Connect with us

Infrastrukturë

Ndërtohen në Kuvajt rezervuarët e parë në botë të ujit të printuar në 3D

Published

on

Kompania Abyan ndërtoi rezervuarët e mëdhenj të ujit të printuar në 3D në vend për ujin e pijshëm të pulave në Kuvajt, duke përdorur një printer ndërtimi COBOD 3D.

Rezervuarët arrijnë 4.5 metra lartësi dhe kanë një diametër prej 7 metrash. Ato u ndërtuan për 5 ditë me fibra makro për të përforcuar muret e rezervuarit dhe pa rrjeta tradicionale përforcimi.

COBOD printoi rezervuarët me një përzierje betoni të vërtetë C40/50 me kosto të ulët në vend duke përdorur zgjidhjen D.fab dhe pajisjet përkatëse të printimit të shpikur nga CEMEX dhe COBOD. 99% e të gjitha lëndëve të para të përdorura janë me burim lokal.

“Printimi 3D i konstruksionit nuk e ka këtë kufizim, duke i lejuar inxhinierët strukturorë të rregullojnë trashësinë e murit aty ku është e nevojshme. Meqenëse graviteti dhe presioni i ujit bëjnë që pjesa e poshtme e rezervuarit të përjetojë më shumë stres, ato zona kanë nevojë për mure më të trasha. Me printimin 3D, muret e poshtme mund të jenë më të trasha dhe muret e sipërme më të hollë, duke kursyer materiale dhe duke e bërë ndërtimin e rezervuarëve më ekonomik dhe të qëndrueshëm.” deklaron COBOD./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Hetimet për ndërtimet pa leje në Patok, sekuestrohet një objekt në ndërtim dhe 13 firma inertesh

Published

on

13 subjekte që marrin inerte në lumin Mat janë vënë në sekuestro preventive, pasi kanë rezultuar pa dokumentacion dhe po hetohet ndaj inspektorëve që nuk kanë kryer kontrollin.

Në rastin e ndërtimeve ne Patok, hetimet kanë ardhur pas indiceve, pasi ishte dërguar në gjykate një i moshuar që po bënte shtesë dhe në seancën gjyqësore ka deklaruar se ndërhyrja e tij ishte mjaft e vogël krahasuar me atë qe po ndodhte në zonë, shkruan Report TV.

Për këtë arsye prokuroria nisi hetimet që kanë zgjatur rreth 6 muaj dhe pas verifikimeve ka rezultuar se nuk kishin leje e për pasojë një subjekt ka kaluar në sekuestro preventive dhe vijojnë hetimet. Ky objekt po ndërtohet në rrugën kryesore te Patokut dhe e bën krejt të ekspozueshëm për inspektorët që duhej të kishin ndërhyrë.

Ky fakt ka bërë që të nisin hetimet ndaj zyrtareve të IVMT dhe IKMT për shpërdorim detyre pasi nuk kane kryer kontrollin në territor ashtu siç është edhe veprimtaria e tyre dhe aq me tepër që bëhet fjalë për një zonë të mbrojtur dhe sipas Prokurorisë ata nuk kanë vepruar në përmbushje të ligjit.

Më 29 prill u arrestua drejtori i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit Kurbinit, Jetmir Muzhika dhe si edhe Flor Gjini, ish-kryeinspektori i IKMT Lezhë i cili aktualisht është drejtor poste. Ndërsa janë pezulluar të gjithë inspektorët në sajë të hetimeve të nisura për ndërtime pa leje në zonën e Patokut./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Rrugët e Shkupit shndërrohen në “tavllë duhani”

Published

on

Në hapësirat publike në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut, në Shkup, gjithandej vërehen mbeturina të duhanit, veçanërisht në vendet ku grumbullohen qytetarët, si stacionet e autobusëve, para institucioneve etj.

Ligji për higjienën publike i Maqedonisë së Veriut parasheh gjoba për të gjithë ata që e ndotin ambientin, në rastin konkret edhe për hedhjen jashtë vendeve të caktuara të mbetjeve nga duhanpirja.

Sipas Ligjit për higjienën publike, i cili është miratuar në vitin 2008, për hedhjen e mbetjeve të cigareve jashtë vendeve të caktuara parashihet gjoba në vlerë tre mijë denarë (rreth 50 euro), raporton Radio Evropa e Lirë.

Pas miratimit të këtij ligji, Qeveria maqedonase për dy vjet organizoi dhe një fushatë vetëdijesuese për qytetarët për zbatimin e ligjit ku theksohej se çdo hedhje e cigares do të ndëshkohej me gjobë.

Megjithëkëtë, dukuria e hedhjes së mbetjeve të cigareve mbetet problem serioz për mjedisin, sidomos në Qytetin e Shkupit që është më i frekuentuar.

Radio Evropa e Lirë u ka dërguar pyetje autoriteteve të Qytetit të Shkupit, lidhur me masat që ka ndërmarrë ose jo inspektorati komunal për shkelësit e ligjit për higjienën publike por deri në publikimin e tekstit nuk ka marrë përgjigje.

Institucionet e vendit nuk kanë të dhëna se sa parashtresa janë shqiptuar për hedhjen e mbeturinave të cigareve në qytetin e Shkupit.

Ndërkohë, nga Ministria e Punëve të brendshme theksojnë se gjatë vitit 2023 janë shqiptuar 11 parashtresa në Manastir dhe një në Veles.

Aktivistët për të mbrojtjen e ambientit jetësor thonë se hedhja e mbetjeve të cigareve paraqet problem serioz për mjedisin për faktin se mbetjet e cigareve përmbajnë substanca të dëmshme kimike, si katrani, arseni dhe nikotina, të cilat përhapen në ujëra dhe në tokë dhe me këtë shkaktojnë dëme serioze për shëndetin e njerëzve, si dhe dëmtojnë edhe ekosistemin.

Tymosja e duhanit gjithandej përcjell porosi veçanërisht për gjeneratat më të reja se kjo është një diçka jo e keqe dhe si e tillë merret si model veprimi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Dubai planifikon ta ketë aeroportin më të madh në botë, fillon ndërtimi i terminalit të ri Al Maktoum

Published

on

Dubai ka filluar ndërtimin e një terminali aeroporti prej 35 miliardë dollarësh për Aeroportin Ndërkombëtar Al Maktoum, i cili do ta bëjë atë aeroportin më të madh në botë.

Duke njoftuar lëvizjen në X (ish-Twitter), Sheikh Mohammed i Dubait tha se aeroporti do të kishte kapacitetin më të madh në botë, duke mbajtur deri në 260 milionë pasagjerë në vit dhe do të ishte pesë herë më i madh se aeroporti aktual ndërkombëtar i Dubait.

“Aeroporti do të strehojë 400 porta avionësh dhe do të ketë pesë pista paralele. Ndërsa ndërtojmë një qytet të tërë rreth aeroportit në Dubai Jugor, kërkesa për strehim për një milion njerëz do të pasojë”, shtoi ai.

Të gjitha operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait do të transferohen në Aeroportin Ndërkombëtar Al Maktoum gjatë viteve të ardhshme.

Zgjerimi i Aeroportit Ndërkombëtar Al Maktoum, i njohur gjithashtu si Dubai World Central, ka qenë në plan për disa kohë. Puna për projektin filloi me nënstrukturën e Concourse 1 dhe ndërtesën e Terminalit Perëndimor të përfunduar në një paketë pune prej 2.7 miliardë dollarësh, por projekti më pas ngeci në mes të pandemisë Covid-19.

Aeroporti ndodhet në Jebel Ali, 37 km në jugperëndim të vetë Dubait dhe u hap fillimisht në vitin 2010./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending