Connect with us

Aktuale

Mundësi të reja për bashkëpunimin ekonomik Kosovë-Iowa

Published

on

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një konferencë virtuale me organizatën e biznesit Greater Des Moines Partnership në shtetin amerikan të Iowas, përmes së cilës anëtarët e Odës Amerikane patën mundësinë të diskutojnë mbi mundësitë potenciale për bashkëpunim në mes të të dyja vendeve, si dhe mbi mënyrat se si ky shtet është ballafaquar me pandeminë COVID-19 në aspektin ekonomik.

Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane shprehi kënaqësinë për vazhdimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Iowas si shtete simotra edhe në këtë kohë pandemie.

“Pandemia COVID-19 ka pasur një ndikim shumë negativ në ekonominë dhe sektorin privat të vendit në përgjithësi, megjithatë kjo kohë mund edhe të krijojë mundësi të reja për investime amerikane ose të tjera të huaja nga ata investitorë që mund ta lënë Kinën dhe Azinë dhe të kërkojnë tregje që ofrojnë avantazhe të ngjashme”, tha Zeka.

Xhavit Gashi, këshilltari i jashtëm i Odës Amerikane theksoi se lidhjet në mes Kosovës dhe Iowas janë shumë të vlefshme, duke përmendur se Kosova mund të marrë një shembull të mirë nga shteti i Iowas i cili ka menaxhuar në mënyrë të shkëlqyeshme situatën me COVID-19.

Jay Byers, kryeshef ekzekutiv në organizatën e biznesit Greater Des Moines Partnership, përderisa theksoi ashpërsinë e ndikimeve që COVID-19 ka pasur në ekonominë e SHBA-së dhe zinxhirët e furnizimit, shtoi se kjo pandemi ka krijuar mundësi për reformim të ekonomisë.

“Pandemia ka vënë theks në trende të reja duke u mbështetur në avancime teknologjike, siç janë ato për punësim të decentralizuar dhe punë nga distanca”, tha Byers, duke shtuar më tej se së bashku me Konsullatën e Kosovës në Iowa kishin planifikuar një mision tregtar në Kosovë gjatë këtij viti, për të parë mundësitë për investime dhe bashkëpunim në mes të dy shteteve, derisa theksoi se janë në pritje të rikthimit në normalitet për ta zhvilluar të njëjtën.

Ryan Caroll, menaxher për tregti ndërkombëtare në Greater Des Moines Partnership deklaroi se pandemia COVID-19 ka bërë që shkalla e papunësisë në SHBA të arrijë nivelet e saj më të larta, në një kohë kur pothuajse po arrihej punësim i plotë. Caroll theksoi se bizneset prodhuese në Iowa janë ballafaquar me probleme dhe ndërprerje të zinxhirëve të furnizimit që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë në Kinë, duke shtuar se organizata Greater Des Moines Partnership ka implementuar plane të ndryshme strategjike në ndihmë të bizneseve gjatë kësaj kohe. Për më tepër, Caroll potencoi se theks i veçantë i është dhënë edhe sistemit arsimor, ku janë krijuar programe të ndryshme për mësim nga shtëpia. Sipas tij, kjo pandemi ka krijuar nevojë të theksuar për të investuar në procese virtuale, dhe për të riorganizuar në përgjithësi proceset e punës.

Artan Duraku, udhëheqës i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Iowa theksoi se idealisht ky muaj do të duhej të shënonte vizitën më të madhe të bizneseve të Iowas në Kosovë nga industri të llojllojshme, specifikisht nga bizneset që merren me energji të ripërtërishme, teknologji informative dhe kompanitë që mund të jenë të interesuara në industrinë kosovare të procesimit të drurit. “Pandemia ka kufizuar mundësitë për investime duke konsideruar se të gjitha bizneset anembanë botës po ballafaqohen me probleme, e megjithatë Kosova duhet të kërkojë mundësi nga ky ndryshim global”, tha Duraku.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending