Connect with us

Aktuale

Mijëra punonjës të call-centerave kërkojnë njohjen e profesionit

Published

on

Prej 10 ditësh, punonjësit e sektorit call-center pasi përfundojnë orarin e punës, ndërrojnë turnet pranë stendës së vendosur para Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, për njohjen ligjore të profesionit.

Tavolina e vogël me lista emërorë mbledh pranë vetes çdo ditë qytetarë për të nënshkruar për miratimin e statusit për operatorin telefonik. Kjo nismë, e ndërmarrë nga Sindikata Kombëtare e Operatorëve Telefonikë (SKOT) tenton të adresojë disa nga shqetësimet kryesore të këtij sektori, ku më kryesori mbetet njohja ligjërisht e profesionit.

“Problematika kryesore që ne hasim është se ky profesioni ynë nuk njihet ligjërisht. Të njihen sëmundjet profesionale. Të ulet mosha e pensionit, kemi parashtruar në status që të jetë me 20 vite punë në sektor, të kemi mundësi të dalim në pension të parakohshëm ose të bëhet një pension i posaçëm për këta që punojnë në sektor”,– shprehet për Citizens Channel, Ilir Xhemalaj nga SKOT.

Po ashtu, ata kërkojnë edhe njohjen e vjetërsisë së punës dhe pagesën në bazë të saj.

“Një operator i vjetër me 10 vite eksperiencë paguhet njëlloj me një operator që hyn sot në vendin e punës”,– sheh me shqetësim Xhemalaj.

Sektori i call-centerave ka qenë opsion premtues për shumë të rinj për tu punësuar gjatë studimeve të tyre. Mirëpo, pas pandemisë edhe ky sektor ka pësuar tkurrje si pasojë e emigrimit dhe ndryshimeve të preferencave sa i takon gjuhëve të huaja.

“Shumë të rinj kanë emigruar. Ata që kanë ngelur këtu janë kryesisht mosha pak më të mëdha. Ne si sektor punojmë në gjuhën italiane, 90%  dhe gjuha italiane është rrudhur, pra nuk ka më të rinj që mësojnë italishten. Janë vetëm ata breza, të cilët e kanë mësuar në njëfarë mënyre dhe ata breza janë që vazhdojnë punojnë. Nuk kemi prurje të reja të gjuhës italiane”,– tha Iliri Xhemalaj.

Që propozimi për miratimin e statusit të kalojë për diskutim në Kuvend, duhet që të mblidhen 20 mijë firma nga qytetarët.

“Pasi ne të mbledhim 20 mijë firmat, rruga që do të ndiqet është procedurë ligjore, pra do paraqitet në komisionet parlamentare dhe më pas do të çohet në parlament për miratim. Ne e dimë që rruga nuk është e lehtë, por jemi të vendosur ta çojmë përpara procesin dhe pastaj të shohim ditë pas dite, hap pas hapi për realizimin e këtij statusi”, -përfundon Xhemalaj.

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending