Connect with us

Infrastrukturë

“Ndezja e kaldajës është punë e vështirë për një grua”, Komuna e Artanës shtojë numrin e kandidateve për pozitën e një punëtori/e teknik/e

Published

on

Për shkak se të gjithë kandidatet kishin qenë gra, Komuna e Artanës përmes një vendimi seksist, ka vendosur ta shtojë numrin e kandidateve të suksesshme në konkursin për pranimin e një punëtori/e teknik/e.

Këtë veprim, ata e kanë arsyetuar me një argument seksist, duke konstatuar se “puna e teknikut është e vështirë për një grua”.

Komuna e Artanës kishte hapur konkurs publik, përmes së cilit kërkonte një punëtor/e teknik/e për nevojat e shkollës “Asdreni” të fshatit Koznicë të Artanës. Në këtë konkurs të hapur, sipas përgjigjeve të zyrtarëve komunalë, kishin aplikuar vetëm gra.

Në kundërshtim me thirrjen e konkursit, autoritetet komunale kishin vendosur që t’i zgjedhin dy kandidate të suksesshme, duke e anashkaluar konkursin, për vetëm një person.

Vendimin për shtimin edhe të një kandidati/e të suksesshëm, Komuna e Artanës e ka arsyetuar duke dhënë një konstatim seksist, se “ndezja e kaldajes është punë e vështirë për një grua”.

“Ka pasur aplikuese vetëm femra, andaj duke u bazuar se shkolla duhet të pastrohet e në të njëjtën kohë edhe të ndizet kaldaja gjatë dimrit në orët e hershme te mëngjesit. Për fillim do të jetë kështu pastaj mendojmë ta bëjmë ndonjë transfer për shkak se është më mirë të jetë edhe një mashkull për shkak të ndezjes së kaldasë, ku kjo punë është e vështirë për femra.” – tha për Kallxo.com Flamur Uka, në emër të Drejtorisë së Arsimit në Artanë.

Konkursi ishte hapur në qershor të këtij viti nga autoritetet komunale e kishte titullin “Titulli i vendit të punës: – Punëtor/e teknik/e (1 pozitë)”. Pra, u mundësonte kandidimin të gjithëve, duke mos e vendosur si kriter përjashtues gjininë. Poashtu në konkurs është cekur se është vetëm një pozitë e lirë.

Kallxo.com ka dërguar pyetje shtesë përmes e-mailit se tek zyrtarët komunalë të Artanës se si kanë ardhur deri te konstatimi se “ndezja e kaldajës është punë e vështirë për gratë”. Ata nuk kanë dhënë përgjigje për këtë çështje, duke thënë se “nuk kanë çfarë të shtojnë”.

Në konkursi e publikuar nga Komuna e Artanës, tek Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore të kësaj pozitë askund nuk specifikohet gjinia, si kriter.

Kandidati i sukseshëm për këtë pozitë do të kujdesej për pastrimin e objektit të shkollës, ndezjen e kaldajës, hedhjen e mbeturinave në vendet e caktuara, zbatimin e masave sanitare dhe higjienike, kontrollimin e hyrjeve dhe daljeve të nxënësve, automjeteve, stafit dhe të tjerëve në shkollë si dhe mbajtjen e evidencës për to.

Përveç këtyre, kandidati i suksesshëm për këtë pozitë është përgjegjës për inventarin dhe mjetet që i përdor, kontrollimin e objektit të shkollës dhe evidentimin e parregullsive në librin e kujdestarisë. Po ashtu, ata do të duhej të kujdeseshin që të mos ndodhin zjarre, vërshime apo plaçkitje.

Ai apo ajo, po ashtu obligohet që në raste të fatkeqësive t’u japë ndihmë nxënësve.Në kushtet e vendosura për të marrë pjesë në procesin e rekrutimin për këtë pozitë, nga komuna kanë kërkuar që ata të kenë përfunduar shkollimin bazik, të kenë shkathtësi të mira komunikimi, të jenë në gjendje të punojnë nën presion, të kenë aftësi të mira vendimmarrëse, të kenë vetë-iniciativë dhe të jenë të gatshëm të marrin përgjegjësi.

Ky konkurs është shpallur më 17 qershor të këtij viti, ndërsa përzgjedhja e kandidateve është bërë 4 muaj më pas, më 18 tetor.

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending