Connect with us

Infrastrukturë

‘NASA në Shtime’, Si u ndërtua Observatori dhe Planetariumi Kombëtar në tokën e Milaim Rushitit

Published

on

Falë iniciativës së Milaim Rushitit, në Kosovë për herë të parë u ndërtua Observatori dhe Planetariumi Kombëtar, “dhoma virtuale” tek e cila shfaqen pamje të galaktikave. Për ndërtimin e kësaj qendre shkencore, Rushiti dhuroi 5 ari nga trualli që e trashëgoi nga babai i tij.

Observatori dhe Planetariumi Kombëtar i Kosovës është hapur zyrtarisht më 20.06.2024 për publikun, në fshatin Rashincë të komunës së Shtimes.

Ndërtimi i tij është mbështetur nga Mnistria e Arsimit dhe Komuna e Shtimes, në vlerë prej 310 mijë euro, shkruan Kallxo.com

Kush është profesori nga Shtimja që fali tokën për Planetariumin e parë të Kosovës?

Profesori nga fshati Rashincë i Komunës së Shtimes, Milaim Rushiti tash e dymbëdhjetë vite është mësimdhënës i shkencave të natyrës. Ai që nga viti 2012 ligjëron astronomi dhe fizikë në Gjimnazin Shkencor “Kuvendi i Arbrit” në Ferizaj.

Rushiti është drejtor i klubit të Astronomisë së Kosovës “Astronomy Outreach of Kosovo” (AOK).

Ai është bashkëideator për ndërtimin dhe hapjen e Planetariumit të parë të Kosovës, ide e cila siç tregon ai, filloi në vitin 2017, por që për shkak të problemeve me buxhetin, kjo ide nuk u realizua për një kohë./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Kosova ka 35 prona në Mal të Zi, përmes avokatit Kastrotoviq synon të kthej shëtitoren në plazhin e Beçiqit

Published

on

Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka përzgjedur avokatin që do të përfaqësojë Kosovën në çështjen juridike për pronat e Kosovës në Mal të Zi. 80 mijë euro është vlera e kontratës që do të përfitojë avokati Rados Lolo Kastrotoviq. Nacionale kishte raportuar që nga fillimi për këtë tender njëburimor të Ministrisë së Drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka paditur Komunën e Budvës dhe kompaninë “Sunraf Beach Properties”, për kthimin e rreth 4 mijë e 500 metrave katror pronë në shëtitoren Rafailoviq apo pushimorja “Ganimete Tërbeshi” në Mal të Zi.

Ministria e Drejtësisë e udhëhequr nga Albulena Haxhiu, ka gjetur avokatin përfaqësimin pra mbrojtjen e Kosovës për çështjen juridike për prona.

Këtë tender e ka fituar avokati nga Mali i Zi, Radosh Lolo Kastratoviq, i cili kishte ofertuar me 84 mijë e 700 euro.

Mirëpo, tenderi tash është dhënë për 80 mijë euro.

Kujtojmë se sipas Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Kosova ka 35 prona në Mal të Zi.

Një pronë në bregdetin Adriatik, me mbi 4.5 mijë metra katrorë, është bërë mollë sherri ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Malit të Zi.

Autoritetet malazeze thonë se Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka paditur Malin e Zi, Komunën e Budvës dhe kompaninë “Sunraf beach properties d.o.o.” nga Podgorica, duke kërkuar kthimin e së drejtës së pronësisë në mbi 4.5 mijë metra katrorë tokë në qytezën Rafailloviq, pranë Budvës, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Bëhet fjalë për parcela në shëtitoren përgjatë plazhit të Beçiqit, ku dikur ndodhej një vend-pushimore për fëmijët./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të regjistrojë pronat në zonat turistike në Shqipëri

Published

on

Ndonëse në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës ka ekzistuar një ekip i posaccëm për regjistrimin e pronave dhe ndonëse për këtë proces janë shpenzuar miliona euro, tani do të jetë Fondi Shqiptar i Zhvillimit ai që do të regjistrojë pronat në zonat turistike, përmes kontraktimit të një kompanie private.

FSHZH po kërkon një konsulent që do ofrojë mbështetje për procesin e regjistrimit fillestar apo përditesimin e pasurive të paluajtshme dhe pajisjen me dokumentacionin ligjor të pronave në fshatrat me potencial turistik. Ky dikaster ka hapur tenderin me fond limit 81.6 mln lekë, teksa në dokumentet shoqëruese specifikon se ky proces është thelbësor për realizimin e investimeve të parashikuara, si dhe do t’i hapë rrugë investimeve të reja publike apo private.

Po ashtu, përcaktohet se përmes këtij projekti regjistrimi i pasurive të paluajtshme do të kryhet Brenda një kohe të shkurtër dhe sipas procedurave ligjore. Regjistrimi fillestar apo përditesimi i pasurive te paluajtshme dhe pajisja me dokumentacionin ligjor do të përfshijë pasuritë e paluajtshme si: truall, tokë bujqësore, ndërtesa apo pasuri në lartësi.

Programi shtrihet në territorin e fshatrave me potencial turistik, përfshirë ato pjesë e programit të 100 fshatrave, në zonat me potencial zhvillimi dhe ku vlerësohet që ky investim është i nevojshëm për realizimin e projekteve të ndryshme të aplikuara pranë tyre.

Më konkretisht sipas hartës së publikuar, në total janë 106 fshtara nga veriu në jug të vendit, duke përfshirë: Valbonën, Thethin, Lurën, Shëngjergjin, Zvërnecin, Kaninën, Dhërmiun, Kuçin, Vunoin, Lukovën, Nikolicën, Voskopojën, Dardhën, Zaroshkën, etj.

Kohëzgjatja e procesit të regjistrimit fillestar apo të përmirësimit do të jetë 16 muaj nga data e lidhjes së kontratës, teksa tenderi do të qëndrojë i hapur për kompanitë e interesuar deri në datën 5 gusht./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Shumica e shqiptarëve jetojnë në shtëpi deri 69 m/katror

Published

on

Pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë jetojnë në një banesë e cila varion nga 40-69 metër katror.  Referuar të dhënave të Censit2023, Shqipëria numëron në total  726 325 banesa të zakonshme të banuara, me një rritje prej 16.460 njësish në raport me vitin 2011.

Sipas INSTAT, peshën më të lartë ndaj totalit, konkretisht 341 983 e përbëjnë njësitë me maksimumin e sipërfaqes në 69 m2, hapësirë e cila më së shumti ndahet midis 2 deri në 5 anëtarë.

Ndërsa 172 398 janë banesa me hapësirë nga 77-99 m katror, në të cilat jetojnë kryesisht familje përsëri nga 2-5 anëtarë

Ajo që vihet re nga të dhënat është një numër i konsiderueshëm i popullsisë që banojnë në nën sipërfaqen 40 metër katror, ku numri i këtyre njësive regjistrohet 127 552 të tilla,  dhe një pjesë të konsiderueshme zënë familjet me 4 dhe 5 anëtarë, edhe pse hapësira është tejet e vogël. Kjo vjen për shkak edhe të çmimeve në rritje të njësive të banimit vetëve të fundit ku qytetarët duke mos e përballuar koston e blerjes apo të qirasë të një banesë të madhe, janë orientuar deri shtëpive të vogla 1+1 apo garsoniereve, dhe pse nuk ofrojnë hapësirën normale të jetesës për individ.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se numri i qytetarëve që përballojnë banesa të mëdha është i vogël. Kështu janë vetëm  54 559 banesa nga 100-129 m katror dhe më të pasurit apo ata që disponojnë hapësira mbi 130 metër katror  përbëjnë shifrën më të vogël. Në vend regjistrohen vetëm  18.625 banesa me sipërfaqe të madhe të cilat disponohen nga familje nga 1-5 anëtarë.

Shifrat tregojnë edhe nivelin ekonomik të qytetarëve shqiptarë dhe aftësinë e tyre financiare për të përballuar jetesë normale, ku mesa duket pjesa më e vogël e popullsisë arrin që të sigurojë metrat katror për komoditet dhe hapësira të dedikuara për secilin anëtar të familjes.

Nga numri total i banesave të banuara, 360 233 janë shtëpi private, 261 594 janë apartamente dhe pjesa tjetër shtëpi pjesërisht të veçuar dhe shtëpi në rend tarracor./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending