Connect with us

Aktuale

Miratohen shpronesimet për 5 projekte: Nga Bovilla tek Porti i Jahteve-Orikum

Published

on

Por cilët janë në fakt projektet? Disa prej tyre janë zbatuar dhe shpronësimi vjen në mënyrë ciklike duke ndjekur procedurat kurse disa të tjerë janë ende në fazat e para të zbatimit. Vendimi i parë i takon shpronësimit për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Itinerare këmbësorësh me pistë vrapimi dhe biçikletash në Parkun e Liqenit Artificial”, Tiranë. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, me vlerë 124 169 229 (njëqind e njëzet e katër milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e dyqind e njëzet e nëntë) lekë.

Vendimi i dytë i takon shpronësimit për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Shtesë e impiantit të përpunimit të ujit të pijshëm Bovillë me 1 800 l/sek, në fazën e dytë të zbatimit me 1 200 l/sek”. Pronarët të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, për pasuritë e llojit “truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 11 056 007.60 (njëmbëdhjetë milionë e pesëdhjetë e gjashtë mijë e shtatë pikë gjashtëdhjetë) lekësh. Vendimi i tretë i takon shpronësimit për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i objektit “Për ndërtim, përmirësim, shfrytëzim, mirëmbajtje të autostradës “Milot – Morinë””.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë sipas masës, për pasuritë e llojit “arë” dhe “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 1 440 031 (një milion e katërqind e dyzet mijë e tridhjetë e një) lekësh. Vendimi katërt është shpronësimi shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Sistemim, asfaltim i rrugës “Allamani”, Fushë-Krujë”. Pronari i pasurisë së paluajtshme, pronë private, që shpronësohet, të kompensohet në vlerë të plotë, për pasurinë e llojit tokë “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 918 241 (nëntëqind e tetëmbëdhjetë mijë e dyqind e dyzet e një) lekësh.

Vendimi i fundit i takon shpronësimit, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës Porti i Jahteve – By-pass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës)”. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, të kompensohen, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, për pasuritë e llojit “tokë arë”, me një vlerë të përgjithshme prej 3 858 048 (tre milionë e tetëqind e pesëdhjetë e tetë mijë e dyzet e tetë) lekësh./acp/

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending