Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Yll Rugova, ka bërë të ditur që gjatë se martës e kanë vizituar objektin e Burgut të Prishtinës në rrugën “Luan Haradinaj”
Rugova tha se së bashku me zyrtarë të trashëgimisë kulturore e kanë realizuar këtë vizitë me qëllimin për të analizuar mënyrat e trajtimit të hapësirës drejt transformimit në muze.
“Burgu i Prishtinës po bëhet muze! Ky burg, i ndërtuar në fund të të dyzetave, që ndodhet në rrugën Luan Haradinaj, në qendër të qytetit, është objekt historik ku shumë figura të rëndësishme të vendit tonë janë burgosur e persekutuar politikisht”, ka shkruar Rugova në Facebook.
Vendimi i Qeverisë për inicimin e transformimit të Burgut të Prishtinës në muze është lëshuar më 23 mars.
You must be logged in to post a comment Login