MKRS ka shpallur konkurse për hartimin e projekteve të kurimit të ekspozitave të muzeve
Në kuadër të Programit Kombëtar të Muzeve, MKRS ka shpallur konkurse për hartimin e projekteve të kurimit të ekspozitave të muzeve: Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Prizren, Muzeu Etnologjik – Emingjiku në Prishtinë, Kompleksi i Kullës së Isë Boletinit në Boletin, dhe Muzeu i Burgut të Idealit në Prishtinë.
“Ftojmë profesionistët e interesuar të aplikojnë përmes e-prokurimit, në web faqen: https://shorturl.at/quwEJ
Shërbime për zhvillimin e proceseve dhe produkteve teknike për rivitalizimin dhe adaptimin, menaxhimin, ‘kurimin’ e ekspozitave dhe [ri]funksionalizimin e muzeve [ekzistues], të vendosur në ‘asete’ të trashëgimisë kulturore arkitekturale- të ‘Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit’, në Prizren; të Muzeut Etnologjik- te ‘Kompleksit të shtëpive Emin Gjiku’, në Prishtinë’ dhe të ‘Kompleksit te Kullës së Isë Boletinit’, në Boletin. 🔗 https://shorturl.at/kxAU7
Shërbime për zhvillimin e proceseve dhe produkteve teknike për rivitalizimin dhe adaptimin, menaxhimin, ‘kurimin’ e ekspozitave dhe [ri]funksionalizimin e Muzeut të Burgut të Prishtinës- Burgu i idealit, në Prishtinë.”, shkruan në njoftimin e Ministrisë së Kulturës./Media Ndërtimi