Infrastrukturë

Mbi 6 milionë euro për energji efiçiente në 100 objekte komunale në Prizren

Published

on

Qeveria e Kosovës dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim kanë nënshkruar një marrëveshjen në vlerë prej 6 milionë e 315 mijë eurove për energji efiçiente në Prizren.

Ministria e Financave ka njoftuar se 20 % e shumës së kësaj marrëveshje, e cila synon investime në efiçiencën e energjisë së ndërtesave publike në Prizren, është grant.

Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe zv.presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Alain Pilloux, në javën e takimeve vjetore në Marakesh.

Ministri Murati ka thënë se BERZH-i mbetet një partner i rëndësishëm për avancimin e tranzicionit energjetik të Kosovës dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Kurse, zv.presidenti i BERZH-it, Alain Pilloux, theksoi se Kosova tashmë është duke punuar intensivisht në një model të cilin çdo shtet duhet ta ndjek, në kombinimin e energjisë efiçiente me energji të ripërtrishme.

Projekti i cili financohet nga kjo marrëveshje parasheh implementimin e masave të efiçiencës në 100 objekte komunale, duke përfshirë kopshte, shkolla dhe qendra të kujdesit shëndetësor parësor.

Masat e propozuara për efiçiencë përfshijnë përmirësimin dhe ndërrimin e sistemeve të ngrohjes, izolimin termik të ndërtesave dhe instalimin e dritareve dhe dyerve me efiçiencë të energjisë./Media Ndërtimi.

Trending

Exit mobile version