Connect with us

Aktuale

Ndryshojnë Tarifat e regjistrimit të Pronës dhe Shërbimeve në Agjencinë Kadastrale

Published

on

Me qëllim të avancimit në fushën e tarifave të ofrimit të produkteve dhe shërbimeve nga Agjencia Kadastrale e Kosovës si dhe në atë të licencimit të kompanive gjeodete dhe gjeodetëve të licencuar, Agjencia Kadastrale e Kosovës për Planit Legjislativ të vitit 2021 kishte paraparë edhe amandamentimin e tre Udhëzimeve Administrative, respektivisht Udhëzimin Administrativ për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ MMPH Nr. 08/2019 për Tarifat e Produkteve dhe Shërbimeve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Udhëzimi Administrativ (MMPHI) Nr.05/2021 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ (MEA) Nr. 09/2020 për Tarifat e Shërbimeve për Regjistrimin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme dhe Udhëzimi Administrativ (MMPHI) Nr. 06/2021 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 13/2019 për Licencimin e Kompanive Gjeodete dhe Gjeodetëve. Sipas planifikimit, këto Udhëezime Administrative tani më kanë hyrë në fuqi ndërsa në vijim mund të informoheni mbi arsyet dhe ndryshimet që kanë imponuar këto Udhëzime Administrative:

Udhëzimin Administrativ (MMPHI) Nr. 04/2021 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ MMPH Nr. 08/2019 për Tarifat e Produkteve dhe Shërbimeve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës –

Bazuar në rekomandimin e dhënë nga Ministria e Financave, AKK në Planin Legjislativ të viti 2021 ka propozuar Plotësim Ndryshimin e Udhëzimit Administrativ MMPH Nr. 08/2019 për Tarifat e Produkteve dhe Shërbimeve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, me qëllim të trajtimit të tarifave për produktet dhe shërbimet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës për Institucionet Publike. Me këtë udhëzim administrativ, janë bërë disa ndryshime, përkatësisht janë evidentuar tarifat për të gjitha produktet e AKK-së, me qëllim që ky akt nën ligjor të e përcaktojë nivelin sa më të arsyeshëm të tarifave për institucionet publike. Gjithashtu ka përcaktuar edhe nocionet teknike të cilat përdoren për krijimin e përdoruesve nga institucionet publike dhe ato private me autorizime publike si dhe shtimin e produkteve të reja.

Udhëzimi Administrativ (MMPHI) Nr.05/2021 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ (MEA) Nr. 09/2020 për Tarifat e Shërbimeve për Regjistrimin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme

Me këtë udhëzimin administrativ, janë bërë disa ndryshime të cilat janë vërejtur se janë në kundërshtim me praktikat më të mira të zbatimit të Ligjit për Kadastër, po ashtu janë paraparë disa raste kur përjashtohet pagesa e tarifave për regjistrimin e të drejtave sendore, sikurse tek rastet e ri regjistrimit, regjistrimit apo modifikimit të barrës apo ngarkesës tjetër, si dhe lirimi nga pagesa për regjistrimin e disa ndalesave. Po ashtu është përkufizuar termi “anëtarët e familjes së ngushtë”, për qëllim të përcaktimit të tarifës për regjistrimin e të drejtave sendore. Gjithashtu ndryshim tjetër është bërë tek verifikimi i titullit juridik, ku tashmë përveç institucionit, kërkesa për verifikim të titullit juridik mund të bëhet edhe nga pala si dhe janë specifikuar disa çështje të cilat mund të kenë mundësi të interpretimit të dyfishtë. Gjithashtu është krijuar baza ligjore me të cilën obligohen të gjitha përdoruesit e institucioneve publike dhe përdoruesit privat të cilët ofrojnë shërbime publike që të bëjnë shënimin në Regjistrin kadastral, për pronën e paluajtshme që është në procedurë ose është përfunduar. Shënimi i tillë bëhet pa pagesë. Kjo është bërë me qëllim të parandalimit të mundësisë së keqpërdorimit të të dhënave dhe ndalimin e mundësisë së realizimit të disa transaksioneve në të njëjtën kohë. Kryesisht kemi të bëjmë me transaksionet e shitblerjeve dhe lidhja e disa akteve noteriale për të njëjtën paluajtshmëri. Është konsideruar si një mundësi e mirë e parandalimit të zhvillimit të disa transaksioneve në të njëjtën kohë. Shënimi do të ketë kuptimin e njoftimit të të gjitha palëve pjesëmarrëse në një procedurë që mund të jetë te noteri, në gjykatë, te përmbaruesi privat apo te cili do institucion tjetër. Vënia e shënimit është e obligueshme për të gjitha institucionet të cilat merren me të drejta pronësore duke përfshirë gjykatat, noterët, përmbaruesit privat, prokurorinë (te rastet e caktimit të masës së sigurisë), Administrata Tatimore etj..

Udhëzimi Administrativ (MMPHI) Nr. 06/2021 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 13/2019 për Licencimin e Kompanive Gjeodete dhe Gjeodetëve

Gjatë zbatimit të Udhëzimit Administrativ Nr. 13/2019 për Licencimin e Kompanive Gjeodete dhe Gjeodetëve, janë vërejte disa zbrazëtira ligjore e të cilat kanë paraqitur problem në mbarëvajtjen e procesit të licencimit të Kompanive Gjeodete dhe Gjeodetëve dhe me qëllim të eliminimit të tyre AKK kishte propozuar në Planin Legjislativ për aktet nënligjore të vitit 2021 plotësim ndryshimin e këtij udhëzimi. Ky udhëzim administrativ do te zbatohet për mënyrën e licencimit të kompanive gjeodete dhe të gjeodetëve në tërë territorin e Republikës së Kosovës siç përcaktohet me Ligjin Nr. 04/L-013 për Kadastër dhe me këtë Udhëzim Administrativ, po ashtu është bërë përcaktimi i rregullave detaje lidhur me kandidatet të cilët kanë të drejtë të aplikojnë për licencim. Ndryshimet kryesore të cilat i ka paraparë ky udhëzim administrativ kanë të bëjnë me kushtet dhe procedurat e licencimit të kandidatëve të cilët aplikojnë për licencim, përkatësisht kushti që një kandidat i cili ka aplikuar për licencim pas aprovimit të kërkesës duhet të dëshmoj se punë primare e ka punën si gjeodet i licencuar, ndërsa si punë sekondare mund të punoj ndonjë punë tjetër publike apo private. Po ashtu janë të obliguar të jenë të regjistruar si biznes individual, kufizimi i të drejtës për licencim deri në moshën 65 vjeçare dhe është përcaktuar përmbajtja dhe mënyra e dhënies së testit për licencim. Sa i përket kompanive të licencuara është përcaktuar kompetenca e personave që mund të nënshkruajnë lëndë në emër të kompanisë gjeodezike të licencuar.

Aktuale

Festivali të Arkitekturës dhe Dizajnit ‘Concéntrico’, shënon edicionin jubilar në Spanjë

Published

on

Nga 25 prilli deri më 1 maj 2024, në qytetin spanjoll Logroño, Concéntrico përgatitet për edicionin e tij të 10-vjetorit. I parashikuar si një soditje e ndryshimit të mjediseve urbane dhe një mundësi për të ndarë njohuri rreth këtyre proceseve, Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës dhe Dizajnit të këtij viti përfshin formate të reja për të angazhuar një audiencë më të gjerë dhe për të eksploruar kohën si një katalizator për ndryshimin në dizajnin urban dhe social.

Festivali zgjeron programin e tij, duke shfaqur 21 instalime nga dizajnerë të 20 kombësive të ndryshme, përveç disa nismave dhe eksplorimeve të tjera.

Instalacionet urbane përfaqësojnë ndoshta aspektin më të dukshëm dhe më tërheqës të festivalit, duke eksploruar temën përmes dizajnit dhe duke synuar të gjenerojë ndërveprime midis arkitektëve dhe publikut më të gjerë. Që nga viti 2015, festivali ka krijuar mbi 120 instalime urbane.

Këtë vit, arkitektët dhe projektuesit e ftuar propozojnë një shumëllojshmëri të gjerë qasjesh, nga rinatyrëzimi i hapësirave publike, tek riinterpretimi i metodave popullore, ripërdorimi i materialeve nga botimet e mëparshme, krijimi i eksplorimeve përmes lëvizjes ose sfidimi i konceptit të strehimit. Eksploroni listën e plotë të instalimeve urbane të ardhshme të përgatitura për këtë edicion.

Edicionet e mëparshme të festivalit mirëpritën ndërhyrje nga dizajnerë të njohur dhe të ardhshëm, duke përfshirë Studio Ossidiana, Tudor Vlāsceanu Architect, Rintala Eggertsson Architects ose Piovenefabi. Duke hapur biseda rreth komunitetit dhe identiteteve lokale, si dhe çështjeve të përfshirjes, ndryshimit të përkufizimeve të familjeve apo sfidave të ekologjisë, festivali përfaqëson një mundësi për eksplorim përmes dizajnit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Auditohet procesi i lejeve të ndërtimit në Komunën e Prishtinës për periudhën 2021-2023

Published

on

Në vazhdën e zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit për sezonin auditues 2023/2024, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) është duke realizuar auditimin e performancës “Procesi i lejeve të ndërtimit në komunën e Prishtinës” për periudhën 2021-2023.

Auditimi do të vlerësojë nëse komuna e Prishtinës përdori në mënyrë efektive dhe efikase mekanizmat që sigurojnë së ndërtimet e larta janë në përputhje me planifikimet hapësinore, nëse komuna përdori mekanizmat në dispozicion për të siguruar se janë lëshuar certifikatat e përdorimit e që përbëjnë vërtetim të cilësisë dhe sigurisë së ndërtesave për përdorim.

Duke pasur parasysh zhvillimin e hovshëm të ndërtimeve të larta në komunën e Prishtinës dhe sigurimin e kushteve sa më cilësore të banimit, Zyra Kombëtare e Audimit përmes këtij auditimi do të vlerësojë gjendjen aktuale me qëllim të përmirësimit të procesit të lejeve të ndërtimit dhe pajisjes me certifikata të përdorimit në Komunën e Prishtinës.

Zyra Kombëtare e Auditimit vlerëson se është me interes për publikun vlerësimi i procesit të dhënies së lejeve të ndërtimit që nga planifikimi e deri të lëshimi i certifikatave të përdorimit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rreth 400 ndërmarrje të vogla dhe të mesme priten të përfitojnë grante

Published

on

Sot përfundon afati për aplikim për grante për ndërmarrjet mikro të vogla dhe të mesme, e hapur nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë. Zyrtarë nga KIESA thonë se në tri kategori të ndryshme, pritet t’i kenë rreth 400 përfitues të granteve, ndërsa vlera totale e mbështetjes është 2.5 milionë euro.

Grant-skema për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese në vlerë prej 1.7 milion euro, Grant-skema për certifikimin e produkteve, në vlerë prej 500 mijë euro, dhe Grant-skema për digjitalizimin e bizneseve në vlerë prej 300 mijë euro, janë tri thirrje për aplikim nga KIESA, për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme.

Drejtori i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, Zef Dedaj, në një intervistë për Radio Kosovën, thotë se qëllimi i kësaj mbështetjeje është që të nxitë bizneset për të kontribuuar në ekonominë qarkore dhe për të digjitalizuar bizneset e tyre. Ai thotë se bizneset e udhëhequra nga gratë dhe ato me synim punësimin e grave, do të kenë përparësi më shumë.

“Këtë vit te makineria presim t’i kemi rreth 70 – 80 përfitues, te certifikimi 25 deri në 300, te digjitalizimi i bizneseve rreth 100 kompani përfituese. Kur flasim për grant-skemat e dy viteve të fundit, te digjitalizimi, nga 64 përfitues kemi pasur 34 biznese femra, nga 70 që i kemi pasur për makineri vitin e fundit 9 apo 10 prej tyre kanë qenë të udhëhequra nga femrat. Kriteret bazë të udhëzimit administrativ duhet t’i plotësojnë të gjithë, e në këtë rast kur flasim për biznese të udhëhequra nga gratë, ato kanë pikë më shumë. Dua të theksoj se mjaft shpesh kemi biznese të udhëhequra nga gratë që janë prezentë në panaire”, tha ai.

Ater Arifi, nga Prizreni, ka 23 vjet që merret me artizanate të ngjyrosjes dhe dizajnit. Duke folur për Radio Kosovën, ajo thotë se përkrahjet nga komuna dhe ministria u ndihmojë që të ecin përpara drejt zhvillimit.

“Qe 23 vjet i mësoj gratë në kurse për ngjyrosje në dru, pëlhurë, xhama, stoli dhe prodhim të sapunëve bio. Deri më tash i kemi trajnuar mbi 15 gra që tashmë kanë marrë këtë profesion, e për këtë na ka përkrahur komuna me drejtoritë, grante prej ministrisë dhe shumë gra janë punësuar në Prizren. Kursi zgjat dy muaj, janë teknika të ndryshme. Këto panaire na ndihmojnë shumë. Kemi marrë subvencion para dy vitesh dhe jemi shumë të kënaqur”, theksoi ai.

Edhe Zejxhan Celina, një filigraniste nga Prizreni, thotë se ka biznes individual që merret me stoli filigrani të kombinuar me perla.

“Përfitojmë grante e subvencione, por nuk na japin para për të blerë materialë, ato i jepen për inventarë p.sh makina, tavolina e të tjera. Grantet i marrim vetëm një herë, sepse dy tavolina apo makina nuk na duhen. Organizojmë kurse të ndryshme dhe duhet të aplikojmë për subvencione, sepse Prizreni është një vend që ka shumë turistë dhe duhet ta zgjerojmë kapacitetin e punës dhe ta profesionalizojmë edhe më shumë. Në panaire ne njohim njerëz, shohim produktet tona sepse jo gjithkush ka mundësi t’i shoh”, tha ajo.

Ndryshe, përveç këtyre tri grant-skemave, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, pritet të lansojë edhe tri grant-skema të reja për zhvillim të inovacionit, turizmit dhe artizanateve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending