Prishtinën, gjatë dy dekadave të fundit ka parë rritje të shpejtë urbane dhe të popullsisë, por pak investime në infrastrukturën e gjelbër.
Një studim i fundit mbi efektin UHI në Prishtinë e konfirmoi këtë, duke thënë se qyteti është më i nxehtë në krahasim me zonat me nivel më të lartë të vegjetacionit, duke përmendur dendësinë e popullsisë së Prishtinës dhe mungesën e gjelbërimit si kontribuesit kryesorë.
Zonat e kufizuara të gjelbra së bashku me temperaturat e larta rekord paraqesin sfida shëndetësore për jetën e përditshme të njerëzve, veçanërisht për grupet vulnerabël si të moshuarit, njerëzit me sëmundje kronike, fëmijët, gratë shtatzëna – dhe për njerëzit që punojnë jashtë, si punëtorët e ndërtimit dhe atletët.
Rreziqet mund të jenë serioze dhe variojnë nga lodhja e nxehtësisë deri te ngërçet dhe më e rënda – goditjet nga nxehtësia.
Me rritjen e përshpejtuar urbane, është e rëndësishme të njihen sfidat dhe faktorët që i bëjnë qytetet në mënyrë unike të prekshme ndaj ndryshimeve klimatike, ndotjes së ajrit dhe nxehtësisë urbane.
UNDP punon me autoritetet e Kosovës në nivel qendror dhe lokal për të avancuar tranzicionin e gjelbër.
Kjo organizatë mbështet bashkitë në zhvillimin e planeve të veprimit për të trajtuar ndotjen e ajrit dhe ndryshimet klimatike, promovimin e lëvizshmërisë së qëndrueshme urbane si dhe instalimin e paneleve diellore – duke kontribuar në zhvillimin neutral ndaj karbonit duke ushqyer zgjidhje inovative për tranzicionin e gjelbër dhe sisteme më të qëndrueshme dhe elastike.
Duke përdorur shkencën e sjelljes, ne synojmë të zvogëlojmë numrin e makinave në qendër të qytetit të Prishtinës, gjë që do të rezultojë në zvogëlimin e emetimeve dhe ndotjes së ajrit.
Së bashku me komunitetin, ne po bashkë-dizenjojmë një platformë bashkëpunuese që u mundëson komuniteteve, bizneseve lokale, bashkive dhe këshillave vendore të punojnë së bashku drejt zhvillimit të parqeve dhe zonave të gjelbra që do të reduktojnë akumulimin e nxehtësisë në strukturat urbane.
Edhe pse jo e lehtë, ndërmarrja e veprimeve klimatike për t’i bërë qytetet të qëndrueshme dhe më elastike ndaj krizave – duke përfshirë valët ekstreme të të nxehtit – është e mundur dhe urgjentisht e nevojshme për të mbajtur veten dhe brezat e ardhshëm të sigurt.
Duke vepruar kështu, ne jo vetëm që e kthejmë natyrën në qytete – ne gjithashtu përmirësojmë cilësinë e përgjithshme të jetës dhe sigurojmë zona urbane të jetueshme për nesër./Media Ndërtimi.
Artikull i botuar në UNDP KOSOVO.