e fondeve të ofruara për shkak të alokimeve të ulëta të buxhetit të shtetit)” shkruhet në relacionin e projektligjit.
Referuar draft Raportit të Monitorimit të SEE 2020 të RCC për vitin 2019-2020, raportohet se gjenden statistika të besueshme dhe gjithëpërfshirëse për kërkimin, zhvillimin dhe inovacionin (R&D dhe Inovacion) në shtetet e rajonit si Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, ndërkohe që tre ekonomitë e tjera të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Kosovë dhe Bosnjë-Herzegovinë) nuk kanë bërë asnjë përparim në këtë fushë.
Objektivat dhe rezultatet e synuara të projektaktit janë:
-Rritja e mbështetjes për NMVM-të me 50 %;
-Rritja e aplikimeve për teknologji të reja nga zero aktualisht në 50 % brenda vitit 2022.
-Rritja çdo vit e numrit të ndërmarrjeve të reja me, rritja e numrit të të punësuarve si edhe
-Futja e instrumenteve të reja financiare me 10 %. respektivisht për cdo tregues;
-Rritja e shkallës e përthithjes së granteve me 100 % nga bizneset
Për herë të parë, mbështetja shtetërore për NMVM është e strukturuar në format si vijon:
-Mbështetje financiare nga buxheti i shtetit
-Mbështetje financiare nga donatorët vendas apo të huaj;
-Garanci shtetërore të huasë sipas ligjit në fuqi për borxhin dhe garancitë shtetërore, në zbatim të politikave të veçanta të Qeverisë, në përputhje me parimet dhe rregullat fiskale mbi qëndrueshmërinë e borxhit publik si dhe kufizimet e borxhit shtetëror dhe të garancive shtetërore të huave;
-Shërbime publike për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme
Draft ligji përcakton detyrimin e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve për të administruar një portal elektronik për instrumentet financiare të krijuara me fonde nga buxheti i shtetit dhe me donatorë.
Çdo institucion që ofron mbështetje financiare për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme ngarkohet që brenda 5 ditëve përpara filllimit të zbatimit të skemës të paraqesë një informacion pranë AIDA. Më këtë projekt-akt sigurohet dhënia e mbështetjes shtetërore nëpërmjet ofrimit të shërbimeve mbështetëse do të konsistojë në: 1)Sigurimin e informacionit, 2) këshillimit, 3) zhvillimit të biznesit, 4) trajnimit, 5) zhvillimit profesional apo ritrajnimit, 6) dhënien e shërbimeve metodologjike për ndërmarrjet si edhe personave fizikë që synojnë të krijojnë një ndërmarrje; si dhe 6) çdo informacion tjetër për mbështetjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve.
Në këtë projekt-akt janë llogaritur si kosto për buxhetin e shtetit kostot e parashikuara në Strategjinë e Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve 2021-2027, për mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, në formën e mbështetjes financiare (grante) dhe shërbime mbështetëse (trajnim, këshillim). Në vitin e parë janë parashikuar kosto gjithsej 13 milionë lekë e cila përfshin organizimin e ëebinareve për zhvillimin e “e-business”, krijimin e Sektorit të Trajnimeve pranë AIDA me 3 punonjës të rinj në strukturën e AIDA, zhvillimin e sistemit të parashikimit të aftësive për bizneset.
Në vitin e dytë janë parashikuar kosto gjithsej 99,3 milionë lekë, e cila përfshin krijimin e portalit për zhvillimin e e-business (nga AIDA), i cili do të ndihmojë bizneset në përzgjedhjen e formave më të mira të tregtisë elektronike dhe të biznesit elektronik (“e-commerce” dhe “e-business” solutions), grante për ofrimin e trajnimeve dhe mbështetje financiare për ndërmarrjet e sapokrijuara, grante për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, si edhe hartimin e raporteve vjetore për parashikimin e nevojave për aftësim nga bizneset.
Duke filluar nga viti i tretë deri në vitin e dhjetë janë parashikuar kosto gjithsej 93,3 milionë lekë, të cilat përfshijnë dhënien e mbështetjes financiare (grante) si edhe shërbime mbështetëse për biznesin. Drejtoria e Poltikave të Zhvillimit Ekonomik si përgjegjëse e hartimit të politikave mbështetëse për biznesin ka kuantifikuar përfitimet për bizneset në direkte (grantet) dhe indirekte (organizimi i trajnimeve, zhvillimi i aftesive etj). Parimi i “Value for money” është përdorur për llogaritjen e eficencës dhe efektivitetit maksimale për çdo lekë të planifikuar dhe shpenzuar nga buxheti i shtetit (me shkallën e përfitimit nga biznesi që pritet të jetë maksimale në 100 %)./acp/
You may like
Aktuale
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
Published
6 months agoon
July 25, 2024Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.
Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.
Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.
Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.
Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.
Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…
Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi
Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.
Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.
Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.
“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.
Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.
“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.
Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.
“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi
Aktuale
Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë
Published
6 months agoon
July 24, 2024Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.
Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.
Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.
Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.
Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.
Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.
Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.
Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.
Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.
“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi