Connect with us

Trashëgimia

Mulliri i vjetër me ujë në Grabovc, vulë e trashëgimisë

Published

on

Puna në mulli ka vite që është prezent e dikur pothuajse secili vendbanim kishte një të tillë.

Ky zanat edhe pse është i ngadalshëm në proces ka benefitet e veta. Gatimet që bëhen nga ky lloj mielli, përveç vetive ushqyese që kanë, janë edhe shumë të shijshme.

Gazmend Berisha, këtë zanat e ka të trashëguar nga familja, e cila ushtron këtë zanat përmbi 100 vjet dhe ai edhe sot mban të hapur mullirin me ujë në fshatin Grabovc, raporton emisioni SOT në KTV.

Mielli nga mulliri tani përdoret më rrallë dhe mullinjtë e paktë që kanë mbetur, janë familjarë që e njohin mirë punën. Mullirin e familjes Berisha në fshatin Grabovc e vizitojnë mjaft qytetarë, mërgimtarë e të huaj. Shitje ka mjaft sa për të mbajtur familjen, thotë Gazmendi.

Në këtë mulli punohen dy lloje të miellit, ai i bardhë dhe i kuq, ndërsa nga qytetarët preferohet më shumë ai i bardhë.

Brezat e rinj kanë pak interesim për këtë zanat. Vite më parë në Kosovë, mielli i kallamojt ishte burimi kryesor i bukës dhe gatimeve.

Sipas të dhënave, në Kosovë nevojat për miell janë rreth 200 kg për kokë banori, apo gjithsej mbi 400 mijë tonë grurë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending