Connect with us

Aktuale

Ministri Aliu nuk do të gjykohet për korrupsion

Published

on

Gjykata e Apelit të Kosovës e ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilën ishte hedhur poshtë aktakuza për korrupsion ndaj ministrit aktual të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe të akuzuarve të tjerë, Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha-Prestreshi.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 24 korrik 2020, rezulton se Liburn Aliu, Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi akuzohen se në cilësinë e personave zyrtar në Drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Prishtinës kanë keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar, duke mos e zbatuar planin zhvillimor urban si plan hapësinor i nivelit më të lartë që në lagjen “Prishtinën e Re” Zona Perëndim ka paraparë ndërtim individual për banim, në atë mënyrë që i pandehuri Liburn Aliu ka nxjerr Vendimin Nr 05-351-290419 të datës 27.02.2017 si dhe vendimin me 05 nr.351-290419 të datës 21.06.2017 së bashku me të pandehurit Nazife Krasniqi dhe Zejnulla Rexhepi.

Me këto veprime, prokuroria i ngarkon të akuzuarit Liburn Aliu, Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 par lidhur me nenin 31 të KPRK-së./Media Ndërtimi.

Aktuale

Katër komunat veriore kanë shpenzuar 51 milionë euro energji elektrike brenda 10 muajve

Published

on

Sipas të dhënave zyrtare prej muajit Janar deri në Tetor të këtij viti, katër komunat veriore kanë shpenzuar 51 milionë euro energji elektrike.

Deputetja e Kuvendi te Kosovës, Hykmete Bajrami ka deklarura se për herë të gjashtë me propozim të Qeverisë, mazhoranca në Kuvend i votoj “masat emergjente për furnizim me energji elektrike”.

“Qeveria asnjëherë nuk ka raportuar në Kuvend se për çka i shërbejnë këto masa:

– Për blerje të energjisë elektrike, duke mos respektu rregullat e Ligjit të prokurimit?

– Për kontraktimin e kompanive për investim/remonte në KEK duke anashkaluar të gjitha procedurat e prokurimit?

– Për legjitimim të reduktimeve? – apo çfarë?”, deklaroi deputetja nga radhët e LDK-së.

Herën e parë Qeveria ka shpallur  “masat emergjente për furnizim me energji” me 21.12.2021, sot është data 08.12.2022, Qeveria ende me masa emergjente.

“Krejt çka ka ndodhë gjatë kësaj periudhe është se kostoja e energjisë elektrike për katër komunat veriore 51 milionë euro, vitin e kaluar ka qënë 33 milionë euro. Mos të harrojmë se gjatë kësaj periudhe ka ndodhë edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike për 100%.

51 milionë euro Janar-Tetor përkundër “shtrirjes së sovranitetit, ndalesës se aktiviteteve të mihjes së kriptovalutave, luftimit të krimit dhe kontrabandës e mos ta përmend këtu situatën e rënduar të ditëve të fundit”, shtoi Bajrami./Media Ndërtimi.

 

Continue Reading

Aktuale

BERZH miraton kredinë prej 28 milionë euro për ndërtimin në Karavasta të impiantit fotovoltaik më të madh në Shqipëri

Published

on

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) aprovoi pak ditë më parë kërkesën e kompanisë Voltalia për një financim 28 milionë euro lidhur me projektin e impiantit fotovotlaik të Karavastasë.

Në faqen e bankës statusi i kërkesës tashmë është “aprovuar” duke hapur kështu më pas rrugën për vijimin e hapave të tjerë deri në disbursimin e kësaj shume. Në disa dokumente të publikuara në shtator të këtij viti BERZH jepte detaje mbi kërkesën e kompanisë e cila është angazhuar në Shqipëri me dy projekte fotovoltaikë atë të Karavastasë dhe Spitallës.

Impianti fotovoltaik i Karavastasë i pari në këto dimensione që doli përmes procedurës së ankandit shpallur nga qeveria shqiptare parahsikohet të ketë një kosto 125 milionë euro. Banka ka qenë e angazhuar më herët në procedurën e ankandeve me qeverinë duke e asistuar për ecurinë e procesit që në fazat fillestare të tij dhe duket se kjo është edhe një nga arsyet pse kompania Voltalia ka parë të arsyeshme kërkesën e financimit pranë këtij insitucioni.

Në përshkrimin e projektit BERZH më herët nënvizoni se kërkesa e kompanisë lidhej drejtpërdrejt me një kredi afatgjatë për financimin e ndërtimit dhe funksionimit të centralit diellor të Karavastasë një impiant me fuqi të instaluar prej 140 MWp që ndodhet në bashkinë e Fierit.

“Projekti është rezultat i një tenderi konkurrues ndërkombëtar të mbështetur nga Banka dhe do të zbatohet nga Karavasta Solar, 100% në pronësi të Voltalia SA, një kompani ndërkombëtare e energjisë së rinovueshme e listuar në Euronext Paris” thuhet në dokument.

Projekti për Karavastanë dhe Spitallën

Kompania Voltalia në korrik të këtij viti mbajti ceremoninë për nisjen e punimeve në parkun fotovoltaik të Karavastasë.

Projekti 140 megavat ju dha Voltalia-s me vendim të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë më date 21 janar 2020, sipas një procedurave dhe procesit konkurrues të tenderit të hapur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me mbështetjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH.

Sipas termave të tenderit, Parku i Karavastasë do t’i shesë operatorit publik shqiptar 50% të energjisë elektrike nëpërmjet një kontrate shitjeje 15-vjeçare, ndërsa pjesa tjetër do t’i shiten me kontrata afatgjata operatorëve privatë. Impianti pritet të vihet në punë në gjysmën e dytë të vitit 2023.

Impianti i ri i Energjisë do të mbulojë konsumin vjetor të energjisë elektrike të rreth 220 mijë banorëve, dyfishi i konsumit të qyteteve shqiptare si për shembull Vlora apo Kamza. Në mars të vitit të shkuar Voltalia fitoi një tjetër garë për projektin që do të zbatohet në Spitallë me një çmim 29.89 euro/MWh.

Parku Fotovoltaik i Spitallës do të ketë një kapacitet të instaluar prej 100 MWp nga të cilat 70 MW do të blihen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nëpërmjet një kontrate për blerjen e energjisë me çmim të paracaktuar dhe 30 MW do të tregtohen në treg të lirë.Revista Monitor/Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Për herë të parë në 14 vite apartamentet në Britaninë e Madhe pësojnë ulje drastike të çmimit

Published

on

Çmimet e apartamenteve në Mbretërinë e Bashkuar kanë rënë për të tretin muaj radhazi dhe me ritmin më të shpejtë që nga kriza financiare e vitit 2008. Të dhënat e publikuara të mërkurën nga shërbimet e hipotekave Halifax nxorën në pah se çmimet mesatare të apartamenteve ranë me 2.3% midis tetorit dhe nëntorit.

Kjo ishte rënia më e madhe në një muaj që nga tetori i vitit 2008, rënia e tretë më e madhe në 40 vite me një rënie prej 0.4 përqind midis shtatorit dhe tetorit dhe një rënie prej 0.1 përqind midis gushtit dhe shtatorit.

Norma vjetore e çmimeve të apartamenteve u ul në 4.7 për qind, nga 8.2 për qind në mujin e kaluar dhe ritmi më i ngadaltë që nga korriku 2020.  Çmimi i apartamenteve ra në 285,579 paund në nëntor, 2.9 për qind më pak nga 293,992 paund në gusht të këtij viti, raporton abcnews.al.

Normat e hipotekave kanë shënuar rritje gjatë muajve të fundit, duke reflektuar pritshmëritë për kosto më të larta të huamarrjes afatmesme, pasi Banka e Anglisë po përballet me rritjen e inflacionit, i cili ka shënuar nivelin më të lartë në 41 vite.

Pritshmëritë e  tregut për rritje të mëtejshme të normave të interesit ka shënuar rritje gjithashtu pas buxhetit “mini” të kancelarit të dikurshëm Kwasi Kwarteng, i cili përfshinte 45 miliardë paund ulje taksash, por tani janë kthyer në nivelet e para 23 shtatorit.

Kinnaird tha se rënia reflektoi gjithashtu një “proces normalizimi” pas rritjes më të madhe të çmimit të apartamenteve, gjatë dy viteve të fundit. Në gusht të këtij viti, çmimi mesatar u rrit me 23% në krahasim me janar të 2020, përpara fillimit të pandemisë Covid-19.

Shërbimi i hipotekave Nationwide javën e kaluar raportoi rënien më të madhe mujore të çmimeve të apartamenteve që nga qershori 2020. Sipas Halifax, ritmi i rritjes vjetore të çmimeve u ngadalësua në të gjithë rajonin, përveç njërit, në verilindje, raporton abcnews.al.

Uellsi dhe zonat në jugperëndim regjistruan rënien më të madhe vjetore, nga 11.5 për qind në 7.9 për qind dhe nga 10.7 për qind në 8.4 për qind respektivisht. Të dyja zonat ishin pikat kryesore të rritjes së çmimeve gjatë pandemisë.

Ritmi vjetor u ngadalësua me 1.4 % në 5.2 për qind në muajin nëntor në Londër. Çmimet në Irlandën e Veriut ranë me një përqindje më të vogël 0.6% duke shkuar në 9.1 për qind.

Tom Bill, agjent i pasurive i Knight Frank në Mbretërinë e Bashkuar, tha se priste që çmimet e apartamenteve të regjistronin nivelin që ishin në verën e vitit 2021.

Wishart në Capital Economics tha se më parë kishte parashikuar që çmimet e apartamenteve në Mbretërinë e Bashkuar do të binin me 12 për qind deri në mesin e vitit 2024.

Ai shtoi se ai tani pret që Londra dhe jugu i Anglisë të përjetojnë “rëniet më të mëdha të çmimeve, ndërsa Skocia dhe Irlanda e Veriut mund ta përballojnë më lehtë.” /Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending