Connect with us

Infrastrukturë

Ministria e Bujqësisë premton përkrahje për kultivuesit e bimëve mjekësore dhe aromatike

Published

on

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes programeve mbështetëse do të zgjerojë përkrahjen për kultivuesit dhe përpunuesit e bimëve mjekësore dhe aromatike, me qëllim që ky nënsektor t’i shtojë edhe më tej kapacitetet për prodhim dhe përpunim.

Mbështetjen për këtë nënsektor e ka premtuar Ministri Faton Peci, gjatë vizitës së veprimtarisë që e ushtron në këtë nënsektor agrobiznesi “Biosource Sh.p.k”,  në Gusar të Komunës së Istogut.

“Gjatë kësaj vizite u njoftova nga afër me procesin e  kultivimit dhe përpunimit të bimëve mjekësore dhe aromatike, nënsektor ky që po rezulton të jetë shumë profitabil dhe përmes saj fermerët në vendin tonë po arrijnë që krahas sigurimit të të ardhurave shumë të mira, të depërtojnë edhe në tregun evropian. Duke parë suksesin e këtyre kultivuese, në vazhdimësi përkrahja institucionale për ta do të zgjerohet me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të tyre”, ka thënë Ministri Peci.

Ndryshe, ky agrobiznes me aktivitete bujqësore merret tash e 40 vite, dhe krahas kultivimit të bimëve mjekësore dhe aromatike, kultivon edhe drithëra, kultura pemëtare dhe perimtare.

Në sipërfaqet e këtij agrobiznesi kultivohen  7 ha mollë, 45 ha grurë, 2 ha shalqi, 25 ha misër, 20 ha thekër organike, 21 ha kamomil organik, si dhe mbarështojnë rreth 40 krerë lopë qumështore./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

MKRS-ja i jep 160 mijë euro një kompanie për hartimin e projekteve për restaurimin e pesë xhamive

Published

on

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të bëjë projektimin dhe restaurimin e pesë xhamive.

Vetëm për hartim dhe projektim të projektit, ajo e ka shpërblyer grupin e operatorëve ekonomikë N.T.SH Mimark G-Project Ideal Partners Sh.P.K, me vlerën prej 159,500 eurosh.

Sipas të dhënave në dosjen e tenderit të publikuar në E-prokurimin, hartimi dhe projektimi, do të bëhet për xhaminë e Çokut në Junik, xhaminë e fshatit Orllan të Podujevës, xhaminë e mulla Ilaz Brojës në fshatin Burojë- Skenderaj, xhaminë “Suudi Efendi” në Prishtinë dhe në xhaminë e madhe në Ferizaj, shkruan Indeksonline.

Më poshtë janë të listuara xhamitë për të cilat ministria ka paraparë të bëjë projektin dhe vlerën për secilën xhami.

Realizimi i të gjitha shërbimeve, të cilat janë paraqitur në dokumentin aneks 1 – Specifikimet teknike. 1. Xhamia e Çokut-Junik; me çmimin 50 mijë euro. Realizimi i të gjitha shërbimeve, të cilat janë paraqitur në dokumentin aneks 1 – Specifikimet teknike – 2. Xhamia e djegur e fshatit Orllan-Podujevë; 20 mijë euro. Realizimi i të gjitha shërbimeve të cilat janë paraqitur në dokumentin aneks 1 – Specifikimet teknike – 3. Xhamia e djegur “Mulla Ilaz Broja” në fshatin Burojë-Skenderaj; 20 mijë euro Realizimi i të gjitha shërbimeve, të cilat janë paraqitur në dokumentin aneks 1 – Specifikimet teknike – 4. Xhamia “Suudi Efendi” në Prishtinë; 50 mijë euro. Realizimi i të gjitha shërbimeve, të cilat janë paraqitur në dokumentin aneks 1 – Specifikimet teknike – 5. Xhamia e Madhe e Ferizajt 80 mijë euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Mbahet ankandi elektronik për projektin solar prej 100 MW

Published

on

Ministria e Ekonomisë do të mbajë ankandin elektronik për projektin e parë solar prej 100 MW. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ushtruesja e detyrës së Misionit USAID Kerry Monaghan Hogler.

Më maj, Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me USAID-in, ka organizuar Konferencën e Para-Ofertimit për ankandin solar 100 MW në Kosovë, i cili solli së bashku mbi 200 pjesëmarrës dhe u transmetua në kohë reale për audiencën globale.

Kosova e ka caktuar si prioritet modernizimin dhe përmirësimin e sektorit energjetik të vendit dhe po bashkëpunon ngushtë me partnerët për zhvillim, duke përfshirë Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID-in, Komisionin Evropian, Bankën gjermane për investime dhe zhvillim – KfW-në, Bankën Botërore, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZh-in dhe Korporatën Financiare Ndërkombëtare – IFC-të, si dhe donatorët e tjerë ndërkombëtarë dhe sektorin privat, për t’i arritur këto objektiva të rëndësishme.

Qeveria e Kosovës së fundi ka ndërmarrë reforma të rëndësishme në sektorin e energjisë elektrike, me qëllim të liberalizimit dhe zhvillimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë. Përmes Strategjisë së re të Energjisë 2022-2031 dhe Projektligjit për Burimet e Ripërtërishme të Energjisë Kosova është në proces të krijimit të një baze ligjore të re për rritjen e investimeve të sektorit privat në burimet e ripërtërishme./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ndahet grant mbi 8 milion euro për 11 Komuna

Published

on

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka bërë me dije se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna.

Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e komunave, kanë nënshkruar marrëveshjet në kuadër të Grantit të Performancës Komunale.

“Në kuadër të këtij bashkëfinancimi janë paraparë projekte për rregullimin e shtratit të lumenjve, pastrimin e shtratit të lumit, ndërtimin e fushave sportive, rregullimin e ndriçimit publik dhe projekte të tjera të cilat kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët dhe rritjen e zhvillimit ekonomik lokal” ka shkruar në Facebook Krasniqi.

Komunat përfituese janë Rahoveci, Obiliqi, Skenderaj, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja, Malisheva, Dragashi, Ranillugu, Parteshi dhe Peja.

“Projektet në komunat përfituese janë bashkëfinancim i MAPL-së, donatorëve dhe komunave në vlerë mbi 8 milionë euro”, ka shkruar tutje Krasniqi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending