Connect with us

Aktuale

Ndahet nga jeta në moshën 95-vjeçare “Arkitekti më i madh i Indisë” Balkrishna Doshi

Published

on

Arkitekti indian Balkrishna Doshi, fitue i Çmimit të Arkitekturës Pritzker dhe Medaljes së Artë Mbretërore RIBA, ka vdekur në moshën 95-vjeçare.

Doshi ndërroi jetë të hënën, raportoi revista Architectural Digest India, e cila e përshkruan atë si “arkitektin më të madh të Indisë”.

Doshi lindi në Pune në gusht 1927 në një familje mobilierësh. Karriera e tij arkitekturore prej gjashtë dekadash filloi të punojë me arkitektët legjendar Le Corbusier dhe Louis Kahn.

Me një portofol prej mbi 100 projektesh të ndërtuara, karriera e tij vlerësohet gjerësisht për ndikimin që ka pasur në drejtimin e arkitekturës indiane.

Doshi filloi të punojë me Le Corbusier si një projektues i lartë në Paris, menjëherë pasi u diplomua në Shkollën e Arkitekturës JJ në Bombay, dhe më vonë u bë mbikëqyrësi i tij në Ahmedabad.

Më pas ai vazhdoi të punojë me Kahn, duke krijuar Institutin Indian të Menaxhimit në Ahmedabad, i cili shënoi fillimin e një bashkëpunimi që zgjati më shumë se një dekadë.

Krahas bashkëpunimeve të tij me Corbusier dhe Kahn, shumë nga projektet e Doshit u krijuan si pjesë e studios së tij, Vastu Shilpa Consultants, të cilën ai e themeloi në 1955.

Projektet kryesore përfshijnë Strehimin me kosto të ulët Aranya në Indore, i cili strehon 80,000 njerëz dhe fitoi çmimin Aga Khan për Arkitekturën në 1995, si dhe studion me qemer të quajtur Sangath nga e cila operon firma e tij./Media Ndërtimi.

Aktuale

Rritet çmimi i faturës së mbeturinave nga 4.70 euro në 6.20 euro

Published

on

Çmimi i faturave të mbeturinave do të rritet nga 4.70 euro në 6 euro e 20 cent. Kjo pasi Kuvendi Komunal i Prishtinës votoi rregulloren e re.

Kryeshefi i kompanisë Pastrimi, Petrit Reçica tha për Radio Kosovën se kjo nuk është ndonjë rritje e madhe pasi që kompania ka shpenzime të mëdha. Ndërkohë që Radio Kosova merr vesh se faturat do të rriten nga janari  2024.

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar të enjten rregulloren e re për menaxhimin e mbeturinave, e cila parasheh ndryshime në fatura të mbeturinave. Kryeshefi i ndërmarrjes “Pastrimi”, Petrit Rreçica, tha për Radio Kosovën se në rregulloren e re përfshihet edhe rritja e çmimit të faturave nga 4.70 cent në 6.20 cent.

“Në mesin e ndryshimeve në rregullore të re përfshihet edhe ndryshimi i çmimit të tarifës për shërbime të qytetarëve. Nuk është ndonjë rritje e madhe nga 4.70 euro është diku 6.20 cent”, tha ai.

Reçica, tha se si kompani e kanë mirëpritur këtë rritje për shkak të shpenzimeve jashtëzakonisht të mëdha, siç thotë ai të kompanisë. Ai shtoi se këto çmime do të ndikojnë në sigurim të makinave të reja dhe shërbime sa më cilësore për qytetarët.

“Kemi shpenzime jashtëzakonisht të mëdha duke përfshirë derivatet, pjesëve, mirëmbajtjes së kamionëve dhe duke shtuar faktin se ka ndryshime edhe të çmimeve kanë prekur edhe operimin tonë çdo ditë. Ne si kompani kemi shpenzime jashtëzakonisht të mëdha edhe në deponi, ku ne kemi një vendim të qeverisë i cili rritë me automatizëm çdo 1 janar të vitit për një euro në ton. Prandaj kjo rritje e faturave do të ndikojë sadopak që si kompani të arrijmë të sigurojmë makineri të reja dhe të ofrojmë shërbim sa më cilësor edhe për qytetarët”, shtoi ai.

Reçica, nuk bëri të ditur se prej cilës datë do të zbatohet rritja, mirëpo Radio Kosova merr vesh se kjo do të ndodhë në janar 2024./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Tregu i Fundvitit në Prishtinë, bizneset do të përzgjidhen me short

Published

on

Komuna e Prishtinës ka thënë se për arsye të numrit të lartë të bizneseve të cilat i kanë përmbushur kriteret e thirrjes publike për Tregun e Fundvitit dhe numrit të kufizuar të shtëpizave, është vendosur që përzgjedhja të bëhet përmes procedurës së shortit.

Ata kanë ftuar të gjitha bizneset të cilat i kanë plotësuar kriteret dhe emrat i gjejnë në listën që sot në ora 10:00 në sallën e Kuvendit Komunal të jenë të pranishëm në zhvillimin e procedurës së përzgjedhjes me short.

Tutje është thënë se bizneset të cilat nuk i kanë përmbushur kriteret, rrjedhimisht nuk janë ftuar në procesin e shortit, kanë të drejtë ankese tri ditë.

Ankesa u tha se duhet të drejtohet në Komisionin për Ankesa dhe Parashtresa./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Targat KM gati po zhduken nga veriu i Kosovës

Published

on

Targat me shkurtesën KM (Mitrovicë e Kosovës) dikur përbënin shumicën e targave të automjeteve që qarkullonin në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Mirëpo, vetëm gjatë javëve të fundit, mijëra serbë të Kosovës i kanë konvertuar ato në targa RKS, nën frikën se do t’iu ndalohet qarkullimi.

https://www.evropaelire.org/a/veriu-pa-targat-km-/32708694.html

Continue Reading

Trending