Connect with us

Infrastrukturë

Melia hap hotelin e katërt në Shqipëri/ Velipoja Grand Europa Resort tashmë nën markën e gjigandit spanjoll

Published

on

Grupi spanjoll i hotelerisë, Mela Hotels International njoftoi zgjerimin e prezencës së tij në Shqipëri përmes hapjes së hotelit të katërt në vend. Hoteli me 5 yje, Velipoja Grand Europa Resort tashmë do të jetë nën markën e gjigandëve spanjoll si një hotel i lidhur.

Ky është hoteli i dytë i lidhur i Melias në Shqipëri dhe i katërti në total në vend, të cilët gjenden në Tiranë, Durrës, Gjirin e Lalzit dhe tashmë edhe në Velipojë.

Zgjerimi i Melias në Shqipëri nuk është i rastësishëm, por pjesë e një plani afatgjatë. Grupi spanjoll ka deklaruar se Shqipëria është një nga prioritetet e tij ndërkombëtare, ku kompania do të vazhdojë të rrisë ndjeshëm prezencën.

Me hapjen e parë të një hoteli me pesë yje në Durrës në maj 2023, grupi ka inauguruar tre komplekse të tjera, përfshirë Velipoja Gand Europa Resort.

Gabriel Escarrer, CEO i grupit Melia, zbuloi në panairin ndërkombëtar të tregtisë FITUR 2024 se ai dëshironte të ‘shihte një angazhim edhe më të madh’ ndaj Shqipërisë, me tre projekte hotelesh në ndërtim, duke përfshirë hotelin kryesor të ardhshëm të markës në një pronë në zemrën e kryeqytetit si dhe një tjetër projekt gjigand në Jug.

Deri në vitin 2030, pritet të ndërtohen afro 20 hotele Meliá në Shqipëri. “Shqipëria ka gjithçka që duhet për t’u bërë një destinacion kryesor”, thotë Gabriel Escarrer./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Aktakuzë për keqpërdorimin e 196 mijë eurove për punimet në rrugën e Rugovës

Published

on

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve, N.L dhe L.S, për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar” dhe veprës penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, si dhe, ndaj personit juridik, operatorit ekonomik SH.P.K “Sallahu” për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Sipas aktakuzë, N.L, në cilësinë e personit zyrtar në MMPHI, si menaxher i kontratës për mbikëqyrjen e punimeve për rehabilitimin e rrugës nacionale N9, segmenti Pejë-Kuqishtë-Çakorr, nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, duke i mundësuar të pandehurit L.S, pronarit dhe personit përgjegjës të operatorit ekonomik “Sallahu” Sh.P.K, në mënyrë të kundërligjshme ka aprovuar pagesat, ku diferenca mes punëve të paguara dhe atyre të pranueshme është 196,234.21 euro, kështu duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovë në shumën e lartcekur.

I pandehuri, L.S, pronar i operatorit ekonomik “Sallahu” Sh.P.K, sipas aktakuzës, në cilësinë e punë kryesit lidhur me kontratën nr. 054/2021 me nr. prokurimi MI-205-21-5465-5-1-1 të datës 29.11.2021, për rehabilitimin e rrugës nacionale N9 segmenti Pejë-Kuqishtë-Çakorr, duke shkelur nenin 65 të Ligjit mbi Prokurimin Publik, nuk i ka zbatuar detyrimet që dalin nga kontrata e prokurimit publik, kontratë kjo e lidhur mes operatorit ekonomik “Sallahu” SH.P.K dhe autoritetit kontraktues MMPHI me datën 29.11.2021 dhe duke mos përfillur para masat e kësaj kontrate, me dashje dhe pa të drejtë me datën 05.05.2022, ka kërkuar nga MMPHI që ti paguhet shuma e parave, ku shuma e përfitimit të kundërligjshëm sipas plotësimit të ekspertizës së ekspertëve gjyqësor të datës 07.05.2024, është 196,234.21 euro.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë” thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Pejë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Apartamente nga 1400 $ nata, Ivanka Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan-Vlorë

Published

on

Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit të SHBA, Donald Trump ka treguar detaje lidhur me projektin e bërë publik pak kohë më parë nga bashkëshorti i saj Jared Kushner për ndërtimin e një kompleksi vilash luksoze në ishullin e Sazanit.

Gjatë një interviste në podkastin e Lex Friedman, të cituar nga “The Express Tribune”, Ivanka Trump thotë se në ishullin prej 1400 hektarësh në Mesdhe “do të sjellin arkitektët më të mirë dhe markat më të mira”.

Trump shprehet se ky projekt drejtohet nga marka super luksoze “Aman” dhe do të shërbehet ushqim nga menyja më e famshme botërore, Carbone, pjesë e Major Food Group, e cila është e njohur për klientelën e saj të famshme.

Marka Aman, e cila krenohet me mbi 30 prona në 20 vende, frekuentohet nga të famshëm si Bill Gates, Mark Zuckerberg, Kardashians, Angelina Jolie, David Beckham, George dhe Amal Clooney dhe Tom Hanks. Dhomat në resortet “Aman” zakonisht kushtojnë rreth 1.400 dollarë për natë, me vila me çmim 50.000 dollarë.

Pak muaj më parë kryeministri Edi Rama konfirmoi projektin për transformimin e ishullit të Sazanit nga dhëndri i ish-presidentit Trump, Jared Kushner, një sipërmarrës i suksesshëm në disa vende./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

“Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Podujevës do të ndërtojnë edhe 5 shtëpi për familjet me kushte të rënda ekonomike

Published

on

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me hoxhën dhe humanistin Halil Kastrati kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimin për ndërtimin e 5 shtëpive për familjet skamnore në Podujevë.

“Meqenëse ishim pajtuar më herët për këtë memorandum, komisioni i përbashkët i Komunës dhe Shoqatës ka bërë përzgjedhjen e familjeve skamnore, ndërsa sot ne iu kemi kumtuar lajmin këtyre familjeve për ndërtimin e shtëpive (njëra nga to është nga komuniteti ashkali).

Në këtë marrëveshje të bashkëpunimit, Komuna participon me nga 10 mijë euro, kurse shoqata “Jetimat e Ballkanit” me nga 20 mijë euro.

Krahas vizitave tek familjet përfituese e vizituam edhe Qendrën Rezidenciale e cila po ndërtohet me cilësi të lartë dhe sipas planit dinamik.

Familjet përfituese i gëzofshin shtëpitë e reja, kurse falënderim i madh shkon për Shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe të gjithë donatorët që kanë kontribuar!”, deklaroi kryetari Bulliqi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending