Connect with us

Aktuale

Mbrohet në Gjykatë ish-drejtori i Urbanizmit të Prizrenit Nijazi Kryeziu, akuzohet për keqpërdorim të pasurisë publike

Published

on

Në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prizren, sot ka dhënë mbrojtjen e tij ish-Drejtori Urbanizmit Nijazi Kryeziu, raporton Drejtësia Sot.

Nijazi Kryeziu  po akuzohet se në cilësinë e Drejtorit të Urbanizmit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij zyrtare, duke keqpërdorë pasurinë publike me qëllim që TV Opinionit t’i mundësoj dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.

Gjatë mbrojtjes së tij Kryeziu sqaroi se si Komuna e Prizrenit është dashur t’i trajtoj ndërtimet pa leje dhe ta implementoj  ligjin për legalizime.

Sa i përket afatit për implementim të ligjit për legalizim dhe përpilimin e listës së objekteve të ndërtuara pa leje, ai ka theksuar se ka pasur afat 5 muaj për trajtimin tyre.

Po ashtu, Kryeziu ka potencuar se në mënyrë që të implementohet ligji për legalizim është dashur të themelohet TASK FORCA për sensibilizim dhe informim të qytetarëve për legalizim të objekteve.

Ndër të tjera, lidhur me pagesat dhe projektet e propozuara për informim të qytetarëve, i akuzuari tha se një praktik të tillë zbatuese e kishte gjetur edhe më parë në Drejtorin e Urbanizmit.

Tutje, sa i përket kontratës të nënshkruar në mes TV “Opinionit”  dhe drejtorisë përkatëse, ai tha se kontrata në fjalë nuk është kthyer apo refuzuar për ndonjë parregullsi nga zyrtaret kompetent.

Në fund, duke u përgjigjur pyetjes së parashtruar nga anëtari trupit gjykues, gjyqtari Luan Berisha lidhur me parregullsitë e evidentuara nga auditori, Kryeziu tha se auditimi gjeneral ka qenë në rregull dhe pa asnjë vërejtje lidhur me pagesat e shërbimeve të kryera nga Drejtoria e Urbanizmit.

Pas përfundimit të dhënies së mbrojtjes nga i akuzuari lartcekur, kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Raima Elezi, ndërpreu seancën e sotme për ta caktuar atë të radhës për 23 gusht 2021 me fillim nga ora 09:00, ku pritet të jepet fjala përfundimtare e palëve procedurale./Media Ndërtimi.

Aktuale

Sot përfundon faza e dytë e aplikimit për subvencionim të efiçiencës së energjisë

Published

on

Ministria e Ekonomisë (ME) njofton të gjithë qytetarët se sot, më 9 dhjetor 2022 në ora 23:59 përfundon Faza e dytë e thirrjes për subvencion të efiçiencës së energjisë.

Në Fazën e dytë për subvencion të drejtë aplikimi kanë të gjithë aplikuesit që janë kualifikuar në Fazën e parë, pra që i kanë plotësuar kriteret në thirrjen publike të ME-së për subvencionim të efiçiencës së energjisë.

Sqarime shtesë:

Faza II

Pas kualifikimit në Fazën e parë qytetarët duhet të blejnë pajisjen e përzgjedhur sipas kritereve të specifikuara në thirrje, dhe më pas mund të aplikojnë për Fazën II përmes platformës e-Kosova që t’ju mundësohet përfitimi nga ky subvencion, duke ngarkuar dokumentet në vijim:

  1. Faturën e rregullt apo kuponin fiskal të blerjes së pajisjes (fatura duhet të jetë jo më e vjetër se nga data e shpalljes së thirrjes së parë të datës 06.10.2022);
  2. Vërtetimin e xhirollogarisë bankare apo kopjen e kartelës bankare;
  3. Fotografi të pajisjes së blerë ose instaluar sipas kritereve të specifikuara në thirrje (pajisja duhet të jetë e instaluar dhe e gatshme për inspektim nga data 10.01.2023);
  4. Fotografi të numrit serik të pajisjes;
  5. Fotografi të etiketës së performancës së pajisjes (opsionale për stufa individuale me biomasë);
  6. Për nënat vetushqyese për përfitim të subvencionit prej 90% për stufën individuale me biomasë dhe 60% për pompën termike ajër-ajër inverter (kondicioner/ klimë efiçiente) kërkohet të ngarkohet një dëshmi që konfirmon statusin e nënës vetushqyese.
  7. Marrëveshja për Subvencionim duhet të shkarkohet në ueb faqen e Ministrisë së Ekonomisë, e cila pas plotësimit në mënyrë elektronike (direkt në dokument në hapësirat e hijezuara) duhet të ngarkohet nga ana e Palës në platformën e-Kosova në formatin (PDF), në kuadër të Fazës II të aplikimit. Marrëveshjen mund ta gjeni në këtë link: https://me.rks-gov.net/sq/shpallje

Faza II  – Aplikimi nga përfituesit e skemës sociale (kategoria I & II)

Për aplikuesit që janë përfitues të skemës sociale (kategoria I & II), faza II është e ndarë në dy hapa:

Hapi 1: Aplikanti duhet të ngarkojë në platformën e-Kosova, dokumentet në vijim:

  1. Profatura – do të mundësohet vetëm për stufat individuale me biomasë dhe pompën termike ajër-ajër inverter (kondicioner/ klimë efiçiente);
  2. Vërtetimin e xhirollogarisë bankare apo kopjen e kartelës bankare;
  3. Dëshmi që vërteton mbështetjen e skemës sociale (kategoria I & II).

Për përfituesit e skemës sociale, ME do të transferojë mjetet financiare të subvencionit para blerjes apo instalimit së Stufës individuale me biomasë ose Pompës termike ajër-ajër inverter (kondicioner/ klimë efiçiente).

Hapi 2: Pas pranimit të subvencionit dhe blerjes së pajisjes duhet të përcillen përmes email adresës: [email protected] dokumentet në vijim:

  1. Faturën e rregullt apo kuponin fiskal të blerjes së pajisjes (fatura duhet të jetë jo më e vjetër se nga data e shpalljes së thirrjes së parë të datës 06.10.2022);
  2. Fotografi të pajisjes së blerë ose instaluar sipas kritereve të specifikuara në Thirrje; (pajisja duhet të jetë e instaluar dhe e gatshme për inspektim nga data 10.01.2023);
  3. Fotografi të numrit serik të pajisjes;
  4. Fotografi të etiketës së performancës së pajisjes (opsionale për stufa individuale me biomasë).

Ministria e Ekonomisë fton të gjithë qytetarët që janë parakualifikuar në Fazën e I-rë, që brenda afatit të përfundojnë të gjitha procedurat e cekura më lartë dhe në thirrjen publike në mënyrë që të jenë përfitues të subvencionit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Katër komunat veriore kanë shpenzuar 51 milionë euro energji elektrike brenda 10 muajve

Published

on

Sipas të dhënave zyrtare prej muajit Janar deri në Tetor të këtij viti, katër komunat veriore kanë shpenzuar 51 milionë euro energji elektrike.

Deputetja e Kuvendi te Kosovës, Hykmete Bajrami ka deklarura se për herë të gjashtë me propozim të Qeverisë, mazhoranca në Kuvend i votoj “masat emergjente për furnizim me energji elektrike”.

“Qeveria asnjëherë nuk ka raportuar në Kuvend se për çka i shërbejnë këto masa:

– Për blerje të energjisë elektrike, duke mos respektu rregullat e Ligjit të prokurimit?

– Për kontraktimin e kompanive për investim/remonte në KEK duke anashkaluar të gjitha procedurat e prokurimit?

– Për legjitimim të reduktimeve? – apo çfarë?”, deklaroi deputetja nga radhët e LDK-së.

Herën e parë Qeveria ka shpallur  “masat emergjente për furnizim me energji” me 21.12.2021, sot është data 08.12.2022, Qeveria ende me masa emergjente.

“Krejt çka ka ndodhë gjatë kësaj periudhe është se kostoja e energjisë elektrike për katër komunat veriore 51 milionë euro, vitin e kaluar ka qënë 33 milionë euro. Mos të harrojmë se gjatë kësaj periudhe ka ndodhë edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike për 100%.

51 milionë euro Janar-Tetor përkundër “shtrirjes së sovranitetit, ndalesës se aktiviteteve të mihjes së kriptovalutave, luftimit të krimit dhe kontrabandës e mos ta përmend këtu situatën e rënduar të ditëve të fundit”, shtoi Bajrami./Media Ndërtimi.

 

Continue Reading

Aktuale

BERZH miraton kredinë prej 28 milionë euro për ndërtimin në Karavasta të impiantit fotovoltaik më të madh në Shqipëri

Published

on

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) aprovoi pak ditë më parë kërkesën e kompanisë Voltalia për një financim 28 milionë euro lidhur me projektin e impiantit fotovotlaik të Karavastasë.

Në faqen e bankës statusi i kërkesës tashmë është “aprovuar” duke hapur kështu më pas rrugën për vijimin e hapave të tjerë deri në disbursimin e kësaj shume. Në disa dokumente të publikuara në shtator të këtij viti BERZH jepte detaje mbi kërkesën e kompanisë e cila është angazhuar në Shqipëri me dy projekte fotovoltaikë atë të Karavastasë dhe Spitallës.

Impianti fotovoltaik i Karavastasë i pari në këto dimensione që doli përmes procedurës së ankandit shpallur nga qeveria shqiptare parahsikohet të ketë një kosto 125 milionë euro. Banka ka qenë e angazhuar më herët në procedurën e ankandeve me qeverinë duke e asistuar për ecurinë e procesit që në fazat fillestare të tij dhe duket se kjo është edhe një nga arsyet pse kompania Voltalia ka parë të arsyeshme kërkesën e financimit pranë këtij insitucioni.

Në përshkrimin e projektit BERZH më herët nënvizoni se kërkesa e kompanisë lidhej drejtpërdrejt me një kredi afatgjatë për financimin e ndërtimit dhe funksionimit të centralit diellor të Karavastasë një impiant me fuqi të instaluar prej 140 MWp që ndodhet në bashkinë e Fierit.

“Projekti është rezultat i një tenderi konkurrues ndërkombëtar të mbështetur nga Banka dhe do të zbatohet nga Karavasta Solar, 100% në pronësi të Voltalia SA, një kompani ndërkombëtare e energjisë së rinovueshme e listuar në Euronext Paris” thuhet në dokument.

Projekti për Karavastanë dhe Spitallën

Kompania Voltalia në korrik të këtij viti mbajti ceremoninë për nisjen e punimeve në parkun fotovoltaik të Karavastasë.

Projekti 140 megavat ju dha Voltalia-s me vendim të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë më date 21 janar 2020, sipas një procedurave dhe procesit konkurrues të tenderit të hapur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me mbështetjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH.

Sipas termave të tenderit, Parku i Karavastasë do t’i shesë operatorit publik shqiptar 50% të energjisë elektrike nëpërmjet një kontrate shitjeje 15-vjeçare, ndërsa pjesa tjetër do t’i shiten me kontrata afatgjata operatorëve privatë. Impianti pritet të vihet në punë në gjysmën e dytë të vitit 2023.

Impianti i ri i Energjisë do të mbulojë konsumin vjetor të energjisë elektrike të rreth 220 mijë banorëve, dyfishi i konsumit të qyteteve shqiptare si për shembull Vlora apo Kamza. Në mars të vitit të shkuar Voltalia fitoi një tjetër garë për projektin që do të zbatohet në Spitallë me një çmim 29.89 euro/MWh.

Parku Fotovoltaik i Spitallës do të ketë një kapacitet të instaluar prej 100 MWp nga të cilat 70 MW do të blihen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nëpërmjet një kontrate për blerjen e energjisë me çmim të paracaktuar dhe 30 MW do të tregtohen në treg të lirë.Revista Monitor/Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending