Connect with us

Infrastrukturë

Mbi 169 prona të Kosovës jashtë territorit, “Trepça” kërkon kthimin vetëm të atyre brenda Kosovës

Published

on

Menaxhmenti i ndërmarrjes “Trepça”, ka dhënë afat 30 ditë, qe organizatat e shoqërisë civile dhe subjektet juridike t’i kthejnë pronat kësaj ndërmarrje. Ky njoftim, përfshin vetëm pronat brenda territorit të Kosovës por jo edhe jashtë saj. Te pronat jashtë Kosovës, duhet një iniciativë nga Ministria e Drejtësisë.Pas shpërbërjes së ish-sistemit jugosllav shumë prona jo vetëm të personave privat, por edhe të shtetit të Kosovës, mbetën jashtë kufijve.

Pas 16 vite kur Kosova feston pavarësinë e saj, ndërmarrja publike “Trepça” ka dhënë ultimatumin që brenda 30 ditësh që kushdo që posedon pronat e saj që t’ia kthej.Por kthimi i këtyre pronave duket të mos jetë i lehtë.“Asetet e saj kane qenë të shpërndara në kohën e Jugosllavisë dhe kanë qenë të shpërndara kryesisht në Mal te Zi dhe Serbi.

Janë problematika juridike dhe janë problematika te tjera që as parimisht as politikisht e ekonomikisht nuk i kemi të qarta. Janë dhjetëra të tilla por secila nga to, ka histori të veçantë juridikë pasi Jugosllavia ka kaluar në disa etapa dhe janë probleme juridike, ” ka thënë Ferat Shala-ish-drejtor i ndërmarrjes “Trepca”.Mirëpo janë gjithsejtë 169 prona që Kosovës i kanë mbetur jashtë territorit të saj.Prej tyre, 104 janë vetëm brenda territorit të Serbisë.

Nga AKP i kanë thënë Dukagjinit, se me disa prej shteteve së bashku me Qeverinë e Kosovës, kanë filluar diskutimet, por jo edhe me Serbinë.

“Republika e Kosovës me shumicën e vendeve fqinje të dala nga ish Jugosllavia ka të vendosura marrëdhënie diplomatike dhe janë krijuar mundësitë që në rrugë diplomatike të zgjidhen problemet me pasuritë e Kosovës që gjenden në territorin e këtyre shteteve, përveç me Serbi dhe me Bosnje e Hercegovinë,” thuhet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Me njërin shtet, Ministria e Drejtësisë si përfaqësuese nga Kosova, kishte filluar procedurat ligjore, por ende asgjë konkretisht.“Sa i përket pyetjeve tuaja, ju informojmë se Avokatura Shtetërore është duke e përfaqësuar Republikën e Kosovës në çështjen ku pala – qytetari i Malit të Zi, ka paditur Republikën e Kosovës për zgjidhjen e kontratës me të cilën kontratë Kosova kishte blerë një pronë – rreth 300m².

Çështja është në shqyrtim nga gjykata në Kotor. Në çështjen tjetër Republika e Kosovës e ka paditur Malin e Zi për kompensimin e pronës së tjetërsimin e pronës të cilin ish pushimorja “Ganimete Tërbeshi” e kishte në shfrytëzim të përhershëm. Lënda është regjistruar në gjykatë, mirëpo ende nuk është caktuar asnjë seancë,” thonë nga Ministria e Drejtësisë.E Ministria e Drejtësisë duket të jetë institucioni i vetëm që me punë intensive të i kthejë pronat shtetërore.

“Trepça menaxhohet nga Qeveria e Kosovës dhe ndërmarrjet publike që kanë funksionuar në periudhën e ish-Jugosllavisë dhe post Jugosllavisë, që kanë mbetur në shtetet e tjera, atëherë në këtë rast është Ministria e Drejtësisë që duhet të filloj hapa për kthimin e pronave shtetërore. Kemi pas një iniciativë të tillë nga vet Ministria me Malin e Zi, por jo edhe me Serbinë,” ka thënë Anton Nrecaj, Jurist.Sipas AKP-së, janë 17, 10 përqind prona të Kosovës, në Kroaci 5, 3 përqind, Mali i Zi 35, 21 përqind, Maqedoni 7, 4 përqind, Serbi 104, 62 përqind, Slloveni 1, 1 përqind./Media Ndërtim

Infrastrukturë

Vendoset trau, të dielën hapet aksi Thumanë- Kashar

Published

on

Aksi rrugor Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, do të hapet të dielën më 30 qershor, ndërsa kalimi do jetë me pagesë 2.1 euro për mjet.

Krahas aksit kryesor po punohet gjithashtu edhe për të përmbyllur rrugët dytësore.

Thumanë-Kashar është i aks i kategorisë A, ku shpejtësia e lëvizjes do të jetë 130 kilometra në orë dhe pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun sidomos në sezonin turistik, për shkak të fluksit të turistëve që vijnë nga Rinasi.

Ndërkohë punimet e fundit po realizohen në nyjen e Kasharit.

Kalimi në këtë rrugë do të jetë me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro. Aksi Thumanë- Kashar është një nga më të rëndësishmit e “Korridorit blu” që lidh veriun me jugun, me vlerë totale 226 milionë euro, kurse në 35 vitet e kohëzgjatjes së kontratës, koncesionari pret të fitojë 1.3 miliardë euro. Nga viti 2024 deri në vitin 2031 kompania private fitimin e ka të garantuar, pasi është parashikuar që në rast se do të ketë një rënie të nivelit të të ardhurave, buxheti i shtetit do subvencionojë humbjen dhe nga buxheti i shtetit janë vënë në dispozicion 22.8 milionë euro garanci.

Thumanë-Kashar, është aksi i dytë në vend pas asaj të rrugës së Kombit, që bëhet me pagesë. Po ashtu me pagesë do të jetë kalimi edhe në tunelin e Llogarasë, si dhe në rrugën e Arbrit pas përfundimit plotësisht./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Zvicra investon miliarda në transportin publik rajonal

Published

on

Transporti publik rajonal në Zvicër duhet të përfitojë 3.5 miliardë franga për periudhën 2026-2028, sipas Këshillit Federal, i cili hapi një konsultim në këtë drejtim të mërkurën. Ai do të zgjasë deri më 18 tetor, përcjell albinfo.ch.

Për vitin 2022-2025, Këshilli Federal kishte kërkuar 4,35 miliardë lekë për këtë qëllim, të cilat Parlamenti i kishte miratuar. Kjo shumë nuk ka marrë parasysh pasojat financiare të pandemisë Covid-19. Për këtë qëllim janë kërkuar shtesa në buxhet.

3.5 miliardë duhet të bëjnë të mundur plotësimin e nevojave financiare në rritje të sektorit, duke marrë parasysh kufizimet buxhetore të qeverisë.

Konkretisht, këto para do të bëjnë të mundur financimin e zgjerimeve të reja të rrugëve, duke përfshirë më shumë lidhje me anije në liqenin e Gjenevës midis Lozanës dhe Thonon në Francë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Auditimit të ZKA-së i nënshtrohet edhe Projekti “Rehabilitimi i Linjës 10 Hekurudhore Hani i Elezit – Leshak”

Published

on

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në kuadër të sezonit auditues 2023/2024 është duke realizuar auditimin e performancës “Rehabilitimi i Linjës 10 Hekurudhore Hani i Elezit – Leshak” i cili do të vlerësojë nëse Ndërmarrja Publike “Infrakos”, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe Ministria e Ekonomisë ishin efikase në menaxhimin e këtij projekti.

Për shkak të rëndësisë së këtij projekti, implikimeve të larta buxhetore si dhe vonesave në funksionalizimin e kësaj linje hekurudhore, procesi i auditimit po ashtu do të vlerësojë procedurat e kontraktimit si dhe kostot tjera.

Për realizimin e këtij projekti buxheti i planifikuar është në vlerë mbi 208 milionë euro nga huamarrja dhe grante ndërkombëtare. “Infrakos” është ngarkuar për kthimin e mjeteve dhe interesit kreditor në vlerën mbi 7 milionë euro. Shpenzimet e faturave të paguara deri në fund të vitit 2023 arrijnë  vlerën mbi 83 milionë euro.

ZKA-ja vlerëson se është me interes ekonomik e social për vendin dhe shoqërinë auditimi i procesit për realizimin e Projektit “Rehabilitimi i Linjës 10 Hekurudhore Hani i Elezit – Leshak”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending