Connect with us

Aktuale

Ndërtoi shtëpinë e ëndërrave brenda një kontejneri, por detyrohet ta braktisë atë

Published

on

Mobilje klasike, dysheme me pllaka të bardha dhe objekte të çuditshme të koleksionuara, ishte shtëpia e ëndërrave që një burrë kishte krijuar brenda një konteineri transporti, në Uells të Britanisë.

Stephen Gibbons kishte jetuar në tokën e tij rreth 1 hektarë në fermën Lighthouse prej 30 vjetësh dhe njihet mirë nga fqinjët, shkruan e përditshmja vendase Metro.

Shtëpia ishte blerë nga babai i tij në vitet 1990 dhe aty 65-vjeçari rriti aty kater fëmijët e tij. Vendi është natyrisht i mbushur me kujtime.

Por pas tre dekadash, këshilli bashkiak i Newport ka vendosur që ish-punonjësi i pastrimit duhet të largohet brenda gjashtë muajve.

Autoritetet thonë se zoti Gibbons ka ndryshuar përdorimin e tokës së tij bujqësore, duke e kthyer në një impjant të riparimit të automjeteve.

Por përveç një traktori, Gibbons insiston se nuk ka riparuar asnjë mjet tjetër ndersa thotë se ka jetuar aty prej vitit 1992 dhe nuk ka njoftuar autoritetet për ndryshim të përdorimit.

“Më është dashur shumë kohë që t’i jap këtë formë”, thotë ai duke treguar shtëpinë e mbushur me ornamente e dekorime.

“Janë të gjitha konteinerë transporti, rrinë të freskëta në verë dhe të ngrohta në dimër. Tashmë këtë e bëjnë edhe njerëz të tjerë por unë e kam bërë që para 30 vjetësh. Tani jetoj vetëm por më parë kam pasur fëmijët këtu”, thotë ai.

Përfaqësuesi bashkiak James Clarke tha se autoritetet kishin vendosur se struktura ishte ngritur pa leje dhe ishte fshehur për t’iu shmangur rregullatorëve të planifikimit të territorit”./Media Ndërtimi

 

Aktuale

Komuna e Gjilanit dha mbi 80 mijë euro për orendi në QKMF, tash s’dihet ku kanë mbetur

Published

on

Komuna e Gjilanit raportohet se ka paguar rreth 80 mijë euro për inventor, tavolina pune dhe ormanë të cilat nuk dihet se ku gjenden tani.

“Insajderi” raporton se gjatë vitit 2022, Komuna e Gjilanit, më konkretisht QKMF-ja atje, ishte furnizuar me inventar dhe se faturat ishin nënshkruar nga tre zyrtarë të emëruar si komision.

“Faturat ishin nënshkruar nga tre zyrtaret qe ishin emëruar si komision për pranimin e inventarit. Komisioni i pranimit te inventarit deklarohet se me kërkese të menaxhmentit janë nënshkruar në faturë vetëm për tu ekzekutuar pagesa dhe se nuk kanë njohuri në lidhje me inventarin.” – thuhet në raport.

ZKA-ja ka rënditur edhe 12 artikujt që nuk gjenden në QKMF.

Në fund, vlera totale siç shihet edhe në raport, del të jetë mbi 80 mijë euro.

“Pagesat e bëra për inventarin zyrtarë i cili nuk gjendet në komunë, ndikon në dëmtimin e buxhetit komal.” – ka bërë të ditur ZKA-ja.

Në fund ndërkaq, është rekomanduar që kryetari Alban Hyseni të kërkojë llogaridhënie nga zyrtarët dhe të marrë masa menjëherë që inventari i paguar të dërgohet në QKMF./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Era Thaqi do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës

Published

on

Era Thaqi ka vizituar NASA-n në vitin 2022, ndërsa këtë vit është pranuar në dy universitete amerikane. Së shpejti ajo do ta përfaqësojë Kosovën edhe në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës, në Japoni.

Në fund të klasës së nëntë, Era kishte filluar të interesohej për kodimin dhe mbajtjen e kurseve të ndryshme.  Me këtë rast i janë ofruar disa mundësi.

Prej këtyre mundësive ajo ka veçuar vizitën në Amerikë, në Virginia Tech University dhe në Agjencinë amerikane të hapësirës – NASA.

Mirëpo, ky nuk është suksesi i vetëm i saj, pasi ajo është pranuar në dy universitete amerikane, me bursë të plotë.Studimi në Amerikë është një realizim ëndrre për të, pasi ajo që e vogël e kishte menduar që të studionte atje.Aplikimi në universitetet amerikane ka filluar që prej gushtit të vitit 2022, ku ajo ka treguar procedurat nëpër të cilat ka kaluar, duke u testuar në ese, dhe teste të standardizume.

18-vjeçarja ka aplikuar në 7 universitete amerikane (4 prej tyre bëjnë pjesë në grupin ‘Ivy League Universities’) dhe është pranuar në dy prej tyre, në Universitetin e Princeton dhe Brown. Si rezultat, ajo ka treguar se cila është fusha që ka zgjedhur ta studiojë në Princeton.

“Studioj në fushën e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, edhe kam vendos me bë një kombinim me neruo-shkencën, për shkak se po du me gjet lidhjen ndërmjet këtyre dy fushave që mundet me pas efekt në zgjidhjen e problemeve” – ka thënë Thaqi për Kallxo.com.

Lajmin se është pranuar në këto univeristete e kishte marrë më 30 prill, dhe kjo e ka emocionar atë, duke u ndjerë jashtëzakonisht e lumtur pasi që ia ka arritur qëllimit dhe i është shpërblyer puna që ka bërë për një kohë të gjatë.Se a mendon që do t’i ndihmojnë mësimet e deritanishme nga shkollimi në Kosovë, Era ka thënë se për nga pjesa teorike mendon që do t’i ndihmojnë, mirëpo në pjesën praktike ajo është dashur vet të interesohet./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Ekspozita “Vizione të aktivizimit të potencialeve të lumit Vjosa” mbahet në Tiranë

Published

on

Në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, të mërkurën më 7 qershor 2023, në ora 10:30, do të mbahet ekspozita “Vizione të aktivizimit të potencialeve të lumit Vjosa”

Kjo ekspozitë vjen si rezultat i punës studimore të bërë nga një grup profesorësh dhe studentësh nga Fakulteti i Arkitekturës e Urbanistikës së Universitetit Politeknik të Tiranës dhe nga Departamenti i Arkitekturës në Pescara, të Universitetit “G. d’Annunzio” të Chieti-Pescara, Itali., në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, AKPT në Shqipëri./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending