Connect with us

Infrastrukturë

Ndërtimi, tregtia, industria ofrojnë paga poshtë mesatares kombëtare

Published

on

Pagat mesatare në Shqipëri ka ardhur në rritje, sidomos në dy vitet e fundit, por katër sektorë të ekonomisë me normat më të larta të punësimit ofrojnë paga për punonjësit poshtë pagës mesatare në shkallë vendi.

Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e fundit të vitit 2023, paga mesatare në ekonomi arriti në 75,025 lekë, me rritje vjetore 13.7%, por pagat për punonjësit e bujqësisë, ndërtimit, tregtisë dhe industrisë ishin poshtë këtij niveli.

Në tremujorin e fundit të vitit 2023, paga mesatare bruto në bujqësi arriti nivelin e 49,140 lekë, me rritje 15.8%, por niveli i saj ishte sa 65% e pagës mesatare në shkallë vendi. Pagat në bujqësi janë rritur me ritme më të shpejta se në sektorët e tjerë të ekonomisë, por për shkak të bazës së vogël, diferenca me pagën mesatare vijon të jetë më e larta nga të gjithë kategoritë. Megjithatë ky hendek është ngushtuar me 1 pikë përqindje gjatë një viti.

Megjithëse puna në ndërtim është e mirëpaguar, por pagat zyrtare në këtë sektor janë më të ulëta se niveli mesatar në shkallë vendi. Të dhënat zyrtare tregojnë se në tremujorin e fundit të vitit, paga mesatare mujore bruto në ndërtim ishte 58,387 lekë, me rritje vjetore 14,4%, por ky nivel ishte 22% më i ulët se paga mesatare në shkallë vendi.

Vlerësime të mëparshme nga Organizata Ndërkombëtare Punës ILO tregojnë se sektori i ndërtimit në vendin tonë vuan nga një nivel i lartë i informalitetit si në punësim dhe në paga. Informaliteti në punësim në këtë sektor arrin deri në 60%, teksa deklarimet e pagave zyrtare vijojnë të jenë shumë më të ulëta se pagesat reale.

Sektori i tregtisë ofron pagë mesatare mujore bruto së paku 19% më të ulët se paga mesatare në shkallë vendi. Në tremujorin e fundit 2023 paga mesatare në tregti, transport dhe shërbime ishte 60,179 lekë, me rritje vjetore 14.3%.

Sektori i industrisë gjithashtu ofron pagë 14% më të ulët se paga mesatare në shkallë vendi. Në tremujorin e katërt të vitit 2023 paga mesatare në këtë sektori arrit në 64,381 lekë nga 75,025 lekë që ishte paga mesatare.

Sektorët që po ofrojnë paga më të ulëta se paga mesatare vuajnë nga graviteti i sektorëve me paga më të larta, duke ndikuar zhvendosjen e punonjësve nga këto sektorë drejt atyre me fitime më të larta.

Bujqësia është sektori më i prekur nga kjo zhvendosje, duke bërë që forca e punës të pakësohet vit pas viti si rrjedhojë e migrimit te të rinjve jashtë vendit ose drejt qyteteve në sektorë që kanë paga më të larta.

Në krahun tjetër aktivitet financiare që ofrojnë pagën më të lartë për punonjësit, kanë paga 98 për qind më të larta se mesatarja kombëtare, informacioni dhe komunikimi ofron paga 53% më shumë se mesatarja kombëtare, administratat publike ofron 16% më të lartë se mesatarja kombëtare dhe aktivitet e pasurive të paluajtshme 10% më shumë se mesatarja kombëtare./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending